Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 08:03   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ploja nė burgun e Dubravės
Gani Sylė Shala
Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (8)
Ploja nė burgun e Dubravės

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Unė rashė ende pa gjuajtur kriminelėt nė ne. Kur kanė gjuajtur, i kam parė dhe numėruar tridhjetė veta tė vrarė, disa ranė mbi mua dhe mezi merrja frymė. Na mbuloi gjaku. Dėgjoheshin kuje dhe ulėrima. Dervish Syla i shante kriminelėt shkie dhe bėrtiste ”Rroftė UĒK-ja! Roftė Ramushi! Amanet Hasan e Shemsi! Lajmėrojeni nė shpi! Thajini nėnės e shoqes, ruajini fėmijėt! Pra kėtė amanet ia la Hasanit dhe mua nė plojėn e Dubravės!

Nuk vonoi shumė dhe ia prenė kryet me thikė shkiet. Gjithė ditėn kanė gjuajtur nė tė burgosur.

Largimi nga vdekja

Dikur u bė aksham. Mezi i largova tė vdekurit qe i kisha mbi trupin tim dhe pėrreth meje. E luta Zotin qė tė na ndihmojė. Zhag, mezi dola e kalova murin dhe dola nė oborr tė burgut. I pashė dy traktorė plot njerėz tė vdekur.

Plot istikamet shqiptarė tė vrarė. Qashtu zhag e zhag, hyra nė mal. Skaj kishės sė shkive. I jam ofruar Istogut krejt skaj malit, kah mėngjesi, pas baseneve tė peshqve. Aty ishte njė livadh me bar deri nė fyt. Mė kish pasė zėnė gjumi, me tahmin kah ora nėntė mbasdite u ēova. Zhag nėpėr lluga, e nėpėr pėrroska, deri kah ora njė pas natės mbėrrina te ura e Istogut. Nuk guxoja me kalue arėn skaj ujit. Eca shumė dhe mendova se jam avitur. Isha te varret e Prekallės. Hyna nė ujė tė Istogut, gati u mbyta. E kalova disi ujin. E shkeva kėmishėn dhe e lidha varrėn e u nisa zhag i kalova varret e Prekallės. Hyra trup, deri te njė shtėpi e thirra: A ėshtė kush nė kėtė shtėpi?.Me hy brenda nuk mujsha! Tue nejtė mendova: Po shkoj te Binak Rama. I vėrejta nja 12-13 ushtarė.

Nė duar tė ushtrisė serbe

M’u dukėn si me qenė tė UĒK-sė! Isha gabim. Ata ishin ushtri e rregullt e Serbisė. Me thanė t’i ēoj duart lart. I ēova. Mė ēuan nė mal tė Prekallės. Me ushtarėt ishte njė kapiten. Me pyeti pėr ēka ke qenė nė burg? E kam vrarė njė tė fshatit pėr tokė, - i gėnjeva. Sa ke qenė i dėnuar, - mė pyeti. 15 vjet. Kure e ke vra? Qe 14 vjet e gjysmė, - iu pėrgjigja. E shau gjykatėn, pėr njė shqiptar 15 vjet burg,a. I thirri do ushtarė me ma pastrue varrėn nė kėmbė. Ma lidhėn varrėn. U bė sabah. Aty pashė tri tanke, shumė ushtarė. Kapiteni me pyeti kur ke hėngėr bukė. I thashė qe tetė ditė nuk kam hėngėr. U bėrtiti ushtarėve: bjerini shokut bukė. Ma prunė njė bukė, njė sahan ēorbė. Pėr tre minuta e hėngra! Me vetėn e pi duhanin. U thashė “po”! Mė prunė duhan. Kapiteni mė tha se ishte nga Vojvodina. Mė tregoi pastaj se Peja thuajse ishte zbrazur, nuk kishte njerėz... Me tė lėshue unė te vrasin shkiet qė i kanė shamitė nė krye, mė tha kapitani. Kush ju ka vrarė nė Dubravė? I tregova se gardianėt dhe paramilitarė tė ndryshėm shtinė nė ne dhe na vranė. Mė 21 maj komandanti i burgut, zėvendėskomandanti i milicisė se Mitrovicės mė dha njė letėr.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė