Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 08:19   #11
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (10)
Kthimi nė Kosovėn e ēliruar

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Nga Prishtina erdhi autoambulanca nė Merdar, dhe prej aty mė dėrguan nė Ruhot te familja ime. Pra, mė shtatė prill 2001 u lirova dhe u shtrova nė spitalin e Pejės.

Nė spital mė pranoi dr. Isa Kaliqani. E lajmėruan familjen time dhe Zonėn e Tretė tė TMK-sė. Konsultohen pėr me mė bė operacion. Pas tri ditėsh vjen Isa e mė tha: Gani duhet pėr t’i ēuar fotografitė tuaja nė njė spital tė Italisė. Pas njė muaji italianėt kishin propozuar me ma heqė kėmbėn. Doktor Isės i thashė: ”Jam lodhur, hiqmani kėmbėn se eci me shtaga”. Njė mbrėmje erdhi doktor Isa e mė tha: Gani, nesėr duam me tė bė operacion., por prej shtatė deri nė dhjetė centimetra kėmba del mė e shkurtėr. Pranova. Tė nesėrmen dr. Isa erdhi nė mėngjes me stafin e vet, po ashtu erdhėn edhe dy mjekė nga Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė. Mė operuan-kėmba mė mbeti vėrtet e shkurtėr. Pas njė viti, nga pakujdesia u rrėzova, m’u kėputėn venat e dy kėmbėve! Dhe kėshtu pas njė viti m’u ėnjt kėmba dhe dr. Mithati mė bėri operacion.

Nė Shqipėri pėr shėrim

Ishte mėngjes. Para vizitės erdhi me mė pa motra Atifete Shala. I shkuen lotėt. Kam menduar se tė kanė mbytur shkiet, - mė tha dhe ia plasi vajit.

Nė banjė tė Pejės, dy vjet jam shėruar pa kompensim. Drejtori Hamdi vetė mė ka shėruar dhe ndihmuar sa ka pasur mundėsi. Pas dy vjetėsh mė thanė se kėtu shėrim nuk ka. Vetėm nė spitalin e Shqipėrisė ka ilaē, mė kumtuan. Udhėtova pėr Shqipėri. Pas 20 ditėsh edhe ata me thanė nuk ka shėrim...

Tash vazhdimisht kontrollin e bėj nė Pejė te dr. Mithat Jakupi.

Me kėtė rast i falėnderoj tė gjithė mjekėt dhe infermieret nė emrin tim, tė familjes po edhe gjakut tė derdhur tė dėshmorėve e martirėve. Gjatė burgut nė Gjakovė pėr mua ėshtė kujdesur: dr. Selajdin Boshnjaku, ndėrsa nė Pejė: 1. Dr. Mithat Jakupi, 2. Dr.Isa Kaliqani,

3. Enver Muja 4. Dr.Nazmi Morina, 5. Dr.Rrahman Maxharri, 6. Gani Rama, 7. Sali Shala, 8. Sabrie Nazja, 9. Fatime Shala, 10. Atifete Shala, 11. Fatmushi..., 12. Ramiz Baci, 13. Zenun Shatri, 14. Hamdi Blakaj, 15. Ahmet Blakaj, 16. Talat Gjinolli,

17. Imer Qavolli.

Dezinformatat

Dr. Shefqet Mehmetaj mbas lirimit ka ardhur te shtėpia ime, mė ēoi nė ordinancėn e tij e m’i rregulloi pa tė holla dhėmbėt (dhėmbėt m’i patėn thyer nė Beograd). Ky gjatė tanė luftės e ka ndihmuar popullatėn duke e mjekuar dhe me barna nė Ruhot..

Pėr ditėt dhe krimet qė janė bėrė nė Burgun e Dubravės mė sė miri dinė tė tregojnė:

1. Hasan Dalloshi-Doganaj, 2. Halil Ademi-Zhur, 3. Nait Hasani-Prishtinė, 4. Tahir Panxha-Kosuriq i Pejės, 5. Xhelal Canziba-Rahovec, pastaj Reshat Nurboja, Halil Ademi etj. Ndėrkaq unė nuk jap informata pėr burgun tė Dubravės... Prej disa tė burgosurve po dėgjoj edhe ēka nuk ka ndodhur nė burg...

Personat qė kanė kontribuar nė aksionin pėr tubimin e tė hollave nė fshatrat e Ruhotit, Trestenikut, Lutogllavės, Trubuhovcit, Saradranit dhe Zabllaqit, por edhe shumė fshatarė e mėrgimtar, qė kanė dhėnė deri edhe nė 10.000 marka pėr lirimin tim, janė: 1. Besim Kuqi, 2. Qerim Osmani, 3. Istref Berisha, 4. Jonuz Istrefi.

Nė vitin 2001 nė spital tė Pejės erdhėn pėr tė mė vizituar ndėrkombėtarėt. Donin tė merrnin vesh nga unė pėr torturat dhe kasaphanėn qė kishim pėrjetuar, pėr masakrat e mėdha, pėr ndėrrimin e fesė, pėr kryqin qė mė kishin vėnė nė qafė etj., etj.

Rikthimi i kujtesės

Me Fatmir Kukullarin, ushtar i UĒK-sė, u njoftova nė autobus duke shkuar pėr Beograd. Me pyeti: Shemsi, ku tė kanė plagosur kėshtu? Nė Gjakovė, - iu pėrgjigja. Po ti Fatmir? Mė kanė plagosur nė Dubravė, nė mesin e 15 vetave, - m’u pėrgjigj. Shemsi, ti mė ndihmon! Ani. - i thashė. Kur mbėrrimė nė Pozharevc, mbi 22 varr nė trup i kishte pasur. Tregonte si e kanė lėnė nė pusetė tė plagosur dhe Halil Ademi e ka gjetur. Shumė tė plagosur nuk bėnin zė. Kjo ishte jeta nė burgje dhe ky ishte pėsimi i tė burgosurve shqiptarė nė Dubravė.

Shokėt qė mė kanė ndihmuar nė Pozharevc: 1. Zeqir Gashi nga Broliqi, 2. Skender Hoxha nga Jasharajt, 3. Ekrem Bajra nga Mitrovica, 4. Fadil Krasniqi nga Gjakova,

5.Rasim Jaha, 6. Shaqė Selmani nga Gllogjani, 7. Rasim Selmani nga Gllogjani,

8. Tahir Panxha nga Kusuriqi. Mė thoshin: Ti Shemsi, kur tė shkosh nė shtėpi vizitoji lapidarėt se tash ka ardhur pranvera, liria dhe duhet tė jesh krenar qė ke dhėnė edhe pjesė tė trupit.

CZ - Beograd

Nė kėtė burg famėkeq pėr shqiptarėt dymbėdhjetė muaj e gjysmė isha ne vetmi. Bile njėherė kanė bėrė pėrpjekje me tė mirė qė t’ua fal njėrėn veshkė, qė tė mė shėronin. Pas 8 ditėsh kanė filluar tė mė rrihnin 17 ditė pa ndėrprerė derisa e kam pranuar kėrkesėn e tyre. Pėr fat tė mirė timin kur mė ēuan nė spital nė Beograd, serbja pėr burrin e sė cilės i kishin premtuar veshkėn time, mė pyeti se nga jam. I tregova se jam nga Kosova. Pastaj mė pyeti se a kam qenė ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Po, bėrtita sa munda. Dhe ajo tha se nuk e pranoj kurrė me ta marrė veshkėn tėnde! Komandantėt shanė mjekėt Milosheviqin dhe burrin e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur mė 2 gusht tė vitit 1999....

vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė