Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Kur n' Prekaz ka ra kushtrimi
e u perhap baroti e zhari
mbi drenicė u pa flakrimi
per me u djegur toka e bari
thonė se u mbush toka me shkje
th'rrasin kullat me qendrue
derdhej tokes gjaku rrke
permbi va tue ecė si prrue
me shtat zemra Adem Jashari
por si del shqipja ledines
si sokol ai trim shqiptari
po ja qet plumbat martines
tre mij shkje po i sheh mizorė
tu i msy kullat me armė qetnike
te pa mshirė syrin gjaksorė
qe po e msyjnė shqipninė etnike
ne prekaz te kulla e t' parve
ku flamur mbante bedemi
del simboli i qendrestarve
ne rrethatore bacė Ademi
me qendrue thot ndera e t' parit
por si rrfe fjala e shabanit
se per te gjallė fisi i Jasharit
nuk bjen ne dore te pansllavianit
per t' bekueme tokė dardane
po thrret Hamza drejt gajretit
per kto fusha drenicjane
derdhim gjak sa ujt e detit
e per dhe te shejt t' shqipnisė
kur te na thrret ndera e baroti
bien fatosat e lirisė
siq i msoj Gjergj Kastrioti
pritem shkja po thrret Osmani
e Kushtrimi djalė si zana
e Ademi drenicjani
nji luan qe e lindi nana
se pa dalė permbi vullkanet
pa vlue gjaku per mbi zhare
pa u shkrumbė trojet ilriane
s' lidhen gjallė fiset shqiptare
M e rastin e pervejtorit te renjes se Adem Jasharit
dhe familjes e tij legjendare
vargje shqiptare nga autori xhelal ferizi
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 06-03-10 nė 16:39
|