Tema: Korigjim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-11-09, 15:08   #41
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Korigjim!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Sooo... let's continue...
Do tė sfidoj, nė radhė tė parė, tė nderuarėn Idila (por edhe tė tjerėt)...
Do tė provoj me njė "letėr dashurie" tė stilit klasik, pra tė stilit tė pėrfaqėsuesve tė romanticizmit.
Letrėn, pa keqkuptim por me respekt, do t'ia drejtoja tė nderuarės Idila.


E dashur Idila,

Kjo vjeshtė e bukur nė tė cilėn kemi hyrė, mė ka ligėshtuar shpirtin. Ti je tashmė larg meje. Por mjafton tė tė ēoj nė mendje dhe atėherė zemra ime kapet nga njė rrėnqethje e ēuditshme, dhe me zė tė ulėt i them vetes: "ah i vdekur i gjallė"!
Por, e di ti pse ndodh kėshtu?
Sepse njerėzit janė lindur thjeshtė pėr tė ushqyer njėri-tjetrin, thjeshtė pėr tė jetuar sė bashku nėn njė kulm, por pa mundur kurrė tė shuajnė etjen e tyre shpirtėrore. Le tė bėjnė provė ata tė ushqehen ndėrsjelltazi me kėtė ushqim shpirtėror, qė ėshtė dashuria, dhe ata do tė shohin se do tė rilindin nė ēast, dhe zjarri do t'iu pushtojė trupat.
Idila ime e dashur! Ne nuk jemi asgjė tjetėr veēse fushėbeteja e katėr luftėtarėve tė egėr dhe tė pamėshirshėm: trupi, mendja, shpirti, zemra.
Qė tė katėr, secili mė i fortė se tjetri. Ndodh qė tė ndeshen dy nga dy. Ndodh qė edhe tre kundėr njė, por luftimi, megjithėse i pabarabartė ėshtė mjaft i ashpėr dhe rrallėherė ka fitore.
A nuk kėrkon trupi qė tė jetė tani pranė teje? Por a nuk ėshtė mendja qė thotė se kjo ėshtė e pamundur? Por a nuk ėshtė zemra qė thotė se dua tė shkoj me ēdo kusht? Po shpirti, a nuk ėshtė ai qė mundohet tė luajė prijėsin duke thėnė sė fundja, unė jam ai qė kam nė dorė ēdo qenie njerėzore?
E di, e dashur, qė do tė na duhet tė jemi tė ndarė, dhe pėr shumė kohė. E di sė gjėrat kanė filluar tė mė turbullohen nė kokė. Kjo ndarje e dhimbshme po mė bluan shpirtin pėr ēdo ditė. Ulem nė tavolinė dhe shkruaj ndonjė poezi. Dėshironi t'jua lexoj njė, e dashur?

Mallkuar qoftė toka qė rrotullohet,

duke bėrė vitet kėshtu tė shkojnė,

por as i ngulur nė njė vend nuk rrohet

larg dashurive qė zemra bashkojnė.

Kjo luftė qė pėrmenda mė lart, do tė mė vrasė njė ditė. Nėse nuk do tė mėsoj ta mposhtė, atėherė ajo do tė mė gllabėrojė.
Dje isha nė spitalin kėtu ku banoj, dhe mjekėt panė ca shenja ēmendurie. Por unė e di, nuk ėshtė ajo ēmenduria qė tė kthen nė tė paditur, por ajo ēmenduria e ėmbėl qė ju bėn tė shihni ngado harmoninė e natyrės, fytyrėn tuaj tė dashur tė shkrirė nė tė.
Do tė kthehem tek familja ime. Ndoshta do tė mė bėjė mirė. Janė tė vetmit qė mė kanė mbetur. Do t'ju largohem ende mė shumė. Por ju do tė dini tė ruani nė zemrėn tuaj atė zjarr tė dashurisė sonė, kėsaj dashurie tė pafat, dhe do ta ruani tė pastėr nė jetė tė jetėve.
Ne nuk do tė jemi bashkė, nuk mundemi. Copėtimi do tė jetė i dhimbshėm, por duhet. Nuk mund t'ju shoh mė nga aq afėr pa mundur t'ju flas. Do tė kisha dashur t'ju shkruaj shumė mė tepėr por e di se kjo vetėm sa do tė na dobėsonte zemrat, tashmė tė lodhura.
Ju pėrqafoj, e dashur Idila, dhe ta dini se po ta kisha lėnė zemrėn time tė fliste krejt e lirshme, kjo do tė kishte qenė ende mė e vėshtirė. Mė falni pėr kėtė gjuhė tė shkoqur, por nė fatin tim qė mė ėshtė shkruar tashmė, ėshtė e pamundur qė tė zotėroj ende guximin e duhur pėr tė vazhduar, duke pasė frikėn e madhe se kjo do tė mė turbullonte deri edhe nė harmonitė mė tė vogla tė jetės sime tė brendshme.

Lamtumirė, e dashur, lamtumirė!

Fantastike, as edhe njė vėrejtje. Nganjėherė nuk mund tė arrijmė dot nė konkludime tė sakta, ngaqė i pėrzihet ndjenja arsyes. (hahaha)

Vazhdojmė mė tutje....

Si liqenj tė kaltėr fėrgėlluan nga vetmia dhe dėshira sytė e mij. Si dashuri e qetė lulėzoi nė gojė njė buzėqeshje e mbetur pėrgjysmė. Si kujtim mbaj nė dorė njė trėndafil gjysmė tė tharė duke e rrotulluar nga njėra dorė nė tjetrėn. Si njė burim i kėndshėm ėshtė kjo kėnaqėsi qė mė jep kjo dlirėsi, por si njė makth ėshtė kjo qetėsi qė po mė hanė nga brenda. E urrej heshtjen, nė tė gjitha format dhe mėnyrat qė mund tė shprehet ajo.
Nuk tė pyeta njėherė, si tė ra nė mendje tė mė shkruash kėtė letėr, i dashuri Panta?
Sa dua tė tė them, se sapo mė shkule nga vetja zemrėn dhe shpirtin, por jam e sigurtė se nuk do tė mė kuptosh, por do ta marrėsh si njė shenjė dobėsie tė theksuar.
Njė natė ishte si tė tjerat,
por si tė tjerėt nuk ishim ne tė dy.
Hėna na puthte faqet e gushėn
dashuria na puthte nė zemėr e sy.
Duart shtrėngonin shoqen
qė bashkė tė ishin pėrjetė,
sa hėna tė na vėshtrojė nga lart
mė the, se ndarje kurrė s`do tė ketė.
Lamtumirė, i dashuri Pantė, lamtumirė!

(Asta la vista baby ahahaha)

__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė