Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:13   #40
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kur Hababi i dėgjoi fjalėt e Umerit, i doli para dhe i tha: "Ji i kėna­qur, o Umer, unė do tė dėshiroja qė lutja, tė cilėn Resulull-llahu a.s. e tha tė enjten nė mbrėmje ("O All-llahu im, ndihmoje Islamin dhe bėne tė fam­shėm atė me Umer bin El-Hattab ose me Ebu Xhehl b. Hishamin) nė shtėpi nė pjesėn e ulėt tė Safasė, tė dedikohet ty"
Umeri mori shpatėn, e ngjeshi nė brez, dhe u nis nė shtėpinė e Muham­medit a.s. Trokiti nė derė. Nga shtėpia pėrgjoi njė njeri, e pa Umerin tė ngjeshur me shpatė, u kthye brenda dhe e njoftoi Muhamme­din a.s. pėr kėtė. Tė pranishmit nė shtėpi u shqetėsuan. Hamza pyeti: "Ē'keni?" Thanė: “Umeri!" "E, ani ēka nėse ėshtė Umeri? Hapjani derėn! Nėse ka ardhur me qėllim tė mirė, do t'a presim mirė, e nėse ka ardhur me qėllim tė keq, do t'a mbysim me shpatėn e vet." Nė shtėpi ishte Resulull-llahu a.s. duke pranuar Shpalljen nga All-llahu xh.sh. Pastaj kur doli, e hasi Umerin nė dhomė. Ia mori pelerinėn dhe shpatėn, pastaj e pėrqafoi dhe i tha: "O Umer, a je i pėrgatitur qė All-llahu tė tė shpė­tojė nga mjerimi nė tė cilin gjendesh? O All-llahu im! Ky ėshtė Umer b. El-Hattabi! O All-llahu im! Ndihmoje dhe bėre tė njohur Islamin me Umer b. El-Hattabin!" Umeri tha: "Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe dėshmoj se ti je Pejgamber i All-llahut."
Umeri pranoi Islamin, kurse tė pranishmit filluan tė kėndojnė tek­bire, sa qė edhe mushrikėt i dėgjuan nė mesxhid.[1]
Umer b. El-Hattabi ishte guximtar i rrallė. Kalimi i tij nė Islam, shkaktoi te mushrikėt dhembje tė madhe pėr shkak tė humbjes sė re, pėrbuzjes dhe dėshtimit tė ri. Ndėrsa myslimanėt, vazhduan shtigjeve tė gėzimit, nderit dhe lartėsimit.
Ibni Is'haku transmeton nga Umeri r.a. me senedin e pandėrprerė tė transmetuesve, qė ka thėnė: "Kur pranova Islamin, fillova tė mendoj rreth asaj se kush ėshtė nė Mekė armiku mė i madh i Resulull-llahut a.s.? Thashė: Ebu Xhehli. Shkova tek ai dhe i trokita nė derė. Ai doli para meje e tha: "Mirė se vjen! Ēka tė solli kėshtu?" Unė i thashė: "Erdha tė tė lajmė­rojė se e kam pranuar Islamin, se besoj All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s. dhe besoj atė qė po i shpallet atij." Ai ma pėrplasi derėn para fytyrės dhe briti: "Zoti tė shėm­toftė ty dhe atė me ēka ke ardhur!"[2]
Ibni Xhevzi thotė se Umeri r.a. ka thėnė: "Kur dikush pranonte Isla­min, njerėzit mblidheshin rreth tij dhe e goditnin, e edhe ai i godiste ata. Kurse unė kur pranova Islamin, shkova t'i tregoj dajės tim El-As b. Hashi­mit, e ai ma mbylli derėn dhe hyri nė shtėpi. Pastaj i shkova njė njeriu, njėrit nga paria e Mekės - ndoshta ky ka qenė Ebu Xhehli - dhe e lajmėrova, por edhe ky hyri nė shtėpi."[3]
Ibni Hishami thotė, e gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, nė formė tė rezy­muar, se Umeri, pas pranimit tė Islamit, shkon tek Xhemil b. Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirė dhe i transmetonte ligjėrimet e njerė­zve dhe i tregon se e kishte pranuar Islamin, kurse Xhemili bėrtet me tėrė fuqinė qė kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenė. Umeri, prapa shpinės sė tij, i thotė: "Ai gėnjen, unė nuk e kam mohuar fenė, unė e kam pranuar Islamin."
Njerėzit iu vėrsulėn Umerit, e Umeri iu vėrsul atyre, dhe kėshtu u pėrleshėn gjer nė mesditė. Umeri lodhet dhe ulet tė pushonte, e ata tubohen rreth tij. Umeri u thotė: "Veproni ashtu siē keni vendosur, por, betohem me All-llahun, edhe nėse jemi treqind, ose ju do tė merrni kokat tona, ose ne tuajat."[4] Pas kėsaj ndodhie, mushrikėt vendosin ta mbysin Umerin nė shtėpinė e tij.
Buhariu transmeton nga Abdullah b. Umeri, i cili thotė: " Umeri rrinte nė shtėpi i frikėsuar, kur iu paraqit El-As b. Vail Es-Sehmi, babai i Amrit, nė rroba tė reja, me kėmishė tė mėndafshtė. Ai ishte nga fisi Sehm, kurse ata ishin sunduesit tanė. Ky e pyet Umerin: "Ē'ėshtė me ty?" Ai pėrgjigjet: "Populli yt konsideron se duhet tė mė mbysin pėr shkak se kam pranuar Islamin." El-Asi tha: "Ata nuk kanė rrugė gjer tek ti." Pastaj doli, e takoi turmėn e njerėzve tė cilėt e kishin mbushur tėrė luginėn dhe i pyet: "Kah shkoni?" "Shkojmė tek Ibėn Hattabi i cili ndėrroi fenė." Ai u tha: "Ju nuk keni rrugė gjer tek ai." Pastaj ata u kthyen. Nė versionin e Ibni Is'hakut qėndron: "Pasha All-llahun, duke­shin sikurse njė grumbull rrobash tė ndrydhura para tij." Kėshtu ka ndodhur me mushrikėt.
E ēka ka ndodhur me myslimanėt?
Transmeton Muxhahidi nga ibėn Abbasi, i cili thotė: "E kam pyetur Umer b. Hattabin si e ka fituar ofiqin El-Faruk?" Ai tha: "Hamza pranoi Islamin tre ditė para meje.", - pastaj mė tregoi se si e kishte pranuar Isla­min, e nė fund mė tha: "Pėrkatėsisht, kur pranova Islamin pyeta: "O Resu­lull-llah! A jemi nė anėn e drejtė, qofshim gjallė apo tė vdekur?" Mė tha: "Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni nė anėn e drejtė, qofshi gjallė apo tė vdekur." Umeri tha: "E pėrse atėherė jemi duke u fshehur? Pasha Krijue­sin, i Cili ta dėrgojė tė Vėrtetėn, do tė dalim sė bashku me ty. Pastaj dolėm jashtė. Hamza para tij, unė pas tij, e ai mes nesh sikurse nė kurth. Hymė nė mesxhid. I shikova kurejshitėt dhe Hamzėn. I kishte kapluar pikėllimi sikurse kurrė mė parė. Resulull-llahu a.s. mė quajti "El-Faruk."[5]
Ibni Mes'udi r.a. ka thėnė: "Kurrė nuk kemi mundur tė falemi tė qetė nė Ka'be, gjersa Umeri nuk e pranoi Islamin."[6]
Transmetohet nga Suhejbe b. Sinan Er-Rummiju se ka thėnė: "Kur Umeri pranoi Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam tė ulemi nė hallkė rreth Ka'bes. U ngritėm qė publikisht ta bėjmė tavafin rreth Ka'bes dhe nė kalim e sipėr takoheshim me ata tė cilėt na bėrtisnin, e edhe ne u pėrgjigjeshim ashtu siē meritonin."[7]

Transmetohet nga Abdullah b. Mes'udi: "Kemi qenė tė ndihmuar dhe tė forcuar qė kur Umeri pranoi Islamin."[8]
Pėrfaqėsuesi i kurejshitėve tek Resulull-llahu a.s.

Pasi qė kaluan nė Islam, kėta dy trima, Hamza dhe Umeri r.a. retė pėrmbi Mekė filluan tė shpėrndahen. Mushrikėt zhdehen nga dehja e vet, ndėrrojnė metodat e torturimit dhe tė ndėshkimit tė ashpėr. Bėnin pėrpjekje qė me anė tė marrėveshjeve tė ndryshme tė ndalin Resulull-llahun a.s. nga feja e tij. Nuk e dinin tė gjorėt se e tėrė ajo qė e ndriēon dielli nuk vlenė as sa njė flatėr e mushkonjės kundruall fesė sė Muhammedit a.s. Andaj dėshtonte ēdo orvatje e tyre.
Ibni Is'haku tregon: "Ka thėnė Jezid b. Zijadi se ka thėnė Muham­med b. Ka'bi: "Kjo ka ndodhur kur Utbe b. Rebia ishte kryepar. Njė ditė nė Kėshillin e kurejshitėve ky tha (Resulull-llahu a.s. ishte i ulur vetėm nė mesxhid): "O kurejshitė, a dėshironi tė shkojė tek Muham­medi? Do tė flas me tė dhe do t'ia ofrojė disa propozime. Ndoshta do t'a pranojė ndonjėrėn prej kėtyre. Do t'i japim gjith ēka dėshiron, vetėm tė na le tė qetė." Kjo ka ndodhur pas kalimit tė Hamzės nė Islam.
Duke qenė se numri i as'habėve tė Muhammedit a.s. rritej nga dita nė ditė, ata thanė: "S'ka mbetur tjetėr, ngrihu o Ebul-Velid, shko dhe fol me tė." Utbe u ngrit, iu afrua Muhammedit a.s. dhe tha: "O nipi im, siē e din edhe vet, ti je nga gjaku dhe origjina e jonė fisnike. E ke ven­din tėnd nė familje dhe nė brez. Popullit tėnd i bėre padrejtėsi tė madhe, i ke ndarė nė grupacione, ua ke rrėnuar ėndrrat, ua ke poshtėruar zotat e tyre dhe besimin e tyre, gjyshėrit tanė i bėre jobesimtarė. Mė dėgjo, po t'i ofrojė disa zgjidhje, besoj se do t'i pranosh, bile disa nga ato."
"Fol o Ebul-Velid, po tė dėgjoj," tha Resulull-llahu a.s.
"O nipi im, nėse dėshiron pasuri, pėr kėtė fe qė je duke kumtuar, ne do ta mbledhim nga pasuritė tona, dhe do tė jesh mė i pasuri nė mesin tonė. Nėse dėshiron tė sundosh me ne, do tė zgjedhim pėr kryepar tonin dhe asgjė nuk do tė bėjmė pa dijen tėnde. Nėse dėshiron pushtet, do tė zgjedhim pėr kryetar. Nėse tėrė kėtė qė je duke pėrjetuar dhe po tė shtiret se je Pejgamber nuk mund ta dėbosh nga vetvetja, do tė kėrkoj­mė mjek pėr ty dhe nuk do tė kursejmė asgjė vetėm qė ti tė shėrohesh nga kjo sėmundje, sepse vetė natyra e njeriut, nganjėherė e ngadhėnjen atė, andaj ka nevojė pėr shėrim." "A e kreve, tanimė o Ebil-Velid?" "Po", tha ai. "Atėherė pra mė dėgjo mirė," tha Muhammedi a.s. "Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahim. Ha, Mim. (Kjo ėshtė) Shpallja prej Bamirėsit, Mėshiruesit. Libėr, argumentet e tė cilit janė tė qarta, (qė ėshtė) Kur'ani nė gjuhėn arabe, pėr popullin qė di. Si sihariques dhe paralajmėrues, por shumica e tyre janė shmangė (prej studimit tė tij) e nuk duan tė dėgjojnė. (Por) Thonė: "Zem­rat tona janė tė mbuluara (blinduara e nuk kuptojnė) atė qė na thėrret ti neve, veshėt tanė janė tė shurdhėr pėr atė, e mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (nė idenė tėnde), (por) me tė vėrtetė, dhe ne do tė punojmė".(41: 1-5).

[1] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 7, 10, 11; Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 102, 103; Ibni Hisham: I/343-346.

[2] Ibni Hisham: I/349, 350.

[3] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 8.

[4] Vepra paraprake; Ibni Hisham: I/348, 349.

[5] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 6.7.

[6] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 103.

[7] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 13.

[8] Sahihu-l-Buhari, kaptina Islami i Umer b. El-Hattabit: I/545.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė