Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 08:04   #6
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Prapė nė Dubravė

Hipėm nė veturė dhe u nisėm pėr Dubravė. Ramė pėr Prekallė, Zabllaq, Zalq, Gjyrakovc, Istog. Tė burgu i Dubravės pashė njė kamion tė mbuluar me ceradė lara-lara. Kamioni ishte plot njerėz tė vrarė. I shkarkuan!E ndjeva kapitenin tue thėnė “gjynah” dhe shau Milosheviqin. Kapiten u thoshte: Prej Mehės i kanė prurė nė Dubravė! Te dera e burgut njerėz tė vrarė, diku rreth 60 veta. Njė komandant nga Banja e Pejės, Vlastra Petroviq, me thikė duke ua prerė gishtat, ua merrte dukatin, orėt.... Mė bėrtiti “hup mos tė tė shoh”! Po i tregove kujt, kryet ta heq! U largova. Pashė tė burgosurit. Pyeta pėr Hasan Dalloshin. Mė thanė rri kėtu se po e thėrrasim. S’vonoi shumė erdhi Hasani. O Gani. ku je? Qe Hasan, - thashė U morėm ngrykė. I tregova krejt ngjarjen. Gani, mos ta dijė askush...Ani Hasan, i thashė. Tue ec me treguan kė e kanė vra nėpėr puseta. Mbi 180 veta janė tė vrarė, 300 janė tė varruar. I tregova Hasanit se jashtė burgut dy traktorė plot njerėz kanė qenė tė vrarė...Hajde Gani mos bėj zė!

24 maj 1999

Na rreshtuan dhe na hipėn nėpėr autobusė. Na ēuan nė burgun e Lipjanit. Duke shkuar Hasani mė tregonte ēka kishte ndodhur. Kanė vrarė nėpėr puseta, s’kanq lėnė gjė pa bėrė. Halitit ia kanė vrarė vėllanė me revole! Gani, u vranė tėrė shokėt qė kanė qenė nė grup me ty. Gani, mos ta dijė kush emrin. Gani, ka shumė spiunė. Hasan me kanė torturuar shumė, por nuk kam kallėzuar asnjė emėr.

Gjithashtu Hasani mė njohu edhe pėr tė plagosurit:

1. Tahir Panxha, 2. Bedri Kukala 3. Ismet Musa, 4. Sylė Kuqi, 5. Xhjelal Canziba, 6. Rasim Selmani, 7. Shaqė Selmani, 8. Fatmir Kukullari, 9. Rasim Jaha 10. Reshat Nurboja, 11. Hysen Bahtiri, 12 Defrim Kiqina, 13 Hasa Zariqi, 14. Halil Ademi 15. Gani Ēeta, e shumė tė tjerė.

Nė burgun e Lipjanit

Tahir Panxhajn e kishin marrė tre plumba snajperi, e kishte gjendjen shumė rėndė.

Nėse tash nuk vdes, ai do tė jetojė edhe shumė vjet. Ia kanė lidhur varrėt. Shumė prej tė plagosurve kanė shkuar zhag nė depo, i kanė thyer xhamat, janė hyrė brenda e kanė marrė barna! E pyeta si je baca Tahir? Jam lodhur, u pėrgjigj. Me hajr varrėt! Ndejta pak me tė nė autobus, duke shkuar pėr Lipjan. Kur arritėm nė burgun e Lipjanit, e njėjta atmosferė. Dėgjoheshin britma, kudo shihej gjak. Mė ra njė polic befas pa as njė shkak. I thashė pse mė re more idiot! Ma ktheu: tanėve kemi me ju bė varr masiv!

Kemi me ju... Tash dhe ty, erdhėn e me rrahėn. Tahir Panxha u tha: Ah, kriminelė! Poshtė Serbia! Nuk bėzanė, na ndan me Tahirin e me Hasanin!

Vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė