Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 14:42   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

Gabove ministėr


Nga Arben Bajraktaraj mė 09 shtator 2011 nė ora 08:54
Letėr drejtuar Ministrit tė Kulturės sė Republikės sė Kosovės, z. Memli
Krasniqi.

I nderuar zoti ministėr,

Getoizmi kulturor i Kosovės ka zgjatur sė tepėrmi. Dhe ėshtė kėnaqėsi e madhe kur marrim vesh se shfaqje nga Kosova pėrzgjidhen pėr t’u shfaqur nė festivale tė rėndėsishme botėrore, si paraqitja vitin e kaluar e dramės ‘Ēifti Martin’ me regji tė Bekim Lumit nė EUROSCENE tė Leipzigut (pėrkrah emrave mė me peshė tė regjisorėve europianė si: Pipo Delbonno, Romeo Castellucci, Alain Platel apo edhe koreografit me prejardhje shqiptare Angjelin Preljocajt), apo edhe paraqitja e ardhshme e shfaqjes ‘Rock and Roll’ me regji tė Dino Mustafiēit nė Lubjanė, si dhe pastaj nė Bogota. Kjo tregon se pas mundit e djersės, rrugė tė reja po hapen pėr teatrin kosovar dhe ėshtė vėrtet shpresėdhėnėse pėr teatėrbėrėsit e rinj tė vendit tonė.
Kosova ka shumė pėr tė thėnė, si pėr tė kaluarėn, tė tanishmen dhe tė ardhmen. Dhe krijuesit kosovarė kanė aftėsi dhe talent pėr ta shprehur kėtė pėr sė mbari. Por lajme ngrysėse vijnė kohėve tė fundit pikėrisht nga njė fushė qė nuk do e prisnim fare, nga teatri!
Sė pari politizimi i turpshėm i shkuarjes eventuale tė shfaqjes ‘Ēifti Martin’ nė teatrin Atelier 212 nė Beograd dhe mandej vendimet e ēuditshme rreth Bordit Artistik tė Teatrit dhe emėrimit tė drejtorit artistik, nė vlugun e ngjarjeve dramatike nė veri tė Kosovės. Vendimet e tilla tė marra pikėrisht nė kėtė periudhė marrin ngjyrė dyshimi. Nga njėra anė ose duken tė ngutshme, gjė qė pėr njė vend si Kosova, ku nevoja pėr stabilitet nė institucione ėshtė vėrtet vitale, mund tė ketė pasoja tė dėmshme afatgjate ose duken interes-ngushtuese, gjė qė shpresoj tė mos ketė ndodhur, ngase nė kėtė rast do tė krimboset atmosfera krijuese nė Kosovė pėr njė kohė tė gjatė dhe do tė vėshtirėsohen edhe mė shumė mundėsitė (edhe ashtu tė cunguara) tė daljes sė shfaqjeve tė krijuesve kosovarė jashtė vendit. Njė gjė tė tillė me siguri se askush nuk e do, e shpresoj se as ju z. ministėr.
Kohėve tė fundit, ministri aktual i kulturės nė Francė, Frederique Miterrand-i, ka ndėrruar mendje pėr disa emėrime tė drejtorėve tė teatrove kombėtarė qė donte tė bėnte, ngase ato ishin parė si plasime tė miqve tė tij.
Tradita e rezistencės sė shoqėrisė civile, si dhe argumentet e sjella nga rrethi i krijuesve teatror francez kanė pasur ndikim nė ndryshimin e kėtyre vendimeve. Natyrisht nė Kosovė jo vetėm rrethanat por edhe hallet janė tjera. Megjithėkėtė, njė vendim i matur dhe i mirėdebatuar nga vetė rrethi i krijuesve teatror kosovarė, do tė ishte mese i domosdoshėm.
Fjalėt qė njė nga shkrimtarėt mė me peshė tė teatrit bashkėkohor botėror Ariel Dorfman ju ka drejtuar janė tė prekshme: “Pėr njė vend si Kosova, teatri ėshtė padyshim njė nga artet mė tė nevojshme pėr tė rrėfyer ngjarjet – ashtu si edhe pėr njerėzit e Kosovės – pa frikė”.
Ai flet kėtu pėr frikėn nga pushteti, z. ministėr. Shpresoj se njė gjė e tillė do hiqet njėherė e pėrgjithmonė nga hapėsira e krijuese kosovarė zoti ministėr dhe uroj qė vendimmarrjet e juaja por edhe tė pasardhėsve tuaj tė orientojnė mundėsitė e institucioneve artistike drejt
njė shprehjeje tė lirė si dhe mirėfillėsisė sė vlerave krijuese.

Me respekt,
Arben Bajraktaraj
Paris, 7 shtator 2011
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė