Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 22:34   #17
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tetė:
Nuk duhet humbur shpresėn nga mėshira e All-llahut, sepse Ai thotė:
"Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni bėrė gabim ndaj vehtes, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, se vėrtet All-llahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi. Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t'ju vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė mė kush t'ju ndihmojė." ;
"Askush nuk e humb shpresėn nė mėshirėn e Zotit, pėrveē atyre qė janė tė humbur."
Kushtet e pendimit
Dijetarėt kanė pėrmendur disa kushte pėr tė qenė pendimi i pranuar . Kėto kushte janė marrė prej Kur'anit dhe haditheve tė vėrteta, sepse pendimi nuk ėshtė vetėm fjalė e thėnė, por duhet tė shoqėrohet edhe me vepra, tė cilat do ta argumentojnė sinqeritetin e penduesit. Kėto kushte janė:
1-Tė ndiesh keqardhje pėr mėkatin e bėrė.
Muhammedi e thotė:
"Tė ndiesh keqardhje pėr mėkatin e bėrė ėshtė pendim."
2-Tė largohesh nga mėkati.
3-Tė vendosėsh se nuk do tė kthehesh mė nė mėkatin e njėjtė.
4-T'ua kthesh tė drejtat njerėzve qė i ke dėmtuar gjatė bėrjes sė mėkatit ose tė kėrkosh hallallėk (falje) prej tyre. (Psh. ai qė ka vjedhur duhet t'ia kthejė mallin e vjedhur pronarit tė mallit.)

Pendim i sinqertė

Pendimi duhet tė jetė e sinqertė dhe pėr hir tė All-llahut , me tė duhet shpresuar Fytyrėn e Tij dhe nuk duhet tė jetė pėr ndonjė qėllim tjetėr.
Nuk konsiderohet pendues ai qė e le vjedhjen nėse nuk gjen ē'tė vjedh mė, si dhe ai qė le alkoolin ngase mjeku ia ka tėrheqė vėrejtjen prej dėmeve tė tij ose pse nuk gjen mė para pėr ta blerė.
Muhammedi e thotė:
"All-llahu i Lartėsuar e pranon vetėm atė vepėr qė ėshtė e sinqertė pėr Tė, dhe me tė cilėn shpresohet Fytyra e All-llahut."
Disa vepra qė ndihmojnė pendimin
Ekzistojnė edhe vepra, tė cilat ia lehtėsojnė pendimin mėkatarit, si dhe ndikojnė qė pendimi tė jetė sa mė i pranueshėm nga ana e All-llahut tė Lartmadhėruar:
1-Tė jetė vendosja (nijjeti) pėr pendim e sinqertė dhe vetėm pėr hir tė All-llahut (si edhe nė tė gjitha veprat tjera).
Muhammedi e thotė:
"All-llahu i Lartėsuar e pranon vetėm atė vepėr qė ėshtė e sinqertė pėr Tė, dhe me tė cilėn shpresohet Fytyra e All-llahut."
2-Mėkatari duhet vazhdimisht tė mundohet qė tė veprojė sa mė shumė vepra tė mira, tė cilat do ta pėrforcojnė nė rrugėn e drejtė, dhe kėshtu t'i rėndojė peshoja e tė mirave, e cila do t'ia fshiejė mėkatet.
All-llahu thotė:
"S'ka dyshim se veprat e mira i fshijnė tė kėqijat" Kur Muhammedi e e dėrgoi Muadhin t nė Jemen, e porositi duke i thėnė:

"Muadh! Ki frikė All-llahun kudo qė tė jesh. Pas veprės sė keqe bėje njė tė mirė, e cila do ta fshijė tė keqen, dhe sillu me njerėzit me moral tė mirė."
Ibni Tejmiu, Zoti e mėshiroftė, thotė:
"...Mendjeprehtė ėshtė ai, i cili vazhdimisht bėn vepra tė mira, tė cilat ia fshijnė veprat e kėqija..."
3-Ta ndiejė se mėkati ėshtė gjė e shėmtuar dhe se ai sjell dėme nė dunja dhe ahiret (nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr).
4-Tė largohet prej vendit ku ka bėrė mėkat dhe tė mos i vizitojė vendet ku bėhet mėkat;
5-Ti shkatėrrojė mjetet me tė cilat ka bėrė mėkate (p.sh. ish-alkoolisti duhet ta hedhė alkoolin qė i ka ngelur, ndėrsa ish-muzicienti duhet ta shkatėrrojė instrumentin me tė cilin ėshtė marrė, ose ta largojė atė duke e shitur, etj);
6-Tė gjejė shokė tė mirė, tė cilėt i ndihmojnė qė tė bėjė vepra tė mira dhe tė mos shoqėrohet mė me njerėzit e kėqij, me tė cilėt ka bėrė mėkate.
7-T'i lexojė ajetet dhe hadithet, tė cilat pėrshkruajnė dėmin qė do ta pėsojė mėkatari nė ahiret (nė botėn tjetėr).
8-Tė pėrkujtohet se dėnimi mund t'i vijė shpejt, nė ēdo rast.
All-llahu thotė:
"...Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t'ju vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t'ju ndihmojė."
9-Ta pėrmendė All-llahun pandėrprerė, nė ēdo rast. Dhikri (pėrmendja e Zotit) ėshtė njė ndėr shkaqet mė tė mėdha qė ndihmojnė njeriun pėr ta larguar shejtanin. Gjithashtu, le tė mundohet qė ēdo ditė ta thotė dhikrin e mėngjesit dhe mbrėmjes, dhe dhikrin e parafjetjes .
Mėshira e All-llahut ėshtė e gjerė
Disa njerėz bėjnė mėkate, e kur t'i thuash ndonjėrit prej tyre: "Ki frikė All-llahun dhe pendohu", thotė: "Pėrse tė pendohem, mėkatet e mia janė tė mėdha dhe nuk ka pendim qė i fshien!"
Kėtij lloji tė njerėzve All-llahu u thotė:
"Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt keni ngarkuar vehten me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, se vėrtet All-llahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi!"
"All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė pastrohen (prej punėve tė ndyta e tė neveritshme)"
Muhammedi e thotė:
"Vėrtet All-llahu shtrin dorėn natėn pėr t'iu penduar ai qė ka bėrė mėkate gjatė ditės dhe shtrin dorėn ditėn pėr t'iu penduar ai qė ka bėrė mėkate gjatė natės, derisa tė lind dielli nga perėndimi (afėr Ditės sė?Gjykimit)."
All-llahu thotė:
"Ai qė bėn ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten, pastaj kėrkon falje te All-llahu, e gjen All-llahun Falės, Mėshirues."
All-llahu thotė:
"Lajmėroi robėrit e Mi se vėrtet Unė jam Falėsi, Mėshiruesi, por edhe se dėnimi Im ėshtė vėrtet dėnim i dhembshėm."
All-llahu thotė:
Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t'ju vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t'ju ndihmojė."
Dobitė qė i sjell pendimi
1-Pendimi fshin mėkatet.
Muhammedi e thotė:
"Penduesi prej mėkatit ėshtė sikur ai qė s'ka mėkate."
2-Pendimi i shndėrron tė kėqijat nė tė mira.
All-llahu thotė:
"...Pėrveē atij qė ėshtė penduar, ka besuar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi."
3-Pendimi ia pastron zemrėn atij qė pendohet.
Muhammedi e thotė:
"Kur ta bėjė robi ndonjė mėkat, nė zemėr i bėhet njė pikė e zezė, nėse ai largohet (nga mėkati), pendohet dhe kėrkon falje, pastrohet zemra e tij, kurse nėse e pėrsėrit mėkatin, (kjo pikė) shtohet derisa ia kaplon gjithė zemrėn, kjo ėshtė (shprehja) "Er-Ran" tė cilėn All-llahu e ka pėrmendur nė Kur'an:
"...tė kėqijat qė i punuan ua mbuluan zemrat e tyre..." "
4-Pendimi shkakton jetė tė qetė dhe tė sigurtė.
All-llahu thotė:
"Kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, se Ai do t'ju mundėsojė pėrjetime tė mira (nė kėtė botė) deri nė njė afat, dhe ēdo punėmiri do t'ia jep shpėrblimin e merituar."
5-Pendimi shkakton zmadhim tė furnizimit (rizkut) dhe fuqisė.
All-llahu thotė:
"Kėrkoni falje Zotit tuaj, se vėrtet Ai fal shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk, ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj."
6-Pendimi shkakton shpėtim nė dunja dhe ahiret (nė kėtė botė dhė nė botėn tjetėr).
All-llahu thotė:
"E pėr sa i pėrket atij qė ėshtė penduar, qė ka besuar dhe ka bėrė vepra tė mira, le tė shpresojė se ėshtė nga tė shpėtuarit."
"Pėrveē atyre qė janė penduar, kanė besuar dhe kanė bėrė vepra tė mira. Atyre nuk do t'u bėhet kurrfarė e padrejte, ata do tė hyjnė nė Xhennet."

Dėmet nga mėkatet

Njė dijetar pėrmend disa dėme qė mund t'i shkaktohen mėkatarit nga mėkati:
1-E pengon nė fitimin e diturisė.
2-Nuk e lejon t'i kryejė obligimet Islamike.
3-Nuk i ecė puna mbarė.
4-Nuk ka krenari (ndihet i mposhtur)
5-Pėrfundimi i tij ėshtė i keq.
6-Nuk gjen qetėsi nė zemėr.
7-Nuk posedon begati (bereqet) nė pasuri.
8-Bėhet zemėrngushtė.
9-I vuloset zemra.
10-Vuan nė jetė.
11-Dėnohet nė ahiret.
Si tė pendohem?
Hapi i parė qė duhet bėrė pėr t'u penduar ėshtė lėnia e mėkatit ose mėkateve, shpejt dhe pa mėdyshje.
Duhet vendosur qė mėkati tė mos e pėrsėritet mė dhe duhet ndier keqardhje pėr mėkatet e bėra. Pastaj duhet larguar prej tė gjitha mjeteve qė janė shfrytėzuar gjatė bėrjes sė kėtyre mėkateve.
Shumė e dobishme ėshtė tė marrėsh abdest, pastaj t'i falėsh dy rekate namaz, sepse Pejgamberi e thotė:
"Cdo person qė bėn mėkat, pastaj pastrohet dhe fal dy rekate, dhe nė fund kėrkon falje prej All-llahut, All-llahu ia fal, pastaj lexoi kėtė ajet:
"Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre-e kush i fal mėkatet pėrveē All-llahut?-dhe qė duke e ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar." "
Duhet dhėnė rėndėsi marrjes sė abdestit ashtu siē ka urdhėruar All-llahu para faljes sė kėtyre dy rekateve, ngase Muhammedi e thotė:
"Atij qė merr abdest mirė, me daljen e pikave (tė fundit) nga thonjtė e tij i dalin edhe mėkatet nga trupi i tij."
Ajo qė mė sė tepėrmi nxit nė pendim ėshtė se pendimi i sinqertė, pėrveē qė i fshin mėkatet, ai edhe i shndėrron mėkatet nė shpėrblime.
All-llahu thotė:
"S'ka dyshim se veprat e mira i fshijnė tė kėqijat"
Muhammedi e thotė:
"...Pas tė keqes bėje njė tė mirė, e cila e fshin tė keqen..."
All-llahu thotė:
"Pėrveē atij qė ėshtė penduar, ka besuar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi."
All-llahu ėshtė i Fisnik, Falės, mė i Mėshirshėm ndaj robėrve tė Vet sesa nėna pėr fėmijėn e saj. Pėr kėtė shkak duhet drejtuar All-llahut me pendim dhe duke kėrkuar falje, sepse All-llahu nuk largohet prej robit qė shpreson Mėshirėn e Tij, e cila kaplon ēdo gjė.
Gjithashtu po e pėrmend pėrsėri se pendimin nuk duhet vonuar.
"Shembulli i atij qė e vonon pendimin ėshtė sikur shembulli i atij qė ka nevojė ta prejė njė dru, mirėpo e sheh drurin e madh dhe tė fortė, i cili nuk mund tė pritet lehtė, dhe thotė: "Do tė vij vitin e ardhshėm", kurse nuk e din se sa mė tepėr kohė kalon, druri bėhet aq mė i fortė dhe rrėnjėt e tij futen edhe mė thellė nė tokė, kurse ai sa mė shumė dobėsohet (pėr shkak se fillon tė plaket).
Ai dobėsohet e druri forcohet. A thua do ta presė ndonjėherė?"
All-llahu nė hadith kudsij thotė:
"Atij qė mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė krah, atij qė mė afrohet njė krah, i afrohem njė pash dhe atij qė mė afrohet me ecje, i afrohem me shpejtėsi."
Pėr kėtė shkak duhet tentuar afrimin kah All-llahu, duke iu penduar dhe nėnshtruar Atij, si dhe duke ndier keqardhje pėr mėkatet e bėra.
Nėse e bėjmė kėtė, a thua nuk do tė na i fal mėkatet Ai qė ėshtė mė i Mėshirėshėm ndaj robit tė Vet sesa qė ėshtė nėna ndaj fėmijės tė saj?
"Shpejtoni nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe (shpejtoni) pėr nė Xhennet, gjėrėsia e tė cilit ėshtė sa gjėrėsia e qiejve dhe tokės, i cili ėshtė i pėrgaditur pėr tė devotshmit."
Na bėftė All-llahu prej tė devotshmėve dhe na shpėrbleftė me Xhennet.
Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė Dėrguarin, mbi ne dhe mbi tė gjithė robėrit e mirė tė Zotit.
Falėndėrimi i takon All-llahut, Zotit tė botėrave.

Pėrktheu:
Llukman Neziri
Redaktoi:
Ramadan Ramadani
Lektor-korrektor:
Afėrdita Shabani
shkėputur nga libri me titull: "Si tė pendohem" URTESIA-Shkup1996</SPAN>
"Si tė pendohem" URTESIA-Shkup1996,
13.1.2001
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė