Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-09, 10:38   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėrkohet kthimi i Nėnės Terezė


Kryeministri i Shqipėrisė ka kėrkuar nga Qeveria e Indisė qė eshtrat e Nėnės Terezė tė kthehen nė Shqipėri. Ai ka pohuar se negociatat pėr kėtė do tė intensifikohen gjatė kėtij viti. Mirėpo kancelari i Ipeshkvisė sė Kishės Katolike nė Kosovė, Don Shan Zefi, thotė se njė gjė tė tillė nuk do tė lejonte populli i Indisė. Sipas tij, ajo qė mund tė kemi ėshtė ndonjė relikt i saj.


Nga Dafina Myrtaj mė 11.10.2009


Pas kėrkesės pėr kthim tė eshtrave tė Mbretit Zog tė cilat janė tė varrosura nė Francė, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka kėrkuar qė tė kthehen edhe eshtrat e Nėnės Terezė. Qeveria Berisha ka kėrkuar nga India qė eshtrat e Nėnė Terezės tė kthehen nė atdhe, nė gushtin e vitit tė ardhshėm, pikėrisht nė kohėn kur festohet 100-vjetori i lindjes sė saj.

Ai ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje, shteti shqiptar ka filluar negociatat me Qeverinė e Indisė, vendin ku ėshtė e varrosur Nėna Terezė, dhe se “negociatat do tė intensifikohen gjatė kėtij viti”. Ky propozim i thėnė nga kryeministri i Shqipėrisė, pėr kancelarin e Ipeshkvisė sė Kishės Katolike nė Kosovė, Don Shan Zefin ėshtė i parealizueshėm. Ai thotė se pėrkundėr dėshirės sė madhe tė shqiptarėve qė tė kenė trupin e Nėnės Terezė nė vendlindjen e saj, njė gjė e tillė nuk do tė lejohet nga Qeveria e Indisė.

“Tani pėr tani ėshtė hipotetike nė kuptimin e sė mundshmes. Ėshtė njė procedurė shumė e madhe dhe tash pėr tash ėshtė e parealizueshme. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e ndjeshme pėr popullin e Indisė. Sipas burimeve qė kemi, India nuk do tė lejonte njė gjė tė tillė kurrė. Nė shqiptarėt kemi tė drejtė natyrore tė kėrkojmė njė gjė tė tillė, mirėpo kjo ėshtė njė ēėshtje jashtėzakonisht e ndėrlikuar”, thotė pėr Express, Don Zefi. Sipas tij, Shqipėria dhe Kosova do tė mund tė kėrkonin ndonjė prej relikteve tė saj. Ndonjė prej kėtyre relikteve, nė tė ardhmen, mund tė vendoset nė Katedralen e Prishtinės, e cila ėshtė nė ndėrtim e sipėr.

“Mund tė bėhen pėrpjekjet e njerėzve kompetentė qė nė Katedralen e Prishtinės tė sjellin ndonjė relikt tė saj. Edhe pėr kėtė duhet tė bėhet njė studim, se ēka mund tė kėrkohet diēka prej relikteve tė saj. Pėr kėtė mund tė bisedohet. Ne mund tė kėrkojmė diēka prej saj tė sillet nė Shqipėri edhe nė Kosovė, sepse dashur e pa dashur ne kemi njė gjak dhe njė gjuhė”, thotė ai.

Pas vdekjes sė Nėnės Terezė, mė 5 shtator 1997, Qeveria Indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros nė Shtėpinė - Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt, varri i saj u bė vend shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besimeve tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Ndėrsa eshtrat e nėnės dhe motrės sė saj prehen nė Tiranė.


Biografia e Nėnės Terezė

Lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup. Ishte mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, e cila u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze. Nė moshėn 18-vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", nė Irlandė. Nė Kalkutė arriti mė 6 janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve. Mori shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Ajo vdiq mė 5 shtator 1997, me ē’rast Qeveria e Indisė e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė - Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Mė 20 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.



Te nderuar atnar/e tani keni edhe ju mundesin me dhan fjalen e juaj me ni vot se a jeni edhe ju te mendimit se duhet eshtrat e Nenės Tėreze me u kthye ne Shqipri/ Kosovė.

Ne ket link mundeni me dhan voten e juaj .....Faliminderit per mirkuptim





http://edition.cnn.com/

Quickvote
Where should Mother Teresa's final resting place be?


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante