Supercomputeri Titan me 18.000 Kepler-GPU
Oak Ridge National Laboratory amerikan publikoi se do tė pėrdorė procesorėt e Nvidias pėr tė ndėrtuar njėrin nga superkompjuterėt mė tė fuqishėm nė botė.
Superkompjuteri Titan i Oak Ridge do tė duhej nė konfigurimin e vet tė plotė tė ketė 18,000 njėsi pėrpunuese grafike (
GPU) tė Nvidias dhe do tė mund tė siguroj performancat prej 20 petaflops. Nėse realizohen kėto plane Titan do tė jetė dy herė mė i shpejtė dhe tri herė mė efikas nė shpenzimin e energjisė nga superkompjuteri aktualisht mė i fuqishėm, sistemi japonez K computer. Procesorėt e Nvidias qysh tani pėrdoren nė superkompjuterin kinez Tianhe-A1 i cili pėr ca kohė ishte mė i shpejti nė botė, e momentalisht ėshtė nė pozitėn e dytė.
Nė fazėn e parė tė zhvillimit tė Titanit, Oak Ridge synon tė bėj mbindėrtimin e sistemit ekzistues Jaguar, i cili momentalisht ėshtė kompjuteri i tretė mė i shpejtė nė botė, me 960 GPU Tesla M2090 tė bazuar nė arkitekturėn Fermi. Kėta GPU do tė shėrbejnė si procesorė ndihmės pėr procesorėt shumėbėrthamėsh nė sistemet Cray XK6. Nė fazėn e dytė, pėr tė cilėn pritet se do tė filloj nė vitit 2012. Oak Ridge planifikon tė integroj deri nė 18,000 GPU Tesla tė bazuar nė arkitekturėn e Nvidias tė gjeneratėn e ardhshme tė quajtur Kepler.
Sipas fjalėve tė pėrfaqėsuesit tė laboratorėve Oak Ridge, Titan do tė pėrdoret pėr projektet e rėndėsishme hulumtuese, duke pėrfshirė zhvillimin e bio-karburanteve me leverdi komerciale, motorėve tė pastėr me djegie tė brendshme, energjinė mė tė sigurt nukleare dhe pėrdorimin mė efikas tė energjisė sė diellit.