Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 08:18   #10
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ti Shalė ke do tė shkosh pėr Beograd. Por njėherė duhet tė tė ēojmė nė operacion. Dhe mė ēuan... Pa opium...Njė i burgosur m’i kapi veshėt. Mė fort mė dhembnin veshėt sesa kėmba! Pastaj mė hipėn nė veturė e drejt nė burg. Pas dy orėsh mbėrritėm nė Beograd-CZ dhe mė ēuan nė tė njėjtėn dhomė. Aty e gjeta Tefik Varoshin. Ishte i plagosur nė Dubravė. Mė thirri: Shalė, afrohu, jam i varruar...

Disa kriminelė erdhėn e mė qitėn nė korridor, filluan torturat, m’i shtinin telat ndėr thonj. O Zot merrma shpirtin! – thosha. Zhag mė ēuan te Tefiku. Ma pastroi gjakun. Ndonėse ishte terur. Pas tri ditėsh e morėn Tefikun e mė lanė vetėm. Mė 21 gusht erdhėn e mė qitėn nė korridor dhe mė thanė qė tė nėnshkruajė se Tefiku ka vdekur... Nė tė vėrtetė atė e kishin mbytur. “Ju e kini mbytur!”- bėrtita....

2 shkurt 2000

Erdhėn nė dhomė, ma qitėn njė beze nė kokė dhe mė ēuan nė sigurim. Mbas pyetjeve mė ēuan nė Beograd tė Ri, nė gjyq. Tri ditė rresht nė gjyq, por unė nuk shihja kurrgjė. Tetėmbėdhjetė muaj pa dritė e pa diell, pa u la, pa u rrua, copė-copė teshat, plot morra kryet, i plagosur, i rrahur...

Tetė shtator 2000

Kah mesi i ditės mė thanė se kam vizitė. Kėsaj radhe nga Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar.

Me lese mė qitėn nga spitali i CZ-sė. Mė morėn nė pyetje. U tregova: qe 18 muaj nuk kam parė dritė as diell me sy, i palarė, teshat copė-copė, kryet plot morra, i plagosur, i rrahur, i torturuar, tėrė trupin plagė... U tregova pėr njė mjek serb dr. Nedelkoviqi, i cili mė kishte thėnė se duhet me e pre kėmbėn. Unė kam pranuar. Po ashtu u tregova se mė kanė detyruar me forcė tė nėnshkruajė pėr shokun tim tė ngushtė se gjoja ka vdekur vetė. E kam krye gjyqin nė Beograd, emrin ma kanė ndėrruare, kėqyre kryqin si ma kanė vėnė, u thashė.

Pastaj me pyetėn pėr Dubravė, mė pyetėn pėr familje a di gjė, u thashė se nuk di kurrgjė qe dy vjet!!!

Mos ke dert se tani e tutje ne e lajmėrojmė familjen, ne tani e tutje kujdesemi pėr Ty, mė thanė. Njėzet ditė ke me ndejtė kėtu. Ne vijmė e tė marrim. Mė prunė bukė, lėngje, tesha, dhe duhan. Kėto tesha vishi pėr ēdo ditė, mė udhėzuan...

Rigjykimi

Nė njė mėngjes mė thanė se duhej tė shkoja nė Pozharevc nė rigjykim. Te dera e burgut mė ndalėn, me rrahėn krejt Pozharevci. Tmerr! Zhag mė ēuan nė pavijonin numėr 6-tė.

Mė dolėn para: 1. Rasim Jaha, 2. Skendėr Hoxha, 3. Ekrem Bajrami, 4. Ismet Musa, 5. Zeqir Gashi, 6. Fadil Krasniqi, 7. Halil Guta, 8. Defrim Kiqina, 9. Hasan Zariqi, 10. Halil Ademi, 11. Xhelal Canziba, 12. Hazir Islami, 13. Bedri Kukala, 14. Smajl Hasi...

Kur hyra nė dhomė tė gjithė u befasuan!

O a je gjallė Shemsi..mė thanė tė gjithė njėzėri. Si po e shihni- u pėrgjigja...

Zeqir Gashi nga Broliqi, i tha Rasim Jahės, ti me Ismet Musėn gjeni tesha, unė po ia heq flokėt, pastaj me lanė Rasim Jaha e Zeqir Gashi e me veshėn pas 18 muajsh!!!

Tė nesėrmen ia mbėrrini Isuf Kelmendi. Mė kėrkoi mua. shokėt i kishin thėnė se jam i palėvizshėm!? Isufi mė pyeti pėr shėndet, ndonėse e shihet se isha nė njė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore. Si ka thėnė Zoti, tha Isufi dhe shtoi se nesėr kam rigjykimin. Unė e kam krye gjykimin nė Beograd, i thashė. -E di, tha. Pėrkthyesit iu drejtova se s’ka nevojė pėrkthimi. Pyeti Isufi: o Shemsi nga jam. Duke dashur me i thėnė i komunės sė Pejės, ndėrhyri e tha: unė nuk po tė pyeti i cilės komunė, por i kujt je. I tregova se jam djali i Sylė Osmanit nga Ruhoti.Ti je Ganiu, mė tha Isufi. Jo jam Shemsiu, iu pėrgjigja. Gani, unė e di punėn tėnde, mos bėj zė, unė nesėr vij me ty nė gjyq....

Biseda me Isufin

Gani fshati kanė grumbulluar pare pėr ty dhe ke pėr tė shkuar nė shtėpi. Tė nesėrmen bashkė me Isufin shkuam nė gjyq. Me dėnuan dy vjet. Shtatė ditė pa i bėrė dy vjet me lėshuan.

Para se tė mė lėshonin ma hoqėn kryqin. Komandanti i burgut tė Dubravės, Vlasta Petroviqi, mė rrahu pa mėshirė. Humba vetėdijen dhe ashtu duke mė zvarritur mė kishin pasė qitur jashtė burgut.

Kur erdhi Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, dhe mė panė nė atė gjendje, lajmėruan Beogradin, dhe kėrkuan autoambulancėn e ndihmės sė shpejtė. Mė dhanė gjak dhe ushqim artificial. U nisėm drejt Nishit. Aty m’i ndėrruan teshat qė i kisha plot gjak dhe tentuan tė mė ēonin nė ndonjė spital tė Anglisė, por nuk mundėn tė mė bindin. Pejės.

Vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė