Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-09, 23:43   #2
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Titulli: Sa e besueshme ėshtė "Besėlidhja e Vjetėr"?

A e mbėshtet arkeologjia Biblėn?

Arkeologjia ėshtė njė fushė studimi me baza shumė mė tė forta sesa kritika e lartė. Falė gėrmimeve nė rrėnojat e qytetėrimeve tė sė kaluarės, arkeologėt e kanė pasuruar nė shumė drejtime njohurinė tonė pėr botėn e lashtė. Ndaj, s'ėshtė ēudi qė tė dhėnat arkeologjike vėrtetojnė vazhdimisht atė qė lexojmė nė Bibėl. Madje, herė pas here, arkeologjia e ka shfajėsuar Biblėn para kritikėve tė saj.

Le tė marrim njė shembull. Sipas librit tė Danielit, qeveritari i fundit nė Babiloni, para se kjo tė binte nė duart e persėve, quhej Belshazar. (Danieli 5:1-30) Pėrderisa emri i kėtij monarku nuk pėrmendej asgjėkundi pėrveēse nė Bibėl, u ngrit akuza se Bibla gabonte dhe se Belshazari nuk kishte ekzistuar kurrė. Mirėpo, gjatė shekullit tė 19-tė, nė disa rrėnoja nė jug tė Irakut, u zbuluan disa cilindra lė vegjėl me shkrim kuneiform. Nga deshifrimi doli se nė ta pėrfshihej njė lutje pėr shėndetin e djalit mė tė madh tė Nabonidit, mbretit tė Babilonisė. Dhe cili ishte emri i tij? Belshazar.

Pra, ja ku doli se Belshazari kishte ekzistuar. Por, a ishte mbret kur ra Babilonia? Pjesa mė e madhe e dokumenteve tė gjetura mė pas, e pėrmendnin atė si birin e mbretit, princin trashėgimtar. Megjithatė, njė dokument me shkrim kuneiform, i quajtur «Tregimi nė vargje i Nabonidit», ndihmoi tė pėrcaktohej mė mirė pozita e vėrtetė e Belshazarit. Nė tė thuhet: «Ai [Nabonidi] ia besoi trupat ushtarake djalit tė tij tė madh, tė parėlindurit, dhe vuri nėn komandėn e tij gjithė ushtrinė e vet qė vepronte nė tėrė vendin. Ai hoqi dorė nga gjithēka dhe ia besoi mbretėrinė atij.» Pra, Belshazarit i ishte besuar mbretėria. Patjetėr, kjo e bėnte mbret nė ēdo kuptim. Funksioni qė kishte Belshazari nė raport me tė atin, Nabonidin, shpjegon pse gjatė gostisė qė shtroi pėr herė tė fundit nė Babiloni, Belshazari i ofroi Danielit pozitėn e tretė nė mbretėri. (Danieli 5:16) Pra, Nabonidi ishte qeveritari i parė i Babilonisė, kurse Belshazari i dyti.

Dėshmi tė tjera


Ē'ėshtė e vėrteta, saktėsinė historike tė Biblės e mbėshtetin edhe mjaft zbulime tė tjera arkeologjike. Pėr shembull, Bibla pėrshkruan begatinė e madhe tė Izraelit pasi Solomoni pasoi si mbret tė atin, Davidin. Nė tė thuhet: «Juda dhe Izraeli ishin tė shumtė sa kokrrizat e rėrės buzė detit. Ata hanin, pinin dhe gėzonin.» (1 Mbretėrve 4:20) Kėtė pėrshkrim e mbėshtetin edhe fjalėt e mėposhtme: «Dėshmitė arkeologjike tregojnė se gjatė dhe pas shekullit tė 10-tė p.e.s., nė Judė pati njė rritje tė jashtėzakonshme tė popullsisė. Paqja dhe begatia qė kishte sjellė Davidi, ēuan nė lindjen e shumė qyteteve tė reja.»

Mė vonė, kombi i Izraelit, qė tashmė ishte ndarė nga Juda, pushtoi Moabin fqinj. Pas njėfarė kohe, moabitėt, tė drejtuar nga mbreti Mesha, ngritėn krye. Atėherė Izraeli bėri aleancė me Judėn dhe mbretėrinė fqinje tė Edomit qė tė luftonin kundėr Moabit. (2 Mbretėrve 3:4-27) Pėr habinė e tė gjithėve, nė vitin 1868, nė Jordan u gjet njė pllakė guri e gdhendur me mbishkrim nė gjuhėn moabite, ku Mesha jepte versionin e tij pėr kėtė konflikt.

Mė vonė, nė vitin 740 p.e.s., Perėndia i lejoi asirianėt tė shkatėrronin mbretėrinė veriore rebele tė Izraelit. (2 Mbretėrve 17:6-18) Sipas arkeologes Kethlin Kenion, pėrshkrimi qė i bėn Bibla kėsaj ngjarjeje «tė bėn tė mendosh se njė pjesė e saj ėshtė e ekzagjeruar». Por, a ėshtė nė tė vėrtetė? Ajo shton: «Megjithatė dėshmitė arkeologjike pėr rėnien e mbretėrisė sė Izraelit janė gati-gati mė tė gjalla se tregimi i Biblės. . . . Zhdukja e plotė e qyteteve izraelite tė Samarisė dhe Hazorit, si edhe shkatėrrimi i Megidos mė pas, janė dėshmi arkeologjike tė faktuara qė tregojnė se shkrimtari [i Biblės] nuk po e ekzagjeronte.»

Bibla tregon se mė pas, kur ishte mbret Jehojakini, babilonasit rrethuan dhe pushtuan Jerusalemin. Kjo ngjarje ėshtė regjistruar nė kronikat e Babilonisė, njė pllakė me shkrim kuneiform, e zbuluar nga arkeologėt. Nė tė lexohet: «Mbreti i Akadit [Babilonisė]... rrethoi Judėn (iahudu) dhe e pushtoi ditėn e dytė tė muajit adar.» Jehojakinin e dėrguan nė Babiloni dhe e burgosėn. Sipas Biblės, mė vonė e nxorėn nga burgu dhe i dhanė njė racion tė pėrditshėm ushqimi. (2 Mbretėrve 24:8-15; 25:27-30) Kjo mbėshtetet edhe nga disa dokumente zyrtare tė gjetura nė Babiloni, ku tregohet njė listė e racioneve qė i jepeshin «Jaukinit, mbretit tė Judės».

Duke folur pėr lidhjen qė ekziston mes arkeologjisė dhe tregimeve historike tė Biblės, profesor Dejvid Fridmani u shpreh: «Nė pėrgjithėsi arkeologjia priret tė mbėshtetė vlerėn historike tė tregimeve tė Biblės. Skema e gjerė kronologjike, duke filluar qė nga patriarkėt deri nė epokėn e B[esėlidhjes] sė R[e], pėrkon me tė dhėnat arkeologjike. . . . Ka shumė tė ngjarė qė zbulimet e ardhshme tė vėrtetojnė qėndrimin e sotėm tė atyre qė besojnė se tradita biblike mbėshtetet nė fakte historike dhe se ėshtė transmetuar me besnikėri, ndonėse s'mund tė cilėsohet si histori nga ana kritike ose shkencore.»

Mė pas, duke iu referuar orvatjeve tė pėrkrahėsve tė kritikės sė lartė pėr tė diskredituar Biblėn, ai shton: «Pėrpjekjet e studiuesve tė sotėm pėr tė riformuluar historitė e Biblės—si pėr shembull, teza e Velhauzenit sipas sė cilės epoka patriarkale s'pasqyron gjė tjetėr veēse monarkinė e pėrēarė, ose ajo e Nothit dhe e pasuesve tė tij qė hedhin poshtė vėrtetėsinė historike tė Moisiut dhe tė Eksodit, e pėr pasojė riformulojnė gjithė historinė e Izraelit—nuk i kanė rezistuar gjetjeve arkeologjike aq sa tregimi biblik.»

Rėnia e Jerikosė

A do tė thotė kjo se arkeologjia pajtohet me Biblėn nė ēdo rast? Jo gjithmonė. Njė nga kėto raste ėshtė pushtimi i mahnitshėm i Jerikosė, tė cilin e pėrshkruam nė fillim tė kėtij kapitulli. Sipas Biblės, Jerikoja ishte qyteti i parė qė pushtoi Josiu, ndėrkohė qė u printe izraelitėve drejt tokės sė Kanaanit. Kronologjia biblike tregon se qyteti u pushtua gjysmėn e parė tė shekullit tė 15-tė p.e.s. Pas pushtimit, Jerikoja u dogj e u bė shkrumb e hi, dhe mbeti e pabanuar pėr qindra vjet.—Josiu 6:1-26; 1 Mbretėrve 16:34.

Para se tė shpėrthente Lufta e Dytė Botėrore, profesor Xhon Garsteni nisi gėrmimet atje ku mendohej se kishte qenė vendndodhja e Jerikosė. Ai zbuloi se qyteti ishte mjaft i lashtė dhe se ishte shkatėrruar e rindėrtuar shumė herė. Garsteni vėrejti se nė njė nga shkatėrrimet, muret ishin shembur si tė kishte rėnė tėrmet dhe qyteti ishte bėrė shkrumb e hi. Sipas tij, kjo kishte ndodhur aty nga viti 1400 p.e.s., datė kjo jo shumė e largėt nga ajo qė tregon Bibla pėr shkatėrrimin e Jerikosė nga Josiu.

Pas luftės, njė arkeologe tjetėr, Kethlin Kenion, bėri gėrmime tė tjera nė Jeriko dhe doli nė pėrfundimin se muret e rrėzuara qė identifikoi Garsteni, ishin qindra vjet mė tė lashta nga ē'mendonte ai. Sipas saj, Jerikoja kishte pėsuar njė shkatėrrim shumė tė madh nė shekullin e 16-tė p.e.s., dhe tha se atje ku kishte qenė Jerikoja, nuk ekzistonte asnjė qytet nė shekullin e 15-tė, kohė qė, sipas Biblės, Josiu pushtoi vendin. Duke dhėnė tregues tė mundshėm tė njė shkatėrrimi tjetėr nė atė vend, nė vitin 1325 p.e.s., ajo thotė: «Nėse shkatėrrimi i Jerikosė duhet lidhur me njė pushtim tė bėrė nga Josiu, atėherė data qė sugjeron arkeologjia, ėshtė kjo [e fundit].»

A do tė thotė kjo se Bibla e ka gabim? Jo, aspak! Nuk duket tė harrojmė se megjithėse arkeologjia hedh dritė mbi tė kaluarėn, kjo dritė nuk ėshtė gjithmonė e qartė. Madje, ndonjėherė ėshtė krejt e mjegullt. Njė komentues vėrejti: «Mjerisht, zbulimet arkeologjike janė tė pjesshme, e pėr pasojė tė kufizuara.» Kjo ėshtė e vėrtetė sidomos pėr periudhat mė tė hershme tė historisė sė kombit tė Izraelit, pėr tė cilat dėshmitė arkeologjike nuk janė tė qarta. Nė tė vėrtetė, pėr Jerikonė dėshmitė janė edhe mė pak tė qarta, ngaqė gėrmadhat janė dėmtuar rėndė.

[...vazhdon]
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė