Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 16:20   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

ZANAT DHE ORĖT (Nė “Lahuten e Malcis” te At Gjergj Fishtės!)


Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku.
Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut.
(Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve.
Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit.
Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan.
Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar.
Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope.
Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtjesore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė.
Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė.
Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim.
Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit:

“Se pa ty, besa, moj Zanė,
Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė”
do tė shkruajė ai mė vonė.

Nisur nga vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut
qė m’ia lėshon ti namet anmikut”); pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”).
Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:

Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka
(Kėnga XIII, v.30-34)

Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike.
Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:

Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?
(XIII, v.40-44)

Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike.
Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili.
Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn.
Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr.
Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (…) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.”
Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana… mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli.
Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet.
E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha.
Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si:

“Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.

Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe:

“Ndertue kem ‘i pomendare,
Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve.
Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij.
Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kėnga e fundit

Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė