Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:26   #8
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Mbas studimeve te metejshme u zbulua se kjo aparature e shpikur nga njeriu krijonte nje nje rreze aktuale me fushe antigravitacionale ne gjendje per te ngritur nje bllok guri disa tonelatash duke e mbajtur ate pezull dhe me pas ulur ne vendin e paracaktuar.

Kjo lloj aparature padyshim ishte makina operative qe ishte perdorur per te ndertuar Piramiden e Madhe dhe qe mund te jete nje forme mbajtje ne ajer mekanike. Menyra sesi furnizohej me energji duhej te fshihej ne bazen e gjere te aparatures e cila mbas nje ekzaminimi te hollesishem dukej si nje pjese teresore pa gjurmen me te vogel te bashkimit apo ngjitjes. Kjo makineri sado e cuditshme mund tju duket lexuesve, ne kohen e ekzaminimit ishte teresisht funksionale.

U zbulua qe ishte funksionale mbas 2 oresh studimi te kujdesshem kur vala e shkaktuar nga dora kalonte mbi nje si lente ne ngjyre te kuqe. Per te parandaluar cdo lloj alarmi qe mund te binte prej makines, tingulli i nje frekuencie te larte vazhdoi vetem per disa sekonda.

Gjate ketyre sekondave elektriku i dores qe mbahej nga Sherman Stiles u ngrit pezull dhe drita qe ishte drejtuar paralel u ngrit vertikalisht drejt tavanit dhe fatmiresisht tingulli i alarmit u nderpre. Tingulli filloi i ngjashem me tingullin e nje violine ne rregjister te ulet dhe cdo sekonde ngrihej ne frekuence me nje kreshendo te papritur. U llogarit qe nese ky tingull arrinte maksimumin e tij, frekuenca e tij do ishte shume pertej diapazonit te degjimit njerezor.

Ndonese kjo duket shume e pabesueshme po ju kujtoj George Makefield nga Toronto, Kanada i cili kreu nje eksperiment me nje shpikje te ngjashme ne vitin 1931. Makina qe ai prodhoi u konsiderua nga dy qeverite, ajo Britanike dhe Amerikane si nje mashtrim dhe qe nuk mund te funksiononte.

Po ne demonstrimin ne Ottawa, George Makefield provoi makinen e tij antigravitacionale duke ngritur pezull ne ajer nje automobil e markes Buick Sedan, 1930 dhe duke e mbajtur lart nga toka pothuajse 1.85 cm per me shume se 2 ore e gjysem. Per shkak te cmimit te larte te energjise qe ai perdori nuk u konsiderua si shpikje e vlefshme dhe te dy qeverite refuzuan ta pranonin shpikjen deri sa Makefield vdiq dhe mori me vete ne varr sekretin e shpikjes. Ai vdiq ne mjerim te plote si shume shpikesa dhe shkenctare te tjere.

Ne nje situate te ngjashme, George Worl nga Philadelphia eksperimentoi me nje makine identike ne vitin 1937 ku ai kishte rregjistruar tingullin dhe vibracionin e notes DO ne nje oktave shume te larte ne instrumentin e violines dhe e aplifikoi ate 20 mije here. Ky tingull dhe vibracion i padegjuar ndonjehere ishte ne gjendje te ngrinte nga toka nje bllok solid betoni me peshe prej 5 tonelatash.

Ndejti ashtu pezull deri sa shpikesi morri perseri ne dore kontrollin e violines duke i rene nje akordi. Ne vend qe blloku te binte ngadale u perplas me force ne pllakat prej qeramike te dyshemese se laboratorit. Worl ishte ne rruge te drejte per te perfeksionuar shpikjen e tij por vdiq krejt papritur. Pra kjo lloj aparature ishte e njohur qe ne vitet 30-te dhe ajo qe shikonim perpara syve tane nuk paraqiste ndonje cudi te madhe.

Shume shpikje te tilla jane realizuar gjate 2 gjeneratave te fundit po per shkak te skepticizmit te atyre qe kontrollojne fondet qeveritare si dhe te investitoreve private, shuhen dhe publiku as qe e merr vesh ndonjehere se cfare arritjesh madheshtore mund te gezonin.

Tani qe me ne fund kjo aparature u zbulua dhe zgjidhi enigmen sesi ishte ndertuar Piramida (nepermjet perdorimit te me shume se nje makine) lindi pyetja – kush e ndertoi dhe kush ishin shpikesit e kesaj makine ta pakrahasueshme?

Nje tjeter objekt qe meritonte nje vemendje te vecante ishte po aq i cuditshem dhe i pakuptueshem sa te tjeret. Behet fjale per nje unaze gjigande metalike me nje diameter prej 25 kembesh dhe me nje si te futur ne forme tuneli ne brendesi me nje gjatesi prej 12 kembesh. Me nje shikim te pare mund te mendohej qe ishte ndonje pjese e madhe kanali betoni nga ato te nendhshmit qe bejne derdhjen e ujerave por me nje ndryshim, ky qe shikonim ne ishte metalik.

Pjesa e brendeshme (me nje trashesi prej te pakten 10 cm) kishte nje siperfaqe shume te lemuar dhe te shkelqyer, te ngjashme me veshjen e disqeve fluturuese. Edhe ne kete pjese metalike provuam te gervishtnim, prisnim apo krijonim ndonje shenje por pa sukses dhe vete metali nuk paraqiste asnje shenje ndryshkjeje apo ngjyrosjeje artificiale.

Ne pjesen ekstreme ne te djathte, nese e shikoje perballe (gje qe eshte e veshtire per ta shpjeguar) ndodhej nje si kuti kompjuterike, e njejte me ate qe pame tek makineria e antigravitetit. Duke u nisur nga eksperienca e pare me ate makine preferuam te mos e preknim. Askush nuk guxoi te provonte sepse nuk dihej cfare efekti mund te shkaktonte.

Ne brendesi te siperfaqes struktura ishte disi ndryshe. E gjithe veshja e brendeshme ishte e mbushur me vija te holla qe fillonin nga pjesa e jashteme e unazes dhe vazhdonin te ngushta ne forume spirale duke perfunduar tek pjesa tjeter ne krahun e kundert, 12 kembe ne thellesi te unazes. Keto vija te holla ishin prerje ne metal me nje distance prej 5 cm nga njera tjetra dhe ne kete distance brendesia e unazes kishte nje siperfaqe te ashper.

Dyshemeja ishte po aq e lemuar sa edhe ajo jashte unazes pervec nje vendi te caktuar. Ne mes te tunelit ishte nje si urez horizontale qe lidhte dy pjeset e harkuara. Dukej si nje lloj platforme ku mund te rrinte dikush perpara se te aktivizohej makineria.

Me ndihmen e inxhinjereve tane si dhe te tjereve, mbas 2 vjetesh teoria me e forte qe mbeshtetej kryesisht ne pranine e atyre vija te cuditshme brenda unazes, mund te shpjegohet ne dy menyra. Nga dizajni i vijave spirale brenda unazes mund te dilje ne konkluzion qe kjo aparature mund te ishte nje “makine kohe” ose nje unaze transferuese (si ajo ne filmin Stargate) per teletransportim (duke e spostuar nje person nga nje pike e caktuar ne nje tjeter nepermjet ristrukturimit te atomeve fizike).

Gjate studimit te 19 fotove nga afer te kesaj unaze te pazakonte, pergjigja duhej ti perkiste ose njeres ose tjetres teori. Ne perpjekje per te dhene nje shpjegim rracional sipas arritjeve te shkences sone ideja e nje “Makine Kohe” por...

Nje brendesi te dhomes u gjet nje tjeter dere hekuri e mbyllur por jo e kycur. Kjo dhome ishte komplet e boshatisur pervec nje modeli ne miniature te vete Piramides qe ishte vendosur ne mes te dhomes. Nuk e levizem por e matem dhe permasat e saj nga binden qe behej fjale per nje replikim te persosur te vete Piramides se Madhe e cila eshte 762 me 486 kembe ndersa modeli ishte 7.62 me 4.86 inc.

Kjo strukture ne miniature ishte krijuar me nje material te ndritshem sikur te ishte plastike. Nga njera prej fasadave mund te dallohej nje fije e holle qe perdridhej per nje gjatesi rreth 2.86 inc dhe mund te krahasohet si trashesi me telin me te holle te pianos. Nuk kishte asnje buton, disk sensoresh apo hapje me drita te vogla.

E pare nga jashte dukej si dicka krejt pa kuptim por jo gjithmone ajo qe ska kuptim do te thote se ska nje funksion. Mbas 4 vjetesh studime te kater fotografive ky objekt vazhdon te mbetet edhe sot e kesaj dite nje mister i pazgjidhur.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė