Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-13, 23:46   #36
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Nje rrefim tjeter,se si nje Vajze Mergimtare 16 vjeqare i doli Zot vatanit ne luft kunder Armikut..Ajo me vullnetin e saj dhe disa shokve te saj mu nga mergimi ishte e gatqme qe te jete pjestare e UQK se ne vitet kur Lufta plasi ne gjitha vendet e Kosoves.Ajo muar pushken dhe ju vesh UQK se Gllogjanit.

E verteta.
Vajza 16-vjeēare qė bėri historinė. Ajo la “Barby”-t rroki kallashin kundėr serbit…

prap me nje foto te Vazjes se njohur,ndoshta jo rastesisht?
mcs,(kerkoi ndjes nese fotoja e pengo nen temen)?flm,

Tė gjithė nė Gjakovė e njohin Mimoza Shalėn, si njė vajzė tė qetė, ndėrsa jo shumė prej tyre e dinė historinė e saj, tė cilėn jo me shumė detale po tentojmė ta sjellim nė kėtė rrėfim, shkruan ne umrin esotem gazeta “Zėri” i Prishtinės.
“Asnjėherė nuk kam menduar qė si femėr, jam e paaftė pėr luftė. Gjithmonė, edhe si fėmijė e kam pasur njė karakter tė veēantė dhe njerėzit nuk i kam dalluar nė bazė tė gjinisė, por nė bazė tė karakterit”, fillon Mimoza me tregimin e saj, duke iu pėrgjigjur insistimit tonė pėr ta pyetur se a ėshtė frikėsuar qė si femėr tė jetė pjesė e luftės ēlirimtare.
Ajo shton se as mosha e re nuk e ka penguar qė ta zgjedhė armėn si mjetin e vetėm pėr ēlirim tė vendit.
“Kur bashkė me njė grup tė vogėl shokėsh planifikonim tė shkonim nė UĒK, dėgjuam se atje kishte edhe tė rinj tė tjerė. Kjo na pati motivuar edhe mė shumė dhe na pati shtyrė qė pa asnjė hezitim tė niseshim drejt Gllogjanit”, vazhdon me tregimin ajo.
Ata fillimisht mezi ishin pranuar nė zonat e luftės, pikėrisht pėr shkak tė moshės sė re, por pasi ishte kuptuar se ata kishin shkuar nė luftė pėr ideal e jo pėr ekskursion ishin pranuar me mjaft dashamirėsi.
Megjithatė, lufta nuk kishte qenė e lehtė pėr tė. “Mė ra fati qė pėr herė tė parė si ushtare tė merrja pjesė nė betejėn mė tė ashpėr, atė pėr mbrojtjen e Gllogjanit, nė tė cilėn pėrjetova gjėrat mė tė rėnda tė mundshme. M’u vranė dy shokė, ndėrsa nė fund njė grup prej 11 ushtarėsh mbetėm tė izoluar nė mal pėr 3 ditė, nė borė e pa ushqim”, tregon ajo, por me bindje shton se tė gjitha kėto pėrjetime nuk e kanė lėkundur asnjėherė nga vendimi i saj, bile edhe e kanė fuqizuar mė tepėr.
E plagosur nė Ēabrat
Duke bashkėndjerė vuajtjet e qytetarėve tė Gjakovės pas 24 marsit 1999, Mimoza kishte vendosur qė t’u bashkėngjitej shokėve tjerė nė Brigadės 137, tė cilėt po planifikonin tė fillonin betejėn e parė nė njė zonė urbane, atė tė Ēabratit. “Nė Ēabrat kam mbėrritur nga Shqipėria kur kisha shkuar pėr furnizim me armė, pas 3 ditė rrugė tė mundimshme nė kėmbė e tėrėsisht e dėrmuar nga lodhja.
Nuk kam pasur mundėsi tė pushoj as njė orė tė plotė dhe kanė filluar luftimet”, vazhdon tė rrėfejė Mimoza detaje nga beteja e Ēabratit.
“Me njė grup bashkėluftėtarėsh isha e pozicionuar nė mes tė shtėpive dhe kodrės sė Ēabratit, njė terren mjaft i vėshtirė dhe shumė i sulmuar nga forcat serbe. Pėr pak kohė mė janė vrarė tė katėr bashkėluftėtarėt qė kanė qenė me mua, ndėrsa unė jam plagosur dhe kam mbetur tėrėsisht vetėm. Meqenėse nė Gjakovė kisha mbėrritur vonė, nuk e dija mirė se ku ishin tė pozicionuar ushtarėt tanė e ku ata tė armikut, prandaj kjo ma vėshtirėsoi edhe mė shumė situatėn, sepse nuk dija nga tė tėrhiqesha. Kam filluar tė zbresė poshtė, nė drejtim tė shtėpive duke ecur zvarrė dhe pėr fat tė mirė mė ka parė njė banore e asaj lagjeje, zonja Drita Sada, e cila nėpėr flakė tė pushkėve mė ėshtė afruar pėr ndihmė. Ajo ma ka mjekuar plagėn dhe mė ka mbajtur nė njė shtėpi tė braktisur pėr 7 orė tė plota, derisa i ka takuar dy ushtarė tė UĒK-sė dhe i ka njoftuar se jam e plagosur”, tregon Mimoza, pėr tė na bėrė tė ditur edhe njė detal mjaft interesant nga ky episod i jetės sė saj.
“Zonjėn qė mė shpėtoi e kam takuar vetėm pas 13 vjetėsh. Unė e kam kėrkuar njė kohė tė gjatė, por nuk ja dija emrin dhe nė bazė tė pėrshkrimit askush nuk e njihte. Takimi me tė ka qenė shumė emocionues. Jemi shtrėnguar fort dhe pėr disa minuta kemi mbetur duke e shikuar njėra tjetrėn. Mė vonė jemi qetėsuar dhe kemi biseduar pėr ditėn e plagosjes. Ka pasur lot, por lot gėzimi e falėnderimi”, tregon Mimoza.
Paslufta, zhgėnjimet dhe diferencimi
Shumė shpejt euforia e ēlirimit kishte filluar tė zhdukej dhe Mimoza kishte kuptuar se jo tė gjithė bashkėluftėtarėt e deridjeshėm po ecnin rrugės qė bashkė e kishin nisur.
“Menjėherė pas luftės nė mesin e luftėtarėve filloi njė zhgėnjim i madh, zhgėnjim qė vazhdon tė jetė prezent edhe sot. Disa nga komandantėt dhe bashkėluftėtarėt pas luftės filluar tė bėnin gjėra tė pahijshme, me tė cilat unė dhe shumė tė tjerė nuk pajtoheshim assesi, sepse ishin nė kundėrshtim me atė pėr tė cilėn ne kishim luftuar”, thotė ajo.
E duke qenė se tė zhgėnjyerit kishin filluar t’i kundėrshtonin hapur kėto veprime, nė mesin e ushtarėve filluan edhe diferencimet dhe pėrjashtimet nga rrethi, e tė cilave nuk u shpėtoi as Mimoza.
“Njėsoj ka ndodhur edhe me mua. Kam qenė e pėrjashtuar nga rrethi sepse e kanė kuptuar se nuk pajtohem tė bashkėpunoj nė tė kėqijat e tyre dhe se i kam qėndrimet e mia nga tė cilat nuk largohem. Nė momentin kur ka filluar formimi i TMK-sė ka filluar shkėputja ime dhe e shumė tė tjerėve nga ky grup njerėzish”, vazhdon Mimoza, duke mos e fshehur gėzimin qė shpejt ka arritur tė dalė nga ajo vorbull e keqe. “Vonė e kemi kuptuar se janė bėrė lojėra me ne. Me njėrėn dorė na kanė ledhatuar e me tjetrėn na kanė goditur”, thotė me dėshpėrim ajo.
Kthimi nė normalitet pėrmes “Vetėvendosjes”
Pas largimit nga ajo pjesė e vėshtirė e pasluftės, Mimoza kishte vendosur qė t’i kthehej jetės normale. Regjistron studimet universitare dhe i pėrfundon me sukses, ndonėse kthimi i njė ushtari nė normalitet realisht ėshtė njė mision mjaft i vėshtirė. Ndėrkohė, ajo ishte bėrė nėnė e dy djemve tė saj, por jeta thotė se i ishte ndryshuar pėr tė mirė, kur kishte vendosur qė tė inkuadrohej nė aktivitet politik, pėrkrah Lėvizjes “Vetėvendosje”.
“Kam qenė intimisht pėrkrahėse e koncepteve tė Vetėvendosjes. Kjo deri para 3 vjetėsh kur vendosa qė edhe zyrtarisht tė bėhem pjesė e lėvizjes. Kjo gjė ma ka ndryshuar jetėn, sepse ‘Vetėvendosja’ dhe njerėzit brenda saj mė kanė ndihmuar shumė qė tė piqem si njeri”, tregon ajo. Mimoza tregon se nuk ėshtė inkuadruar nė “Vetėvendosje” thjesht pėr tė dalė kundėr bashkėluftėtarėve tė dikurshėm, qė sot janė pjesė apo mbėshtetės tė partive tjera, por vetėm sepse nė “Vetėvendosje” e ka gjetur rrugėn qė ajo mendon se ėshtė mė e drejta pėr vendin.
“Unė nuk kam rėnė ndesh me askėnd. Janė ata qė kanė rėnė ndesh me vetveten. Janė ata qė kanė devijuar nga rruga qė bashkė e kemi nisur. Ata qė dikur bashkė me ne ishin ēlirimtarė, sot janė kthyer nė ripushtues tė kėtij vendi. Prandaj unė ndjehem mirė qė po e vazhdoj rrugėn e nisur nė fillim”, thotė Mimoza, ndėrsa tregon edhe pėr presionet e vazhdueshme qė ka nga bashkėluftėtarėt e dikurshėm. “Shumica nuk mė flasin, sepse disa herė kam reaguar ashpėr pėr veprimet e tyre. Mė kanė dėrguar SMS-a, kėrcėnime, porosi nėpėrmjet njerėzve etj. Por asnjėherė nuk mė kanė bėrė pėrshtypje. Gjithmonė do tė jem kundėrshtare e veprimeve tė tyre”, thotė me bindje ajo.
Keqardhje pėr shokėt qė devijuan
Sot, 14 vjet nga pėrfundimi i luftės dhe shumė ngjarjeve tė ndodhura pas saj, Mimoza thotė se nuk do tė kishte ndryshuar asgjė nga jeta, pos tentimit qė t’i mbronte mė shumė disa nga bashkėluftėtarėt e saj dhe qysh nė fillim tė mos i lejonte tė devijonin nga rruga e nisur. Edhe sot pėr tė ėshtė e dhimbshme kur e sheh nivelin e kėtyre bashkėluftėtarėve, tė cilėt sipas saj kanė degraduar nė mėnyrėn mė tė rėndė tė mundshme.
“Ėshtė rėndė, ėshtė situatė e dhimbshme, sepse shumė prej tyre dikur i kam konsideruar si vėllezėr dhe kam qenė nė gjendje edhe tė vdes pėr ta. Mė vjen keq pėr ta, sepse e di se i kanė keqpėrdorur. I kanė futur me valle deshėn ata apo jo. Ndjej dhembje pėr ta. Por kjo nuk mė ndalon qė t’i kritikoj”, thotė ajo.
Me njė moshė relativisht tė re, Mimoza Shala nė vete ėshtė njė libėr i tėrė i historisė dhe ngjarjeve sa krenare aq edhe tė dhimbshme. Njė pjesė e kėsaj historie dhe e kėtyre ngjarjeve u pėrshkrua nė kėtė rrėfim ekskluziv, por nė njė tė ardhme tė afėrt Mimoza do ta shpalosė historinė e saj nė detale. Pėrkundėr angazhimit dhe sfidave gjatė e pasluftės, ajo me vetėmohim e guxim tė pashembullt nuk ka hezituar qė ēdo zhvillim ta hedhė nė ditarin e luftės, i cili pritet ta shohė dritėn shumė shpejt, si njė vepėr qė pritet ta nxisė kėrshėrinė e lexuesit dhe tė zbardhė shumė ngjarje e zhvillime gjatė ditėve tė veprimtarisė sė saj.
__________________________
marr nga/Zėri

..antare e FD/Natyra!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 11-09-13 nė 23:49
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė