Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-07, 19:04   #36
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kapelo ruhet: Jo euforike!

9 Qershor Trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo, e ka te qarte se skuadra e tij do te luaj sot nje finale tjeter, por siguroi se brenda skuadres madrilene nuk ka shenja euforie, por vetem deshire dhe perqendrim per te fituar ndeshjen dhe me pas titullin kampion.

“Nuk jemi euforike, sepse nuk kemi asgje ne dore, por duhet te jemi te perqendruar dhe me deshire per te luajtur. Jam i lumtur, sepse Saragoza ka gjithashtu nevoje te fitoje dhe nuk do te luaje e qete. Do te jete nje ndeshje e veshtire per te dyja skuadrat. Te pergatisesh nje ndeshje kaq te rendesishme sa kjo eshte shume e veshtire”, tha tekniku italian, i cili u shpreh i kenaqur me punen e bere nga lojtaret e tij: “Jane rikthyer me shume deshire per te fituar. Kemi punuar mire dhe kam shume besim se do te zhvillojme nje ndeshje te mire”. Per Realin e Madridit, fitorja kunder Saragozes eshte e detyruar, por Kapelo nuk kerkon t’i shtoje me shume presion lojtareve te tij, te cilet jane plotesisht te pergatitur per ndeshjen ne “La Romareda”. “Ndonjehere, duke qene nen presion mund te arrish nje rezultat qe nuk e deshiron dhe keshtu qe lojtaret e mi duhet te rrine me te qete. Ata e dine, gjithmone flasin per keto tema dhe per kete me kane pelqyer shume gjerat qe kam pare ne stervitjen e fundit”, tha Kapelo. I pyetur nese vemendja e tij do te jete ne ndeshjen e “Camp Nou” ku katalanasit do te luajne derbin me Espanjolin, italiani tha: “Ne do te shohin ndeshjen tone, sepse eshte ajo qe na intereson me shume. Per ne eshte si nje finale dhe nuk do te mendojme per ndeshjet e tjera”.

“Bekam do te jete ne fushe”

Mesfushori anglez i Realit te Madridit, Devid Bekam, nuk mori pjese ne seancen e fundit stervitore te madrileneve, e zhvilluar me dyer te mbyllura, por do te jete pjese e formacionit titullar qe do te zbrese sot ne “La Romareda” per te luajtur kunder Saragozes. Bekam zhvilloi nje stervitje te vecante per rikuperim, vecmas skuadres, per shkak te demtimit qe vuan ne kemben e majte. Vete mesfushori anglez ka konfimruar pas perundimit te stervitjes se deshiron te rrezikoje dhe te luaj kunder Saragozes. Disa minuta me pas te njejten gje e konfirmon ne konferencen per shtyp edhe Fabio Kapelo. “Dje nuk eshte stervitur me grupin. E ka shqetesuar pask kavilja e kembes se majte, por Devid tha se ndihet mire. Do te jete i gatshem per ndeshjen kunder Saragozes”, tha italiani. Trajneri i Realit pergezoi Bekamin per sjelljen e tij dhe analizoi rikthimin e tij ne kombetareb angleze. “E pashe te luaj dhe vura re se ate qe po ben me Ralin e Madridit e beri me kombetaren e Anglise. Eshte nje lojtar i rendesishem per ne”. Devid Bekam u demtua ne ndeshjen midis Estonise dhe Anglise, e vlefshme per eleminatoret e Euro 2008, por pavaresisht kesaj, mesfushori anglez do te udhetoj per ne Saragoza dhe do te jete pjese e formacionit titullar qe Kapelo do te zbrese ne fushen e lojes. Pasi ka ndjekur per dy dite me radhe keshillat e mjekeve dhe fizioterapistit, duket se Bekam do te jete i gatshem ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit per Realin.



Raul kerkon te mbyllet gojet e liga
Kapiteni i Realit te Madridit, Raul Gonzalez, e ka te qarte se ndeshja kunder Saragozes vlen sa nje seozn i tere dhe ka shume besim te skuadra e tij dhe te fitimi i titullit kampion. “Per t’i mbyllur gojen te tjereve duhet te fitojme kampionatin. Jam i bindur qe nese fitojme, do kete shume persona qe do te heshtin. Ajo qe me pare dukej e zeze tani mund te jete e bardhe”, tha spanjolli. Megjithate, Raul mendon se skuadra e tij nuk do te jete kampione sot, edhe pse gjendet ne nje situate pak me komode se Barcelona. “Per te qene kampione duhet te fitojme te dyja ndeshjet e mbetura sepse mendoj se si Barcelona ashtu edhe Sevilja do t’i fitojne. Skuadra tani ka forcen e duhur, krenarine dhe unitetin per te triumfuar. Nuk e kemi kuptuar me pare se me kete skuader mund te benim dicka te rendesishme”. Kapiteni madrilen foli per veten e tij dhe u shpreh shume i kenaqur per rendimentin qe ka dhene deri tani. “Niveli im kishte rene sepse une nuk luaja ne pozicionin tim. Ne kete pjese te fundit te kampionatit jam duke luajtur perpara dhe jam shume i kenaqur. Kur kam luajtur ne pozicione te tjera, jam perpjekur per te bere me te miren time, por gjerat nuk kane funksionuar dhe une vete nuk jam ndjere mire. Kane qene jave, muaj dhe vite shume te veshtira”. Per sa i perket te ardhmes se tij, Raul beson se do te permbush tre vitet e kontrates qe i kane mbetur me skuadren madrilene. “Nuk di se cfare te them. Kam edhe tre vjet kontrate me Realin dhe dua t’i respektoj deri ne fund. Terheqja nga futbolli? Kembet me funksionojne mire dhe nuk do te dorezohem deri sa te me mbarojne fuqite”. I pyetur mbi te ardhmen e Fabio Kapelos dhe te klubit, spanjolli tha: “Kapelo eshte nje personat me te rendesishem te skuadres dhe qe e solli Realin deri ketu. Ne fillim te sezonit nuk ishim ne forme te mire, por fale punes se tij skuadra ka ndryshuar dhe eshte permiresuar shume. Nuk besoj te revolucionet. Besoj se baza e skuadres per sezonin e ardhshem do te jet grupi i ketij viti”. Kapiteni i Realit foli fjale te mira edhe per Roberto Karlosin, i cili ne fund te sezonit do te largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe skuadra e tij e re do te jete Fenerbahce. “Roberto Karlos ka qene nje nga lojtaret e huaj me te mire ne te gjithe historine e Realit dhe te gjithe duhet ta percjellin me shume respekt. Ka qene shume i rendesishem per Realin dhe te gjithe jemi shume krenare per te. Ka dhene shume per kete skuader dhe e falenderojme, edhe pse do te na pelqente qe te qendronte me ne”.



Emerson: Ronaldinjo te paguaje si te gjithe
Braziliani Emerson u shpreh kunder Ronaldinjos duke thene se ylli i Barcelones nuk duhet te luaje sot kunder Espanjolit, pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen kunder Getafes. “Mendoj se per ate qe ka bere nuk duhet te luaje. Duhet te paguaje per sjelljen qe ka bere, duhet te paguaje si gjithe lojtaret e tjere”, tha braziliani. Emerson foli gjithashtu per premiot ne kampionatin spanjoll duke e lidhur ate me ndeshjen kunder Deportivos ne “Bernabeu”. “Pas ndeshjes me Deportivon menduan se keto premio ekzistojne. Ata vrapuan shume, luajten sikur te ishte finalja e Champions League. Une jam kunder premiove. Ne kemi nje kontrate per te luajtur dhe nuk kemi nevoje per nje tjeter per te luajtur me mire. Per kete arsye nuk jam dakord. Mesfushori brazilian, shume i kritikuar nga tifozeria madrilene, u shpreh ne favor te qendrimit te Kapelos ne pankinen e Realit. “Kapelo ka vuajtur shume. Nje trajner i Realit e di qe ka shume pergjegjesi, por e verteta eshte se ka vuajtur shume”, tha Emerson, i cili konfirmoi se e meriton me shume titullin kampion se tekniku italian. Ne fund vleresoi largimin e Roberto Karlosit nga Reali i Madridit. “Eshte nje fatkeqesi qe nje lojtar se ai te largohet nga Reali. Mendoj se duhet te qendroj. Si Roberto Karlosi nuk ka njeri ne bote”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 09-06-07 nė 19:05
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė