Tema: Barcelona
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-06-11, 08:02   #34
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Barcelona










Mė 17 shtator tė vitit 2000 njė djalosh 13 vjeēar nga Argjentina , i cili kishte talent tė madh pėr futboll, por vuante nga njė ērregullim hormonal dhe familja e tij nuk kishte para pėr shėrim, erdhi nė qytetin e Barcelonės, nė klubin me tė njėjtin emėr nė provė.


Djaloshi ishte nė kėrkim tė kontratės me kėtė klub qė do tė mundėsonte tė stėrvitej tė akademinė e Barcelonės, klub i cili i kishte premtuar se do tė paguante 900 $ nė muaj sa kushtonte terapia pėr rregullimin e tajjtjes sė hormonit tė rritjes nga truri i tij. 10 vjet mė vonė ai djalosh ėshtė 23 vjeēar, ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė, njė prej njerėzve mė tė famshėm dhe mė tė respektuar nė botė dhe idhull i po thuajse ēdo tė riu qė nisė tė merret me futboll.
Lionel Mesi, ka njė tregim pėrrallor se si ėshtė ngutur deri nė majė tė futbollit botėror, por ka edhe shkathtėsi dhe karrierė qė kur pėrshkruhen me fjalė duken vėrtetė pėrrralore.
Fillimi nė Argjentinė dhe “dhimbjet e rritjes”
Lionel Mesi ėshtė i lindur mė 24 qershor 1987 nė Rosario. Babai i tij ka qenė trajner nė njė klub lokal dhe ai ka filluar tė luajė futboll qysh nė moshėn pesė vjeēare. Mė 1995 si tetė vjeē fillon tė ushtrojė nė shkollėn e klubit tė njohur Njuells Old Bojs ku edhe bie nė sy tė sakutėve tė shumtė nga Amerika e Jugut dhe Evropa. Pėrderisa talenti dhe mundėsitė e tij nė futbollist ishin ėn rritje, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr trupin e tij.
Mesi nė adoleshencėn e hershme u diagnostifikua me njė ērregullim tė hormonit tė rritjes (HGH) meqė u konstatua se hipiofiza nė trurin e tij nuk trajtonte sasi tė mjaftueshme. Nė atė kohė familja e tij nuk kishte kushte materiale pėr terapi ose shėrim dhe e vetmja rrugėdalje ishte qė Lioneli tė nėnshkruajė kontratė profesionale me ndonjė klub qė do ti mbulonte shpenzimet e shėrimit.
Adresa e parė ishte Boka Juniorsi, klubi i famshėm nga Buenos Airesi, zyrtarėt e sė cilit u impresionuan nga talenti i tij por nuk ishin tė gatshėm tė “sakrifikonin” edhe 900 dollarė shtesė nė muaj pėr terapi. Nė saje tė disa lidhjeve familajre nė Spanjė, babai i tij arrin tė aranzhojė njė provė nė klubin e Barcelonės dhe mė 17 shtator 2000, ai pėr herė tė parė shfaqet para trajnerėve tė kėtij klubi tė madh. Nė njė nga ēastet mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij, Mesi e shfaqi talentin e tij tė madh, ndaj tė cilit asnjė njeri normal nuk mund tė qėndrojė indiferent dhe Barcelona e nėnshkroi atė duke pranuar tė paguaje terapinė pėr sėmundje.
Lindja dhe krijimi i njė legjende
Mesi shpejt u ngjit nėpėr rangjet e grupmoshave tė reja tė Barcelonė dhe mė 2003 (kur kishte 16 vjet e 145) debutoi pėr ekipin e parė tė Barcelonės nė njė ndeshje miqėsore me Porton. Ai nė kėtė ndeshje kėrkonte tė impresiononte njė njeri tė vetėm, trajnerin e atėhershėm Frank Rajkard dhe ia arriti kėtij qėllimi, Rajkard i dha mundėsinė Mesisė qė si 17 vjeēar tė debutojė nė Primera kurse partneriteti i tyre tashmė ėshtė tregim pėr tė cilin Barcelona ėshtė klub shumė krenar.
Mė 1 maj tė vitit 2005 ai shėnoi golin e tij tė parė nė ekipin e parė tė Barcelonės duke u bėrė golashėnuesi mė i ri nė histori tė Primera Divizionit, rekord tė cilin mė pas me asistim tė Mesisė e ka thyer Bojan Kėrkiq. Mė 2006 ai ishte pjesė integrale e kipit tė Barcelonės qė u bė kampion i Evropės i prirė nga Frank Rajkardi, kurse me reprezentacionin e Argjentinės u paraqit nė Kampionatin Botėror pasi kishte shkėlqyer nė reprezentacionet e grupmoshave tė reja.
Mesi pėrveē profesionalizmit tė lartė tė treguar nė ekip, pėr ēka ėshtė vazhdimisht nė sy tė mriė tė mediave, ka qenė vazhdimisht i gatshėm pėr obligimet nė reprezentacion dhe ka luajtur me shuėm sukses dhe nė Lojėrat Olimpike Verore mė 2008 dhe nė Kampionatin Botėror tė sivjetmė si dhe Kupėn e Amerikės mė 2007. Ai sot nga shumica e ekspertėve dhe adhuruesve tė futbollit konsiderohet si futbollisti mė i mirė nė botė, kurse Arsen Venger lojėn e tij e quan “tė mundshme vetėm tė Plej Stejshėn”.
Mesi ėshtė vetėm 23 vjeē kurse lista e shpėrblimeve dhe trofeve tė fituar nga ai ėshtė mė e madhe se e shumicės sė futbollistėve nė histori tė kėtij sporti. Ai mbush 10 vjet nė Barcelonė, klub pėr tė cilin ka treguar besnikėri tė madhe nga klub i cili atė e bėri super yll. Nė kohėn kur futbollistėt ndėrrojnė klube e mjedise pėr pak para dhe mė shumė brengosen pėr frizurat e tyre ose modelin e patikave, Mesi ėshtė njeriu qė tregim se futbolli ėshtė mėnyrė e mirė e kapėrcimit tė ēdo pengese dhe realizimit tė ēdo ėndrre nė jetė.
Lista e trofeve
Trofetė me klub:
Kampion i Spanjės: 2005, 2006, 2009, 2010
Fitues i Kupės sė Spanjės: 2009
Kampion i Evropės: 2006, 2009
Fitues i Superkupės sė UEFA-s: 2009
Fitues i Kupės sė Botės pėr klube: 2009
Trofetė individualė:
Futbollisti mė i mirė i FIFA-s: 2009
Ekipi ideal i FIFA-s: 2008, 2009
Futbollisti mė i mirė i Ligės sė Kampionėve: 2009
Fitues i Topit tė Artė: 2009
Golashėnuesi mė i mirė nė Spanjė: 2009, 2010
Golashėnuesi mė i mirė nė Evropė: 2010
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė