Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-13, 21:13   #10
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Histori - Ēfarė ka ndodhur mė 7 dhjetor? 43 para erės sė re

Histori - Ēfarė ka ndodhur mė 7 dhjetor?
43 para erės sė re - MARCUS TULLIUS CICERO EKZEKUTOHET SI ARMIK I ROMĖS

E Shtunė, 12.07.2013, 08:34am (GMT+1)


43 pes - Marcus Tullius Cicero - konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator, theoricien, konstitucionalist - ekzekutohet si armik i Romės, kur kishte filluar tė besonte se karriera politike ishte arritja e tij mė e rėndėsishme; sepse veē orator i pėrkryer, ai ishte edhe njė prej politikanėve mė tė mirė tė Romės. Ciceroni fitoi famė me kundėrshtimin e tij ndaj Jul Qezarit i cili kėrkonte tė bėhej i plotfuqishėm; mė vonė ai denoncoi Mark Antonin qė nuk riktheu republikėn (pas vdekjes sė Qezarit); dhe kritikoi Oktavianin qė synonte tė bėhej perandor. Ciceroni u fal nga Qezari kur ky u kthye nė Romė pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t'i shpėtonte zemėrimit tė Mark Antonit dhe Oktavianit qė e ndoqėn dhe e vranė si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa - copa, shkruajnė kronikanėt. Ciceroni ra viktimė e pasioneve politike tė kohės; tregojnė, se njė herė, disa vite mė vonė, Oktaviani (Perandor) e gjeti nipin e tij duke lexuar njė libėr tė Ciceronit, dhe u pėrpoq pėr t'a fshehur pėr shkak tė frikės se gjyshi i tij do tė zemėrohej. Por Oktaviani e mori librin, lexoi disa rreshta dhe ia ktheu duke thėnė: "Lexoje pa frikė, Ciceroni ishte njeri i mėsuar qė e donte vendin e tij." Me kalimin e shekujve, Roma pėrjetoi trazira, pėrmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukėn; mė pas u ruajtėn nga murgjit nė manastire. Zbulimi nga Petrarka i letrave tė Ciceronit, nė shekullin XIV, dhe publikimi i tyre, ėshtė cilėsuar si shkėndija e Rilindjes evropiane. Por kjo Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetėm pas tij e nėpėrmjet tij, edhe ringalljen e pjesės tjetėr tė lashtėsisė klasike. Kulmi i prestigjit tė Ciceronit erdhi gjatė periudhės sė iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij ėshtė vėnė re tek mendimtarėt si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre mė me ndikim nė kulturėn evropiane, dhe ende pėrbėjnė njė nga burimet mė tė rėndėsishme tė materialit parėsor pėr shkrimin dhe rishikimin e historisė romake, sidomos nė ditėt e fundit tė Republikės, kur ndodhi edhe vdekja e tij.

Sipas Ciceronit: 6 gabimet qė njerėzimi vazhdon tė pėrsėrisė brez pas brezi:

1- Besimi se fitimi personal dėmton tė tjerėt;

2- Shqetėsimi pėr gjėrat qė s'mund tė ndryshohen;

3- Kėmbėngulja se njė gjė ėshtė e pamundur, vetėm sepse ne nuk mund t"a arrijmė;

4- Refuzimi pėr tė vėnė mėnjanė preferencat e parėndėsishme;

5- Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimės sė mendjes;

6- Pėrpjekja pėr tė detyruar tė tjerėt tė besojnė dhe tė jetojnė si ne."

vijon...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 09-12-13 nė 21:14
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė