Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės
Njohje pa letra
9:24 / 24.09.2011
Gaboni, Nigeria dhe Bregu i Fildishtė numėrohen si tri vendet e fundit qė e kanė njohur Kosovėn, por asnjėra prej tyre nuk ėshtė dėshmuar me nota verbale. Behgjet Pacolli thotė se nuk i interesojnė letrat. Krejt kėtė punė, Skėnder Hyseni e quan tregti me njohje.
Nė faqen zyrtare tė MPJ-sė deri mė tani janė regjistruar 81 shtete qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, derisa Santa Lucia figuron si vendi i fundit qė ka njohur Kosovėn, mė 19 gusht 2011.
Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli thotė se Ministria e Jashtme ėshtė duke gabuar qė nuk po e ndryshon numrin e njohjeve nė faqen zyrtare.
Eh valla, Ministria e Jashtme ka bėrė gabim shumė se nuk i ka shėnuar kėto njohje tė reja. Shumė gabim ka bėrė, ka thėnė Pacolli pėr Express.
Nė Ministrinė e Jashtme pajtohen se Kosova ėshtė njohur nga 84 shtete, por ky dikaster ende nuk i ka futur tri njohjet e fundit nė listėn zyrtar. Zėdhėnėsi Artan Behrami ka thėnė se pret qė notat verbale tė arrijnė shpejtė nė kėtė Ministri.
Ditėve tė fundit tė gjithė akterėt qė merren me politikėn e jashtme tė vendit ndodhen nė New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė. Nga atje, kryeministri Hashim Thaēi, zėvendėskryeministri Pacolli dhe ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj kanė njoftuar pėr premtime tė shteteve pėr njohje tė Kosovės.
Ndryshe, njeriu i parė qė ka udhėhequr Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hyseni, thotė se e ka paralajmėruar mė herėt mungesėn e njė adrese tė saktė tė diplomacisė.
Ėshtė gabim elementar paralajmėrimi i procesit tė njohjeve, ka thėnė Hyseni, i cili e cilėson tregti atė qė ėshtė duke ndodhur me procesin e njohjeve. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|