Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-11, 10:26   #9
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Horoskopi vjetor 2011

LUANI

ZBRAZENI SKENĖN, PO VIJ!

Numrat me fat:
Mundėsitė e suksesit gjatė kėtij viti do tė jenė tė lidhura me kėta numra: 8, 18, 28, 48.

Motoja juaj pėr 2011-n: Kreativiteti ėshtė arti i tė mbledhurit “tė zgjuar”, ku dy plus dy tė mos bėjnė katėr, por pesė. (Artur Kėstler, shkrimtar dhe filozof hungarez)

Gjatė gjithė gjashtėmujorit tė parė tė vitit qė po vjen do tė ndiheni shumė entuziastė. Askush dhe asgjė nuk do t’ju bėjė tė humbisni besimin nė vetvete, entuziazmin dhe bujarinė qė do t’ju karakterizojė gjatė kėtij gjysmėviti. Askush nuk do tė mundė tė ndalė ambiciet tuaja nė fushėn sociale.

Nė kėtė fillimvit 2011 do tė keni shumė njohje dhe do tė provoni miqėsi tė reja tepėr interesante. Do tė jeni nė qendėr tė vėmendjes sė tė gjithėve qė do t’ju rrethojnė dhe gjithashtu do tė dini tė manovroni bukur nė fushėn sociale. Si kėmbim do tė merrni gjėrat qė dėshironi aq shumė.

Pra, pėr ju parashikohen udhėtime dhe ngritje nė detyrė. Nė pjesėn e dytė tė vitit 2011 do tė ishte mė mirė qė tė jeni sa mė shumė me kėmbė nė tokė, pėr tė mos rėnė viktimė e iluzioneve false.

Tė shumtė janė planetėt nė favorin tuaj. Mėrkuri do t’ju shikojė pozitivisht pėr njė periudhė tė gjatė. Veēanėrisht nė muajt gusht, nėntor dhe dhjetor, ndikimi i tij do tė shtojė edhe aftėsitė tuaja profesionale dhe do t’ju shtyjė tė arrini atė qė nuk e kishit menduar se do ta realizonit ndonjėherė. Por fati ėshtė me ju. Pra, jeni i pushtuar nga suksese tė mėdha nė shkollė dhe karrierė, udhėtime dhe biznese premtuese.

Nga janari e deri nė ditėt e para tė qershorit, Jupiteri do t’ju ndihmojė nė zbulimin dhe arritjen e objektivave tuaja tė reja. Risitė nuk do t’ju mungojnė. Nuk duhet tė ndaloni pėrballė tė panjohurės qė ju shfaqet pėrballė. Mendja e kthjellėt dhe maturia do t’ju udhėheqin pėrpara nė kėtė periudhė.

Me kokėn lart do t’i bėni ballė ēdo vėshtirėsie dhe pėrpara verės do tė arrini atė qė dėshironi. Bėhet fjalė pėr njė diplomim ose realizim tė njė udhėtimi qė keni ėndėrruar prej kohėsh.

Por, mbi tė gjitha, pėrpara jush do t’ju shfaqet njė jetė e re sentimentale tepėr frytdhėnėse, e cila do tė kurorėzohet nga lindja e njė dashurie tė re, tė cilėn ju e keni pritur prej kaq kohėsh.

Rreth datės 4 gusht, Jupiteri do tė arrijė pikėn mė tė lartė tė ndikimit tė tij nė jetėn tuaj. Prandaj karriera, ambiciet dhe programet qė keni, mund tė realizohen shumė lehtė. Njė ditė mjaft frytdhėnėse kjo pėr ju.

Nėse do tė jeni nė gjendje t’i luani mirė kartat qė dispononi, gjatė muajit gusht mund tė shkoni ku tė dėshironi dhe tė realizoni ēdo ambicie qė keni. Megjithatė, bėni kujdes dhe mos harroni se Jupiteri mund t’ju mashtrojė me premtime qė jo gjithmonė mund t’i realizojė.

Saturni, i cili ėshtė njė planet i vjetėr nė shenjėn tuaj, do t’ju shtyjė drejt kontakteve tė reja nė fushėn profesionale dhe atė sentimentale. Falė ndikimit tė tij, do e keni mė tė lehtė tė diplomoheni, tė gjeni njė punė, por mbi tė gjitha, falė tij, do tė keni besimin e madh se mund t’ia dilni mbanė kudo dhe do tė pėrballoni me sukses ēdo vėshtirėsi tė momentit. Vetėm falė planetit Saturn ju do tė jeni mė tė pėrgjegjshėm pėr veprimet tuaja dhe ai do t’ju ndihmojė tė keni rreth vetes ngrohtėsinė e tė tjerėve.

Udhėtimi tranzit i Uranit, i cili me fillimin e vitit 2011 do tė prekė tė lindurit e shenjės sė Luanit, do tė minimizojė te ju shpirtin tuaj aventuresk, kėshtu qė do ta keni mė tė lehtė tė zhvilloni jetėn tuaj profesionale, duke u inspiruar nga filozofitė e reja tė jetės.

Periudha e parė (qė prej datės 23 korrik deri mė datė 2 gusht). Nė kėtė periudhė do tė gjeni njė pėrkrahje tė rėndėsishme si nė punė, ashtu edhe nė jetėn e pėrditshme. Ju pret njė jetė mė e gjallė, mė aktive dhe do tė keni mundėsinė qė ėndrrat tuaja t’i shihni teksa realizohen. Kėshtu qė gjatė kėtyre datave priten ndryshime pozitive nė jetėn tuaj.

Periudha e dytė (nga 3 gushti deri mė 12 gusht). Falė mbėshtetjes sė Saturnit, i cili do t’ju ndihmojė t’u jepni zgjidhje problemeve tuaja, mund tė realizoni projekte tė mėdha nė kėtė periudhė.

Periudha e tretė (nga 13 gushti deri mė 23 gusht). Ju do tė jeni shumė pak i interesuar nga kalimi i planetėve nė shenjėn tuaj, kėshtu qė do tė qėndroni tė qetė pėr tė shijuar frytet e punės suaj. Gjatė kėsaj kohe do tė pushoni dhe qetėsia do t’ju bėjė mjaft mirė pėr shėndetin.

Objektivi i vitit: tė rriteni profesionalisht, tė zgjeroni horizontet jetėsore dhe tė udhėtoni sa mė shumė.

Dashuria

Ndėrmjet jush dhe personit qė doni, disa gjėra nuk janė sistemuar ende, si pėr shembull, duhet tė gjeni njė gjuhė tė pėrbashkėt nė shumė gjėra. Por mos u mėrzitni, sepse Saturni, i cili ka njė ndikim tė madh te shenja e Binjakėve, do tė punojė pėr t’jua lehtėsuar gjėrat nė jetėn sentimentale.

Pra, mund tė mbėshteteni te kėshillat e njė tė linduri nė shenjėn e Binjakėve. Por kjo edhe falė Plutonit, i cili do tė sjellė mes jush mirėkuptim erotik, qė do tė forcojė raportin tuaj.

Ndikimi i Jupiterit nė shenjėn tuaj do tė sjellė begati nė dashuri. Por, nėse raporti nuk do tė jetė kėshtu pėr tė gjithė, atėherė do tė jetė pėrsėri Jupiteni qė do t’ju ndihmojė t’i kaloni plagėt e vjetra me sa mė pak dhimbje. Pavarėsisht kėsaj, mos u dėshpėroni, pasi Plutoni do tė bėjė tė mundur qė ju tė krijoni njohje tė reja.

Dhe nga fillimi i gushtit nė kėtė fushė do tė pėrfitoni mė shumė siguri. Kėshtu qė gjatė muajve tė parė tė vitit 2011, pėrfitoni pėr tė sqaruar me atė qė doni divergjencat mes jush, pasi nė pranverė ju presin njohje tė reja, dhe nga fillimi i verės mund tė krijoni edhe njė lidhje tė re.

Njohjet e reja do tė jenė tė pranishme te ju dhe falė Marsit, nė muajin dhjetor do tė jeni mė tėrheqės dhe mė tė bukur nė sytė e tė tjerėve.

Puna

Sadisfaksionet nuk do tė mungojnė nė punė. Saturni dhe Jupiteri sė bashku me Plutonin punojnė pėr karrierėn tuaj profesionale. Fillimi i vitit do tė jetė entuziazmues, ndėrsa objektivat do t’i arrini nga fillimi i gushtit, muaj nė tė cilin Jupiteri do t’ju bėjė mė kreativė. Ndėrsa Urani do t’ju ndihmojė tė lidhni raporte tė mira me ato persona qė kanė vlera, duke krijuar perspektiva tė ndryshme, ndėrsa Saturni nga ana e vet u hap dyert tė rinjve qė janė nė kėrkim tė njė pune tė mirė.

Muajt dimėrorė janė premtues, tė pasur me risi, por lėvizni me kujdes nė pranverė. Maji do tė jetė premtues, ndėrsa nė gusht askush nuk do t’ju ndalojė nė realizimin e dėshirave tuaja. Pra, me pak fjalė, viti 2011 do tė jetė mjaft bujar me ju dhe do t’ju lejojė tė hidhni pas krahėve periudha tė vėshtira. Nė kėtė vit do tė ndiheni mė i sigurt nė vetvete dhe tė aftė pėr t’u pėrballur sa mė mirė me ēdo sfidė.

Paratė

Nga fillimi i vitit deri nė fund tė korrikut, situata ekonomike do tė jetė e pandryshuar pėr ju, kėshtu qė mos i shtrini kėmbėt mė shumė sesa keni jorganin. Por nga gushti, Jupiteri, falė edhe ndikimit tė Plutonit, do t’ju favorizojė shumė nė kėtė drejtim. Paratė do tė fillojnė tė qarkullojnė mė shumė nė xhepat tuaj dhe investimet qė do tė bėni, do tė jenė mė shumė frytdhėnėse.

Shėndeti

Do tė gėzoni shėndet tė plotė, por edhe duhet tė keni shumė kujdes me tė, pasi do t’ju ndjekin nga pas momente stresuese. Duke pasur njė ritėm tė lartė pune, do tė neglizhoni shėndetin tuaj, prandaj bėni kujdes! Hera-herės duhet tė bėni disa pushime, tė ushqeheni mirė dhe tė flini sa mė shumė. Gjithsesi, falė pranisė sė Jupiterit nė shenjėn tuaj, gjatė gjysmės sė dytė tė fillimvitit do tė jeni nė formė dhe me ardhjen e verės do tė gėzoni shėndet mjaft tė mirė. Por duhet tė bėni kujdes edhe me shėndetin tuaj seksual.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė