Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 08:19   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dy herė brenda natės tentohet tė digjet xhamia nė Gjakovė!

vijimi


Express: Nuk keni ndonjė ide se kush janė ata?

Xhabir Hamiti: Nuk mund tė jap emra tash, dhe ėshtė shumė vėshtirė tė them diēka, por drejtėsia duhet tė merret me kėtė. Kėtė duhet ta bėjnė, sepse nėse unė sulmohem sot, nesėr mund t’u ndodh tė tjerėve. Paramendoni qė sulmohem unė si njė intelektual qė kam gradėn mė tė lartė shkencore islame, atėherė ēka pėr tė tjerėt. Kjo lė tė kuptohet se kėta njerėz kanė ide fikse dhe janė tė indoktrinuar dhe influencuar nga qarqe tė caktuara.

Express: Cilat janė kėto ide fikse qė ju mendoni se janė radikale?

Xhabir Hamiti: Idetė e tyre fikse janė siē thash edhe mė herėt, orvatja e tyre pėr tė sjellė njė kulturė e jo njė islam, dhe jo vetėm arabe, por edhe tė vendeve tė tjera qė nuk pėrputhen dhe nuk janė kompatibile me vendin, mentalitetin dhe kulturėn tonė.

Express: A ka shumė persona qė janė me sjellje radikale?

Xhabir Hamiti: Nuk di numėr tė tyre, por mendoj se janė nė rritje, sepse pėrderisa veprojnė nė kėtė mėnyrė, dikush ėshtė duke i shtyrė ata, duhet tė kenė njė celulė. Kjo pėr faktin se unė jam njė zyrtar i BIK-ut nė nivel tė tėrė Kosovės, prandaj kur ata marrin njė qėndrim tė tillė ndaj meje, ata veprojnė kėshtu edhe ndaj institucioneve tė tjera, ndaj individėve etj.

Express: Deri mė tash BIK-u ka qenė shumė i heshtur nė lidhje me kėta persona. Si mendoni se BIK-u duhet tė veprojė?

Xhabir Hamiti: Unė mendoj se ēdo fe pretendon paqen, por feja mund tė keqpėrdoret nga njerėzit dhe kur keqpėrdoret, ajo kalon nė anarki…

Express: Nė kėtė rast pėr qėllime...?

Xhabir Hamiti: Pėr qėllime tė caktuara tė njerėzve. Pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara nga njerėzit. Dhe feja ėshtė keqpėrdorur historikisht nga njerėzit edhe nė tė kaluarėn. Edhe tash feja vazhdon tė keqpėrdoret jo vetėm nga ne, jo vetėm nga besimtarėt islamė, por edhe tė tjerėt, por kjo qė ėshtė e theksuar te ne, nė kėtė rast, ėshtė te besimtarėt islamė.

Express: Pse nuk ka reaguar BIK-u ndaj rrahjes suaj?

Xhabir Hamiti: Nuk e di arsyen pėrse nuk ka reaguar BIK-u nė kėtė rast, pėr kėtė mund ta pyesni kryetarin e BIK-ut.

Express: A do tė thotė kjo se ata jua kanė kthyer shpinėn juve?

Xhabir Hamiti: Nuk mund tė them pėr momentin, sepse unė tash kam njė pozicion tė ri dhe deri mė tash nuk kam prova se ata ma kanė kthyer shpinėn. Pėr momentin.

Express: Aq sa dimė ne, pėr mėnyrėn se si janė zgjedhur organet e reja tė BIK-ut, ka pasur shumė fjalė. Ju jeni zgjedhur mė 18 tetor tė kėtij viti nė detyrėn qė aktualisht jeni. Mos ka tė bėjė rrahja juaj edhe me kėtė?

Xhabir Hamiti: Edhe kjo mund tė jetė, sepse ata kanė kuptuar se kam fituar njė pozicion tė rėndėsishėm nė kuadėr tė BIK-ut. Dhe tani sigurisht se e kanė parė njė rrezik pėr shkak tė qėndrimeve tė mia tė kohės, tė islamit autokton.

Express: Kur e pėrmendni fjalėn ‘tė kohės’, ēfarė nėnkuptoni?

Xhabir Hamiti: Me kėtė nėnkuptoj njė islam qė i pėrgjigjet kohės, ambientit, vendit, rrethanave tė ngushta tė vendit tonė, por edhe rajonit e mė gjerė.

Express: Mendoni se me kėtė shprehjen “tė kohės’ sulmuesit kanė menduar se ju pėrpiqeni ta devijoni rrugėn e vėrtetė tė islamit, apo diēka tė tillė?

Xhabir Hamiti: Jo, ata e dinė qė unė kam qėndrim tė mirė pėr islamin, punoj pėr islamin, kam libra, kam marrė pjesė nė shumė seminare vendore dhe ndėrkombėtare si dhe jam aktiv dhe vazhdoj tė jem. Mirėpo, mendoj se sigurisht qė unė i kam penguar me kėtė qėndrim timin pėr njė zhvillim tradicional nė islamin qė kemi pasur, pra autokton, tė vendit tonė. Pra, atė qė thash mė herėt, tė zhveshur nga kulturat e huaja, pa pėrmendur vende tė caktuara. Ne e kemi pasur islamin nė trevat shqiptare pėr shekuj me radhė dhe asnjėherė nuk ka qenė element i pėrēarjes. Madje ka ndodhur qė janė martuar i krishteri me myslimanin, apo anasjelltas. Dhe nė kėtė rast ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme, qė e kam pasur edhe temė tė disertacionit tim, nė rrethinėn e Shkodrės ka ndodhur qė gruaja katolike ėshtė ngritur nė syfyr dhe ka bėrė syfyrin gati pėr burrin e saj mysliman dhe nuk ka pasur asnjė problem. Pra, ne e kemi njė kulturė tjetėr. Kemi njė ambient tjetėr, njė mentalitet tjetėr. Me kėtė kam pasur dhe kam njė mendim dhe qėllim se pėrmes kėsaj nė kėtė formė ruhet edhe islami dhe identiteti ynė kombėtar shqiptar.

Express: Por persona qė ju i quani “ekstremistė” kanė ardhur nė Kosovė nga viti 1999, e megjithatė BIK-u me sa di unė, kurrė nuk ka reaguar. Pse kjo heshtje?

Xhabir Hamiti: Unė mendoj se BIK-u ka dalė publikisht me deklaratė nė kohėn kur Rexhep Boja ka qenė kryetar. Pėrmes deklaratės publike, ai ka thėnė se ‘ne nuk kemi nevojė pėr tradita tė huaja kėtu, sepse kemi 500 vjet qė jemi myslimanė’. Pra, ne kemi pasur deklarata tė tilla, por kanė shkuar nė vesh tė shurdhėr. Por ajo qė mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se statusi i BIK-ut nė raport mė shtetin ende nuk ėshtė i zgjidhur. Nė kėtė rast nuk qėndron edhe shteti pas BIK-ut. Unė mendoj se shteti duhet tė qėndrojė prapa BIK-ut, sepse deshėm ose jo, mbi 90 pėr qind nė Kosovė janė tė besimit islam. Prandaj, orientimi i drejtė i kėsaj shoqėrie nė binarė tė drejtė fetarė ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Express: Ēfarė nėnkuptoni me kėtė ‘qėndrimi i shtetit prapa BIK-ut”?

Xhabir Hamiti: E kam fjalėn nė vendimet qė merr BIK-u. Sot ti mund tė marrėsh njė vendim dhe pėr shembull imami i njė xhamie tė caktuar nuk e pėrfill vendimin.

Express: Ka mosmarrėveshje brenda vetė strukturės sė BIK-ut?

Xhabir Hamiti: Edhe sikur tė ketė pajtim tė merret njė vendim qė tė largohet X imami nga njė xhami, pasi ai predikon ide qė nuk pėrputhen me mentalitetin tonė dhe me rrethin tonė, ti nuk ke mundėsi ta largosh atė...

Express: Pse?

Xhabir Hamiti: Sepse nuk e ke ekzekutivin. Pra, nuk qėndron askush pas vendimit tėnd. Dhe, ai qėndron, mbledh xhemat, mbledh grupe tė caktuara, tė kėrcėnon, kėshtu tė sulmon e me radhė.

Express: Ju si BIK, keni pasur ndonjėherė kontakte ne kėto organizata tė huaja qė kanė ardhur nė Kosovė, dini se me ēfarė merren realisht?

Xhabir Hamiti: Unė nuk kam tė dhėna se me ēfarė merren ata. Unė mendoj se shteti duhet tė merret me kėto punė. Unė nuk kam kohė tė merrem me organizatat qė janė tė regjistruara nė kuadėr tė shtetit dhe mė herėt tė UNMIK-ut. Por unė mendoj se ėshtė koha e fundit qė shteti tė merret jo vetėm me organizatat islame, por me tė gjitha organizatat destruktive tė cilat e ēojnė nė shkatėrrim shoqėrinė tonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė