Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-12, 15:57   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

I ftohtė... i frikshėm


Beqė Cufaj
Lot. Ngado lot. Lot tė hidhur. Lot pėrmallimi. Nė shtėpi, nė tren, nė aeroport, nė televizor, nė telefon, nė libra, nė gazeta. Dhe nė qiell e tokė. Ėshtė muaji shkurt dhe ky muaj nuk di, nuk mundet, nuk do tė jetė ndryshe, pos i turbullt. Me shi e borė dhe gri, plot gri, i cili kryeneē siē ėshtė... sikur lufton tė mos shkojė pėr t’ua lėshuar vendin pranverės dhe verės. Qiellit tė kaltėr me re tė bardha dhe fytyra tė ēelura fėmijėsh, pleqsh, grashė dhe burrash tė cilėt nuk ia kanė besėn kėtij moti si sot e mot.
Ėshtė e premte dhe mė fshijnė djersėt e ftohta derisa shoh kokat e kėtyre mijėra e mijėra njerėzve. Mendoj nė Gaußin (matematicientin e madh gjerman) dhe faktin sesi nė ditėt e pleqėrisė nuk bėnte gjė tjetėr pos qė pėr mbretėrinė prusjane bėnte ca statistika tė ēuditshme nė bazė tė tė cilave llogariste kohėn, ose thėnė edhe mė mirė probabibilitetin e jetėzgjatjes sė banorėve tė varfėr tė Mbretėrisė. Dhe prejse shkrimtari i ri gjerman Daniel Kehlmann ka botuar librin e tij „Matja e botės“ (Die Vermessung der Welt), roman ky i cili pėr tre-katėr vjet ėshtė pėrkthyer nė dyzet gjuhė dhe ėshtė shtypur e shitur me miliona e miliona ekzemplarė.
Njė gjetje gjeniale. Pėr dy njerėz gjenialė. Aty ku ėshtė matematicienti Guaß, atėherė s’ka si bėhet edhe pa Humboldtin e madh. Sepse pėr Gaußin dhe Humboldin rrėfehet nė romanin nė fjalė. Pėr dy shkencėtarė tė mėdhenjė dhe dy rrugė jetėsore: njėra (e Gaußit) me moslėvizje por pėr kėtė me plot ėndėrra e ankthe dhe tjetra (e Humboldtit) me marrjen e botės sė egėr nė sy e nėn kėmbė.
Njė matje- tė themi mė mirė e jetės sesa e botės, pėrmes dy pikėshikimeve por me njė dhe tė vetmin cak: atė tė gjetjes sė njė pėrgjigjeje pėr kapėrcyellin e ndėrrimeve tė mėnyrės sė tė jetuarit nė tė katėr anėt e botės. Nga amazonat e Amerikės Latine tė Humboldtit drejt Qiellit me planetet dhe numrat e matjeve tė tokės e jetės sė Gaußit. Njė punė jo edhe aq e lehtė kjo e cila edhe njėherė dėshmon sesi edhe gjenialiteti nuk ndihmon qė ta japė pėrgjigjen e fundit nė pyetjet tė cilat edhe atėbotė si edhe sot vazhdojnė tė ngarkojnė kokat e kthjellėta tė gjenive e ngapak edhe vdektarėve tė zakonshėm.
Mė duhet ta zgjedh Humboldtin dhe lėvizjen e tij fizike edhepse Gaußin e dua mė tepėr. Sepse ky ėshtė mė ekscentrik. Mė kontradiktor. Mė depresiv. Humboldi i di tė gjitha kėto por nuk do dhe nuk mund tė dorėzohet. Deri nė pleqėri. Nė udhėtimin e tij tė fundit pėrgjatė stepave ruse. Deri nė ēastin kur e sheh dhe takon njė mbrėmje tė ftohtė nė oborrin mbretėror tė Berlinit njeriun i cili e di se ēfarė do tė ndodhė edhe nja 100 vjet. Si do tė ndryshojė kjo botė. Dhe pėr kėtė mallkon ēdo gjė por mė sė shumti vetveten. Pėr faktin qė ka lindur nė njė kohė tė keqe, nė njė kohė tė pakohė. Kur njerėzit ende nuk e dijnė se sa shpejt do tė ecė ēdo gjė. Makinat, trenat, avionat, medicina, armėt... Njerėzimi.
Nė Gaußin mendoj kėtė mesditė shkurti nė kėtė qytet. Tramvajet dhe trenat janė plot njerėz. Tė gjithė janė tė thelluar nė mendime apo libra e gazeta. Ēdo gjė ėshtė e vetėkuptueshme. Thuajse nuk i drejton lokomotivat, makinat e avionėt dorė njeriu... por ligjet e matematikės.
Prandaj kthehem tek Humboldti. Mė mungojnė amazonat: jo tė Amerikės Latine por tė Ballkanit.
Boshnjakja e re ėshtė varur nė dritaren e trenit i cili do tė niset. Merr njė faculetė dhe fshin lotėt. Qan me dėnesje. Nuk shoh kujt ia bėn me dorė. Kjo skenė e cila ngjet kėtė mesditė nė njė tren pėrkon me njė pamje tė njė kiē filmi i cili nuk do tė duhej tė ishte nga Hopolywoodi por nga Boollywoodi. Kėtė gjė e mendoj derisa shoh indusin e ri i cili nė tryezėn e ngrėnies nė bistro ka nxjerrė kompjuterin e tij portabėl dhe shikon diēka nė tė... Punon nė tė.
Mė vjen keq qė gjykoj kaq rėndė pėr lotėt e boshnjakes. Kushedi ēfarė fati e fatesh e pėrcjellin atė edhe kėsaj radhe. Pas tmerreve tė Bosnjės dhe Ballkanit tė cilat e kanė hedhur nė vendin e pasardhėsve tė Gaußit e Humboldit. Nuk dua tė mėrzitem dhe tė mėrzis. Prandaj mė duhet tė bėj diēka. Tė telefonoj dikė. Nga dhe nė amazonat ballkanike. Shkoj tek shkronja B. Dhe shoh emrin e (Mahmut) Bakallit. Mė duhet ta fshij. Ta shlyej pėrgjithmonė (edhe) kėtė numėr dhe kėtė emėr. Ēdo gjė do jetė vetėm njė kujtim i pėrjetshėm. Asgjė mė pak as mė shumė.
Shikoj nga boshnjakja e re. Filloj tė mendoj dhe dua tė kuptoj pėr lotėt dhe mėrzinė e cila sikur mė kishte grishur tė pėrfundoja aty ku nuk do tė duhej.
Mbylli telefonin dhe shikoi nga qielli. I cili vazhdon tė luftojė me vetveten. Mes grisė dhe tė kaltrės... Nė kėtė tė ftohtė frikėsues.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 11-02-12 nė 15:58
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė