Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 00:44   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Mirėpo jeta kishtare vazhdon nė njė qendėr tjetėr, nė Justiniana prima[23]. Dhe pse jo, kur dihet me saktėsi se Justiniani (527-565) e ndėrtoi Justinianėn e parė dhe e ngriti atė nė aspektin kishtar nė rang tė argjipeshkvisė dhe tė mitopolisė me tė gjitha prerogativat. Nė fakt tė gjithė njohėsit e mirė tė kėsaj problematike pajtohen njėzėri se Justiniana prima ėshtė trashigimtare e ipeshkvisė sė Shkupit tė lashtė[24] qė qėndroi besnike ndaj Papatin tė Romės. Pėr kėtė unitet me Papatin e Romės dėshmojnė edhe Novellat X dhe CXXXI tė Justinianit.

Mirėpo edhe Justiniana Prima, pėr shkak tė dyndjeve tė pandėrprera tė popujve tė ndryshėm barbarė dhe tė sllavėve, nuk do tė qėndrojė gjatė. Dhe pėr herė tė fundit, mė sa dihet deri mė sot ajo pėrmendet nė aktet kishtare nė vitin 602, kur Gjonin, argjipeshkvin e saj, pėrpiqet ta ndėrrojė perandori Maurik (582-602). Kundėr dėshirės autokratike tė kėtij perandori ishte angazhuar vetė Papa i Romės, Gėrguri i Madh. Kjo shihet qartė edhe nga korrespodenca e Papės, Gėrgurit tė Madh, letrat e tė cilit ishin adresura pėr Gjonin, argjipeshkvin e pėrmendur, i cili, pėrkundėr kundėrshtimit tė perandorit Maurik, mbetet drejtues shpirtėror i kėtyre visive. Ky ėshtė njėherit edhe ipeshkvi i fundit qė pėrmendet si argjipeshkė i Justinianės sė Parė[25].

Dhe n`atė kohė, pas vitit 602, pėr Kishėn katolike shqiptare tė Dradanisė (Kosovės), fillon njė kohė e vėshtirė, njė pėriudhė qė ėshtė quajtur me tė drejtė koha e errėt[26], ndonėse nė Konėilin e VII ekumenik, qė ėshtė mbajtur nė Nice mė 787, marrin pjesė, pos tė tjerėve, edhe ipeshkvinjt e Drdanisė[27]. Dhe ky fakt dėshmon se, ndonėse nė kushte tė vėshtira, jeta kishtare nė kėto hapėsira ishte e organizuar mirė, ndėrsa jeta pastorale i pėrshtatej kohės.

Sa i pėrket dioqezės sė Shkupit, ajo pėrmendet nė mbarim tė shekullit tė IX. Nė njė dokument tė shkruar nė gjuhėn greke nė mesin e dioqezave tė ndryshme pėrmendet edhe selia e ipeshkvisė sė Shkupit, kurse nė fillim tė shek. VIII e njohim emrin e njė ipeshkvie tė saj. Nė fakt ky ėshtė njėfarė Marinus “episcopus… indignus sanctissmae Dei Genitricis de Scopia” (ipeshkėv… i padenjė i Shenjtėrueshmes Hylindėse nė Shkup). Kėshtu ai nėnshkruhej nė letrėn e dėrguar Papės Inocentit III, 1204[28]. Mirėpo ky vit nuk mund tė merret si “terminus post quem” i fillimit tė kėsaj dioqeze[29]. Ndėrkaq nga korrespondenca e Papės Inocentit III (1198-1216) mėsojmė mjaft pėr hierarkinė kishtare tė trevės dardane[30]. Pėrveė dy arqipeshkvive, pėrmenden nė kėto letra edhe pesė ipeshkvij sufraganė si: Scopiensis (Shkupit), Nissiensis (I Nishit), Prisdiensisi (Prisrenensis, Prizrenit, Pristinensis –Prishtinės I.A.)[31].
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė