iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Por kjo ia shtoi atij edhe mė shumė besimin dhe bindjen nė Islam. Idhujtarėt e mundonin, duke i lėvizur qafėn sa majtas djathtas dhe duke i shkulur flokėt. Herė-herė e lėshonin mbi prushin e zjarrit, pastaj i vinin njė gur tė rėndė mbi gjoks, qė tė mos ēohej. Zemireja ishte njė roėreshė romake. Ajo e pėrqafoi Islamin dhe u mundua shumė pėr hir tė Allahut. Torturat i dėmtuan shikimin dhe ajo u verbua. Dikush tha: Ty tė ka goditur Latta dhe Uzzaja! Ajo iu pėrgjigj: Jo, pėr Allahun. Nuk mė kanė goditur putat. Goditja ėshtė nga Allahu e po tė dojė Ai, e heq verbimin. Tė nesėrmen, kur lindi dielli, Allahu ia kishte kthyer pėrsėri shikimin asaj. Atėherė kurejshėt thanė; Kjo ėshtė magji e Muhamedit. Ummu Abisi ishte njė robėreshė e fisit Beni Zuhre. Ajo u bė myslimane, por pronari i saj, Esued ibn Abdul Jaguthi, e torturonte shumė atė. Esuedi ishte nga armiqtė e betuar tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte prej atyre, qė talleshin me tė. Robėresha e Amr ibn Mumilit ishte nga fisi Beni Adji. Ajo u bė myslimane e Omer ibn Hattabi e torturonte shumė. Atė kohė, Omeri ende ishte idhujtar. OmperText Transfer Proteri e rrihte atė, derisa i binte tė fikėt. Pastaj e linte dhe thoshte: Pėr Allahun, ty do tė tė lė vetėm tė hidhėruar! Ajo ia kthente: Ashtu ta bėftė edhe Zoti ty! Ndėr ato qė u bėnė myslimane dhe u tortuaruan, ėshtė edhe Nadija me vajzėn e vet. Tė dyja ishin robėresha tė njė gruaje prej fisit Beni Abdud Dari. Ebu Bekr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i bleu kėto robėresha dhe i la tė lira, ashtu siē la tė lirė edhe Bilalin, Amir ibn Fehirin dhe Ebu Fekihun. Babai i tij, Ebu Kuhafi, e qortoi Ebu Bekrin: Unė po shoh se ti po lė tė lirė skllevėr tė dobėt. Sikur tė liroje nga skllavėria burra tė fortė, ata do tė tė ndihmonin e do tė tė mbronin ty. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me Tė!) i tha tė atit: Por, unė dua vetėm kėnaqėsinė e Allahut. Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti ajete, ku lavdėronte Ebu Bekrin dhe i pėrbuzte armiqtė e tij. Allahu i Madhėruar thotė: Unė u kam paralajmėruar pėr zjarrin e ndezur fort. Aty nuk hyn tjetėr, pėrveē atij, qė ėshtė mė i mjeri, i cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps. (92:14-16) Nė ajet bėhet fjalė pėr Umejje ibn Halefin, i cili pėrgėnjeshtroi Profetin dhe u zmbraps pėrballė urdhrave tė Allahut dhe pėr cilindo, qė ėshtė ose ishte si ai. Mė tej Allahu i Madhėruar thotė: Ndėrsa, ai qė ėshtė i devotshėm, do tė jetė larg tij (zjarrit); ai, qė e jep pasurinė e vet, qė tė pastrohet e jo pėr tu shpėrblyer nga dikush, qė i ka bėrė mirė mė parė, qė e jep vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė Lartit; ai, sė shpejti, do ta gėzojė atė kėnaqėsi. (92:17-21) Nė kėtė ajet flitet pėr Ebu Bekr Es Siddikun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), pėr tė gjithė ata qė ai i liroi, si dhe pėr tė gjithė shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ammar ibn Jasiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Nėna e tij dhe babai i tij janė torturuar mizorisht nga idhujtarėt. Ata ishin tė fisit Beni Mahzum. Beni Mahzumėt, me nė krye Ebu Xhehlin, i merrnin ata, prisnin pikun e vapės dhe i torturonin nė rėrėn e nxehtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė tyre dhe u thoshte: O familja e Jasirit! Duroni, juve u ėshtė premtuar Xheneti! O, Zoti im! Fale familjen e Jasirit! Jasir ibn Amir ibn Malik el Amsijju el Medhhaxhiju babai i Ammarit vdiq nėn tortura. Sumejja, bija e Hajjatit nėna e Ammarit- ishte robėreshė e Ebu Hudhejfe Mahzumijut. Ajo ishte e moshuar dhe shumė e dobėt. Pas torturash tė shumta, Ebu Xhehli e mbylli poshtėrsinė e tij, duke e dhunuar kėtė nėnė tė madhe me njė heshtė. Sumejja vdiq. Ajo ėshtė dėshmorja (shehidja) e parė e Islamit. Ammarit iu bėnė mė tė rėnda torturat. Idhujtarėt herė i vishnin njė koracė, kur ishte vapė e madhe, herė i vendosnin mbi gjoks njė copė gur tė rėndė e tė nxehur shumė. Herė tjetėr do ta zhysnin nė ujė, derisa ai, i sfilitur tha atė qė donin ata, por zemra e tij ishte e mbushur me iman (besim). Prandaj, Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: Ai, qė e mohon Allahun, pasi e ka besuar Atė - pėrveē atij qė detyrohet (pėr tė mohuar), kur zemra e tij ėshtė e qetė, me iman ai, qė kėnaqet me mosbesimin, mbi tė ka zemėrim nga Allahu dhe pėr ta ka njė dėnim tė madh. (16:106) Musab ibn Umejri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ishte njė prej atyre njerėzve me jetesė mė tė mirė. Kur pėrqafoi Islamin, nėna nuk e lejonte mė tė hante e tė pinte. Ajo e nxori nga shtėpia dhe Musabi jetoi kėshtu, derisa lėkura iu fishk e iu bė si kėmishė gjarpri. Suhejb ibn Senan er Rumi torturohej, derisa humbiste ndjenjat e nuk dinte ēthoshte. Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u torturua tmerrėsisht nga xhaxhai i tij. Ai e mbėshtillte me njė rrogoz prej gjethesh palme dhe mė pas e tymoste atė. Ebu Bekr Siddiku dhe Talha ibn Ubejdullahu, gjithashtu janė torturuar dhembshėm. Neufel ibn Huejlid el Adeuiu i mori ata. Dikush ka thėnė qė i mori Othman ibn Ubejdullahu, i lidhi tė dy me litar, pėr tė mos i lėnė tė falen e pėr tua ndaluar fenė islame. Por ata tė dy e kundėrshtuan dhunėn e tij; bėnė ēmos, derisa u zgjidhėn dhe falėn namaz. Ebu Bekri dhe Talhai janė quajtur dy miqtė, sepse janė lidhur tė dy me njė litar. Ebu Xhehli, kur dėgjonte pėr dikė tė nderuar dhe me pozitė, qė ishte bėrė mysliman, e paralajmėronte dhe e kėrcėnonte se do tė humbiste pasuri e pozitė. Kur ai, qė bėhej mysliman, ishte i dobėt dhe i varfėr, Ebu Xhehli e rrihte rėndė dhe pėrpiqej qė ta mashtronte. Pra, sa herė qė idhujtarėt merrnin vesh se ndonjėri pėrqafonte Islamin, bėnin ēmos ose duke e munduar dhe torturuar, ose duke e mashtruar. Idhujtarėt vepronin kaq rėndė kundėr myslimanėve tė dobėt e tė varfėr, qė ishin shumica. Ndėrsa, pėr ata qė bėheshin myslimanė nga njerėzit e mėdhenj e me pozitė vepronin ndryshe. I bėnin mirė llogaritė me ta. Merreshin me kryetarėt e fiseve (idhujtarė) e me njerėzit me pozitė dhe me shumė kujdes pėrpiqeshin qė ti prapėsonin nga Islami.
|