Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 14:34   #5
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

D O D O N A

Pėr kėtė vlen tė pėrmendet edhe njė fakt i pa mohueshėm se:nė shekullin e kaluar, afėr Janinės, Karapanua zbuloi tempullin e Dodonės, ku shkonin klerikėt pellazgė tė Ēamėrisė dhe kryenin detyrat e tyre fetare te perėndia e Diellit - Zeusi.

Klerikėt e asaj kohe ēdo mėngjes kishin si detyrė tė lajmėronin popullin qė jetonin rrėzė malit nė njė ēangė qė i binin shumė herė dhe lajmėronte gjithė banorėt se doli dielli.

Thuhet se nga tė rrahurat ritmike tė ēangės: Don, don, don... edhe te liturgjia mori emrin Dodonė.

Nė Dodonė pėrveē kėsaj teleturgjie mirreshin edhe me pėrcaktimin e fateve tė njerėzve.Si gjithė shqiptarėt e lashtėsisė ashtu edhe ēamėt,besonin nė shumė perėndi. Ky besim i tyre mbante njė logjikė shumė normale.P.sh. nė Dodonė besonin Zeusin,perėndia e Diellit,qė i jep jetė njerėzimit,sidomos natyrės,si dhe nėnis tokė – Demetra qė krijon ushqimin dhe ēdo gjė pėr njerėzimin. Nuk po zgjatem pėr shpjegimin me hollėsi tė Zeusit, tė Demetrės dhe tė perėndive tė tjera qė paraardhėsit tanė i besonin dhe vinin emrat sipas funksionit qė kryenin. Sot, nė pėrgjithėsi,bota e shpjegon shumė mirė historinė e popullit tonė, por nuk e bėjnė siē duhet disa nga studjuesit tanė! Shqipėtarėt qysh nga lashtėsia e deri mė sot s’kanė patur probleme fetare. Edhe kur populli shqiptar u nda nė tė krishterė dhe myslimanė e respektonin besimin e njėri-tjetrit dhe shumė herė i festonin ditėt e shėnuara sė bashku.

Pėr kėtė asjėherė s’ka harruar fenė e paraardhėsve,tė pellazgėve.Ēamėt edhe sot i kėndojnė perėndisė sė lashtė tė diellit, Zeusit:

Diell –o diell -o
ama buk’e miell – o
Sa tė hamė premė
bashkė me t’ime ėmė

Nė krahinėn e Ēamėrisė gjejmė njė thesar tė pafund tė mitologjisė shqiptare.

Nuk kuptoj se pse ne shqiptarėt pėrdorim fjalėt “mitologji greke”gjersa mitologjia e lashtėsisė nuk ka asnjė lidhje me kulturėn e sotme greke. Grekėt i pėrdorin shumė fjalė nga mitologjia tė cilėt nuk kan mundėsi ti shpjegojnė me gjuhėn e tyre.

Nė mitologjinė e Ēamėrisė i jepnin njė lloj shpjegimi aktit tė njriut qė ikte nga jeta.Kur njeriu vdiste shpirtin e tij e merrte Harroni dhe mbasi e kalonte nga lumi i Ēamėrisė qė quhej Haherroni e ēonte nė Hadhe.Dyert e Hadhesit i ruante njė qen i tmerrshėm qė kishte tri koka dhe njė bisht.Ai nuk lejonte asnjė shpirt tė kthehej mbi dhe. Qenin e quanin Qenvaroj.

Nė gjuhėn greke ėshtė shumė e vėshtirė tė shpjegohet kjo mitologji,ngjarja e sė cilės zhvillohet nė Ēamėri. Ndėrsa nė gjuhėn tonė shqipe me njė shpjegim tė vogėl ēdo gjė ėshtė e kuptueshme.

Tė marrim Harronėn qė ėshtė shoqėruesi i shpirtrave.Ai mbasi i merrte shpirtat u jepte edhe ujin e Harresės qė ti harronin ēdo gjė mbi botėn ku kishin jetuar.Kur i merrte shpirtėrat Harroni.I kalonte nga lumi i Ēamėrisė Hahe – rron dhe i ēonte nė Ha-dhe.Nė dyert e Hadheut ishte vendosur qeni i zi dhe i tmershėm qė tė mos kthehej askush mė nė kėtė botė.Qeni thamė quhej Qen – Varroj (qen qė ruante varret).

Krenaria shpirtėrore dhe materiale e popullit ēam nė zakonet e tij qysh nga lashtėsia ishte:kur vdiste njeriu qė tė mos ishte borxhli as te Harroni as te Hadheu dhe qė tė pėrballonte vetė shpenzimet e udhėtimit tė shpirtit tė tij,i vendosnin nė gojė njė monedhė.

Toponimet, siē thotė studjuesi Qemal Murati:”janė fosile tė historisė njerėzore”. Materiali i mjaftueshėm qė do tu pėrbente gjuhėtarėve pėr historikun e shqipės:qindra toponime, hydronime, antroponime tė kohės kristiane, mjaftė parakristiane si dhe tė sferės fetare myslimane do tė jenė njė burim i pasur pėr shkencat albanologjike.

Botimi i toponomastikės ēame do tė jetė njė dokument qė me dhimbje do tu kujtojė banorėve autoktanė vendet ku kaluan jetėn dhe tragjedinė e dėbimit.Por do tė jetė edhe njė denoncim pėr idet e shovinistėve grek mbi Vorioepirin,qė mbante ende njė konstante e politikės qeveritare greke. Nėpėrmjet toponimeve ēdo lexues, studjues a politikan objektiv do tė bindet se Epiri ėshtė shqiptar. Sepse atje jo vetėm njerėzit por edhe toka dhe deti flasin pėr autoktoninė e shqiptarėve.

Toponimet shqiptare nė Lindje tė Paramithisė na hapin njė rrugė pėr tu bashkuar me kryeqendrėn pellazgjike Dodonėn.

Paramithia ėshtė qendėr prefekture,e ngritur nė krahun perėndimor tė malit tė Kurrilės,18 km.larg skelės sė Volės (Murtas).Ka qenė qytet i madh dhe qendėr administrative nė Ēamėri,deri mė 1910 kur si qendėr administrative u formua Reshadijeja (Gumenica e sotme).Nga Normanėt Paramithia thirrej Castelnova (Kėshtjellė e re). Nė qytet ndodhet kėshtjella Shėndonat (Ajdhonat) si dhe gėrmadhat e vjetra tė qytetit Uria.

Nga veriu kufizohet me Selanin,nga jugu me Karjotin nga lindja me Popovėn,nga perėndimi me Grikė.

Faktėkisht nga gjithė kėto treva,brenda kufirit tė shtetit tė cunguar shqiptar kan ngelur fare pak fshatra me qendėr qytetin e vogėl tė Konispolit.Kėto fshatra janė:Mursia,Xara e Ēifliku,Shkalla fshat i ri i banuar nga vlleh ēamė qė flasin tė gjithė shqip,Kllogjeria fshat ēam qė flet shqip ku qe hapur e para shkollė shqipe nė ish-nėnprefekturėn ēame tė Konispollit mė 1913.

Pranė kėtij kufiri janė kėto fshatra ēame: Sopiku, Verva, Dishati, Janjari, Ninati (fshat i Hoxha Tahsinit), Markati,Shalsi,Pandalemoni.Po kėshtu edhe fshatrat e tjera tė ish-nėnprefekturės sė Konispolit qė e heqin veten minoritarė dhe janė mė shumė shqiptarė se edhe gjuhėn shqipe e dinė dhe disa familje edhe e flasin, si fshati Vagalat, Haderaga, Hoxhe, etj. Veē kėsaj kėto fshatra i gjithė Vurgu mund tė themi edhe fshatrat qė flasin greqisht janė me zakone a dokė thjeshtė shqiptare,ata kėndojnė e vajtojnė mė shumė shqip si nė dasma si nė raste hidhėrimi.

Pėrveq kėtyre pas viteve dyzet e veēanėrisht nė dy-tri dekadat e fundit janė themeluar fshatra e qyteza shqiptare tė tjera tė banuara mė tepėr nga ēamėt si Qyteza e Hoxhės (Livadhėza), Shenjani, Varfanji, Ksamili, Shelegeri, Vena, etj. Gjithashtu qytetet e tilla si Delvina, Ceriku, Vlora, Fieri, Lushnja, Rogozhina, Kavaja, Durėsi, Elbasani, Tirana, Shkodra ,etj. Janė tė banuara me njė numėr tė konsiderueshėm ēamėsh veēanėrisht me tė ardhurit pėrtej kufirit ku mė 1945 shovinistėt grekė i kishi dėbuar tė gjithė myslimanėt nga Ēamėria dhe trevat e tjera ku banonin shqiptarėt.

Nė krahinėn ēame tė Konispolit e tė Mursisė si dhe nė fshatra e qytete tė tjera qė i pėrmendėm banojnė disa dhjetra mijėra ēamė.Numri i pėrgjithshėm i ēamėve nė Shqipėri ėshtė 280 deri 300 mijė.Po kaq ēamė qė flasin shqip banojnė pėrtej kufirit nė 240 fshatra ēame tė ish kazave (rretheve) Filat, Margellec, Gumenicė, Paramithi, Pargė, Filipija, Prevezė dhe Artė. Mund tė pėrmendim fshatrat tė tillė nė Ēamėrinė e pushtuar si Lopsi, Koska, Spatri e dhjetra fshatra tė Shkallės sė Filalit, dhjetra e qindra tė Gumenicės,Margėlliqit,Paramithisė e qyteteve tė tjera ēame si Lidhza (vendlindja e Pirros sė Epirit),Kastria fshat i Pilo Tases, Jani Sharrės, Lumesi i Paramithisė (fshat i Spiro Gullakės tė cilin grekėt e therrėn mė 1945 pse punonte pėr hapjen e shkollave shqipe nė fshatrat ortodokse shqipta! re tė Ēamėrisė). Angjija fshat i Angjallo Angjisė, njė tjetėr mėsues shqiptar qė grekėt e dogjėn sė gjalli nė furrė pse kishte hapur dy shkolla shqipe nė Angji e nė Kastri,dy katunde shqiptaro-krishtere.

Qysh nė kohėt e lashta Ēamėria ka qenė shqiptare dhe e tillė ka mbetė gjer mė sot,pavarsisht se nė vitet 1944-45 u dėbuan prej andej rreth 70 fshatra myslimanė dhe mbeti vetėm pjesa e popullsisė sė krishterė. Ēamėt janė racė ilire pra tė gjakut tė pastėr shqiptar.Pushtuesit e huaj nuk mundėn kurrė tua ērrėnjosin ēamėve ndjenjėn kombėtare.Tukididi thotė:epirotėt janė barbarė,d.m.th. jo grekė tė cilėt flasin njė gjuhė qė nuk ėshtė e kuptueshme pėr grekėt. Kaonėt pra dhe Thesprotėt e pas tyre dhe Kasopotėt tė gjithė bashkė janė thesprotė-shkruan Straboni- dhe banojnė nė bregdetin qė filloi nga malet Qeraune deri nė gjirin e Abrakisė.

Pra si u pa mė lartė edhe mė shumė autorė tė tjerė tė rinjė tė shek. XX e cilėsojnė Ēamėrinė si njė krahinė e jugut tė Shqipėrisė
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė