Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:30   #10
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Fuqia Supreme e Njeriut

2700 mikrofilmat e kryera ne varr nxorren ne shesh shume gjera mbi vizitoret tane Aliene dhe mesimet e tyre dhe perpjekjet per te nxjerre ne pah fuqite e padukshme te rraces njerezore si dhe per ta aftesuar ate ne thyerjen e barrierave tokesore. Zoti krijoi Token dhe mbi te krijoi njeriun, ky ishte mesazhi qe ishte shkruar.

Njeriu duke qene i verber mbi ligjet universale dhe qellimit te ekzistences se tij si rrace njerezore eshte i paafte te kuptoje ate qe ishte shkruar dhe nuk mund te kuptoje qellimin e vete kohezgjatjes se jetes se tij. Disa te perzgjedhur nga te paret tane duke patur njohuri mbi universin ja u shpjeguan ato te tjereve por pjesa me e madhe e mases sone inkompetente i shmangen fakteve qe ata nuk munden ose nuk i pranojne si te verteta.

Duke qene se njeriu eshte nje shpirt ne nje trup njerezor dhe eshte pasardhes direkt i Zotit dhe Alieneve refuzon me mosperfillje faktin qe te gjithe kane lindur te barabarte dhe pavaresisht nga zhvillimi qe arrin gjate kohes se shkurter te jetes se tij, ai dhe vetem ai mendon se ka krijuar cdo gje. Te tallesh me idene e nje inteligjence superiore, te ardhur nga planete te tjere eshte nje shprehje e injorances qe rraca njerezore ka kultivuar me kaq persosmeri.

Te dyja palet, alienet dhe njeriu kane te njejten aftesi te valeve mendore dhe te dyja palet jane pjese e fuqive universale. Duke u perqendruar ne faktin e fuqise supreme dua te citoj dicka nga libri “Universi Misterioz” i Sir James Jeans i cili shkroi fjalet e meposhtme ne lidhje me njohurine njerezore:

“Te gjithe ato trupa qe perbejne skeletin e fuqishem te teresise nuk do kishin asnje vlere substanciale pa mendjen. Ndersa jetojme ne nje epoke te nje progresi shkencor te paharrueshem, njohuria eshte shnderruar ne qellimin tone me kryesor ndersa besimi ne Zot dhe ne mendjen universale ka kaluar ne plan te dyte.

Njeriu ka qene gjithmone pertej realitetit te tij te ngjergjegjes dhe te mendimit dhe nuk e kupton fuqine e madhe qe ndodhet ne mendje si dhe qellimi universal i kesaj te fundit, gje qe mund ti japi shume mire pergjigje se cfare dhe pse ndodhet pertej asaj qe mendojme se eshte kufiri i normales.

Albert Einstein ka shprehur gjithmone besimin e tij qe njeriu duhet ta konsideroje kohen si nje dimension tjeter ku te gjithe te pranishem duhet te pergatiten per zgjerimin dhe hyrjen ne nje dimension qe vijon. Teorite e rifreskuara te Einstein e cuan ate ne perfundimin se me mendja eshte realiteti perfundimtar dhe celesi qe hap dyert e mistereve te universit.

Ne jetojme ne nje sfere rrotulluese ne hapesire, e ndodhur ne orbiten e nje ylli qe shkon nga Plutoni tek Merkuri.

Ne e dime gjera per keto planete dhe historine e tyre, daten e perafert te lindjes dhe distancave midis njeri tjetrit. Ne ne menyre te vazhdueshme po eksplorojme hapesiren duke dizenjuar anije gjithmone e me te mira dhe te shpejta per te penetruar qiejte, satelite si laboratore ekzistence dhe komunikim me vizitore nga zona shume te largeta te universit por si per ironi (sic mund te duket) ne duhet ende te zbulojme misteret e vete mendjeve tona e cila eshte damari me i pasur i njohurise.

Ligji i mendjes tuaj eshte gjithashtu dhe ligji i universit dhe ligji i besimit qe do te thote se nese ju besoni ne vete besimin atehere cdo gje eshte e mundeshme pasi mendja juaj eshte nje qenie e pandare e shpirtit universal ku njeri nuk mund te ekzistoje pa tjetrit.

Si rrjedhoje fuqia qe ndodhet tek sejcili prej nesh ne sbukoshiencen tone eshte supreme dhe si e tille eshte praktiuar nga civilizimet e lashta te se kaluares dhe te atyre qe sollen nje njohuri te tille ne Toke me shume se gjysem milioni vjet te shkuara. Nese fuqite e mendjes jane te njohura ne ditet e sotme nga shkenctaret, studiuesit, profetet dhe pjestaret e kulteve psiqike atehere kush mund te jete ne gjendje te luaje rrolin e gjykatesit dhe te gjykates mbi te dhenat qe dolen nga shkrimet e lashta te disqeve?”

Teletransportimi

Teletransportimi i perdorur ne kohet e lashta eshte teresisht pjese e fuqise supreme te Njeriut pasi trajton fuqine mendore dhe vetem ate (ne nje nivel shume te avancuar). Fjala “teletransportim” ne cdo fjalor i referohet nje transferimi te menjehershem te nje trupi ose objekti nga nje pike fillestare ne nje tjeter pike ne hapesire dhe kohe pa perdorur forcen fizike te dukshme.

Eshte nje proces ku nje trup duket sikur dematerializohet dhe rishfaqet ne nje pike te caktuar distante, te ngjashme me historine fantastiko-shkencore te “Makines se Kohes” si dhe te filmit “Star Trek” ku njerezit teletransportohen ne Toke nga anija kozmike.

Arkivat e lashta tregonin se pavaresisht nga cdo proces dematerializimi pa patur rendesi nese realizohej nepermjet aparaturave te nje teknologjie te larte ose duke perfshire transformimin spiritual, eshte vete nje ceshjte qe mund te realizohet duke bere rindertimin e struktures se atomeve, pak rendesi ka nese jane pjese e trupit njerezor apo te ndonje objekti te ngurte.

Pra Teletransportimi eshte nje proces i cili kryet ne nje te miliarden e sekondes. Detajet sesi funksionon nen rregullat e aparaturave jane pertej aftesie njerezore te te kuptuarit. Gjate transferimit te nje trupi ose objekti ka nje gabim i nje rreziku te pallogaritshem per njeriun dhe cdo gje tokesore. Teletransportimi kryhet vetem ne nje fraksion te sekondes dhe pertej kesaj nje te miliarde te sekondes, transferimi humbet pergjithmone.

Nje shembull do e shpjegonte me mire kete ide; nese procesi i teletransportimit do vonohej ne momentin qe ka filluar per te transferuar nje trup ne nje dimension kohor tjeter ose nese ndarja e atomeve perdoret per te pershkuar nje mur atehere nje hezitim i tille ne fraksionin e sekondes do shkaktonte ngecjen e perhershme te njeriut apo objektit brenda murit.

Arkivat tregonin per dy forma teletransportimi. Njera behej nepermjet aparaturave ku rrezet e drites drejtoheshin mbi trupin ose objektin duke perdorur zberthimin e “dritens se lenget” , kompleksiteti i nje atom ndaresi dhe nje force fushe magnetike qe zgjaste vetem disa caste. Mbas kesaj procesi i menjehershem fillonte mbi trupin ose objektin qe zhdukej dale nga dale nga pamja per tu rishfaqur ne nje destinacion te ndryshem ne te njejtin moment, pa patur rendesi se sa larg mund te ishte.

Nese e keni parasysh filmin serial “Star Trek”, kjo forme teletransportimi tregohet me saktesi pervec faktit qe kohezgjatja nuk eshte korrekte. I gjithe procesi i teletransportimit nga momenti i fillimit deri ne perfundimin e tij zgjat vetem 3 sekonda dhe gjate ketyre 3 sekondave vetem nje e miliarda e sekondes nevojitet per te krijuar rindertimin e perkohshem te struktures atomike.

Sic mund te jeni ne dijeni, cdo gje qe ekziston ne kete univers, perfshi ketu format e ngurta qeniet njerezore ose nje forme spirituale, konsiston ne perberje atomesh ose nje strukture atomi. Trupi dhe shpirti juaj jane atome por ndnryshojne ne dendesine e tyre dhe duke qene se atomet jane materie ato nuk mund te shkaterrohen asnjehere. Ato pranojne te ndryshojne nga nje forme ne tjetren dhe mund te rindertohen perkohesisht por kurre nuk mund te shkaterrohen perfundimisht.

Atomet te cilat jane frymarrja e vete jetes mund te ndryshohen nga te padukshme ne te ngurta. Ato mund te behen njeri nje dite dhe spirituale diten tjeter; mund te ndahen per tu perdorur si energji shperthyese (bomba atomike) ose mund te ndahen per tu perdorur per energjine e paster. Pra nga kjo forme mikroskopike, pjesez e padukshme, vjen jeta dhe cdo gje per te cilen ne jemi deshmitare ketu ne Toke dhe ne univers.

Alienet ose antiket e famshem perdornin teresisht fuqine e mendjes. Ata perdornin atomet si nje njohuri per energji, teletranportim, penetrim kranial (lexim te mendjes), anije hapsinore, fuqi per te sheruar, telekinetike, ngritje pezull te objekteve dhe shtim ne mase te jetegjatesise ne me shume se 1 mije vjet (sipas mases kohore ne Toke).

Teletransportimi pervec kryerjes nepermjet aparaturave ishte aplikuar edhe nepermjet fuqise se mendjes universale. Kur dikush ka nje eksperience jashte trupit (out of body experience) ai aktualisht prek nje forme dematerializimi vetem se ne kete eksperience ai shnderrohet ne nje qenie spirituale dhe i mungon teknologjia per te realizuar edhe transportimin e vete trupit fizik. Ne arkivat e fshehta te disa nga instituteve tona me prestigjioze ekzistojne materiale mbi “Forcen

Transportuese” ose te fluturimit qe eshte klasifikuar si Top Sekret. Qeveria jone dhe agjensite e saj institucionale kane te dhena te detajuara qe liston zhdukjen e anijeve te medha te ngarkuara me mallra dhe me pasagjere, njerez qe jane pare krejt papritur te emetojne drite dhe te vibrojne si nje llambe inkandeshente dhe me pas te zhduken menjehere nga shikimi.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė