Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-11, 05:53   #20
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Ngulfat pėr vdekje tė dashurėn, tenton tė vetėvritet

Njė i dyshuar, 50 vjeēar, tenton tė vetėvritet me armė zjarri nė kokė pasi paraprakisht deklaroi se kishte ngulfatur pėr vdekje tė dashurėn e tij 44 vjeēare. Rreth orės 19:00 min, Policia e Kosovės nė Mitrovicė, ka pranuar njė informatė lidhur me njė rast tė plagosjes me armė zjarri, nė tentativė tė vetėvrasjes, sė njė 50 vjeēari, tė raportuar tė ketė ndodhur nė shtėpinė e tij nė fshatin Zhabar i Ulėt, tė Mitrovicės.
Policėt e parė intervenues nga stacioni jugu nė Mitrovicė, takuan tė dyshuarin, A.Ferati, me plagė nė kokė, ndėrsa i njėjti deklaroi njė vrasje tė kryer nga ai personalisht nė vendin e quajtur "kulumrijat" nė fshatin Zhabar. I dyshuari i vetėplagosur, me njė plagė nė kokė, ėshtė dėrguar urgjentisht nė spitalin e Mitrovicės pėr t'u transferuar mė pas nė QKUK Prishtinė pėr tretman mjekėsor ndėrsa njėsitė tjera policore janė vėnė nė kėrkim tė lokacionit, nė tė cilin sipas tė dyshuarit, mund tė gjendej trupi i pajetė i njė femre. Me ndihmėn e banorėve tė fshatit Zhabar, Policia e Kosovės, arriti tė identifikojė lokacionin ndėrsa trupi i pajetė i njė femre ėshtė takuar e shtrirė pėr tokė. Vdekjen e viktimės e konfirmoi mjeku kujdestar nė vend tė ngjarjes. Policia mėsoi identitetin e viktimės, Shemsije Hasani, 44 vjeēare, banore e fshatit Ēabėr tė komunės sė Zubin Potokut.
Tek viktima vėreheshin gjurmė tė pėrdorimit tė forcės, mavijosje nė pjesėn e fytit, si element i dyshimit tė bazuar se e njėjta mund tė ketė qenė ngulfatur pėr vdekje nga i dyshuari i kėtij rasti. Njė armė e tipit M 70, prodhim jugosllav, qė besohet tė ketė qenė e pėrdorur nga i dyshuari pėr tė kryer vetėvrasjen nė tentativė, sė bashku me njė karikator dhe njė gėzhojė, janė gjetur dhe marrė si pjesė tė provave materiale nė kėtė rast. Sipas informatave preliminare nė kėtė rast, besohet se vrasja e femrės 44 vjeēare, ishte e motivuar nga xhelozia.
Trupi i pajetė e viktimės ėshtė dėrguar nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Prishtinė, pėr obduksion ndėrsa me urdhėr tė prokurorit publik, policia e Kosovės ėshtė duke e mbajtur tė dyshuarin nė masa tė sigurisė gjatė trajtimit tė tij mjekėsor.
  Pėrgjigju Me Kuotė