Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-05, 21:35   #7
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

ARBITALIA
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia index/home kulturė/cultura histori/storia gjuhė/lingua letėrsi/letteratura art/arte
hapje/apertura komunitet/comunitą tradita/tradizioni special/speciale turizėm/turismo shfaqje/spettacoli
redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorė/motori ligje/legislazione lidhje/links



Nezir Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT – ĒAMĖRIA



AMĖ E ĒAME – ĒAMĖRIA


Emri – Ēamėria qė pėrcakton toponomin nė fjalė, si krahinė e ndame shqiptare, nga Trungu Amtar dhe qė formohet nė bazė tė etninomit – ēam (ēami, ēamėt), derisot, nuk ėshtė hasė tė jetė shpjeguar me njė ethymologji tė sigurtė, sipas linguistikės gjenetike domethėnia e vet emrit, vetėmse, thohet se vie nga fjala – t’ ēam, nga emri i lumit – Kallama (Thyamis) dhe dihet si territor dhe popullėsi shqiptare (abėreshe), me aneksimin qė iu bė Greqisė, me njė histori tė dhimbshme, me njė kulturė tė lashtė.
Pėrkundėr asimilimit tė dhunshėm nga grekėt, Ēamėria arrinė tė mbijetojė, me tė gjitha forcat shpirtėrore kulturore, duke ruajtur fshehtas: gjuhėn shqipe (arbėrishte), dokėt e zakonet shqiptare, me njė pėrbėrje numerike banorėsh, mbi tre milion shqiptarė, qė njihen si arvanitas (arbanitas), arbėreshė tė Greqisė.
Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite nė Greqi, fillon me mendimin e shprehur tė tij, se: “Arvanitėt, kjo farė e ashpėr dhe krenare, e cila pėrllogaritet tė jetė rreth tre (3) milion nė shtetin e sotėm grek”, vazhdon tė mbijetojė dhe tė bėjė historinė, si njė pjesė vitale e kėtij vendi, mes stuhive tė asimilimit dhe ruajtjes sė origjinės’ - e vijon thėnien studjuesi, Irakli Koēollari, pėr Arvanitėt.
Ndėrsa, emri – arvanitas, si thirrje greqishte, ėshtė vet emri – arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, qė nė mungesė tė theksimit tė tingullit – b, nė greqishte, rrodhi theksimi i tingullit – v (b=v), nė emrin tonė, qė njihen sot – arvanitasit. Kjo fjalė gegėnishte – arbanitas (arvanitas), si rrėnjėsore e lashtė illirishte, iu mbeti pikėrisht, popullėsisė shqiptare arbėreshe nė Greqi, e cila e flet njė gjuhė me idioma tė lashtėsisė, me njė fonetikė historike qė kėrkon gjurmim tė thellė linguistik, e qė sot duket sikur njė e folme gege e toske bashkė, si njė tėrėsi uniteti tė shqipes sė hershme, njė Toskėrishte e pėrzier me rrėnjet e ruajtura shumė mė tė hershme illiro-pellagsishte, nga sa i kanė sot vet dialektet e Gegėnishtes dhe Toskėrishtes sė sotme, - sikur rrėnjė tė mbetura tė njė gjuhe tė gjallė paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshėm gjuhė e gjallė arbanite. Nė arvanishte (arbėrishte) tė Ēamėrisė, sot mund tė vėrehet gėrshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur njė lidhje koherente (anipse e tėholluar sa s’ka mė ku tė shkojė), na duket sikur shihet si njė dritė e largėt linguistike kryebote, apo fillbote tė tė folurit tė njeriut – aqė janė ruajtur rrėnjet e hershme pellgasishte.

Gjuha shqipe e folur nė Ēamėri, mund tė theksojmė se ėshtė pikėtakimi, apo pikėpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me elemente tė lashtėsisė historiko-linguistike, si gėrshetim dialektesh e nėndialektesh shqipe, si njė gjuhė e ruajtur me elemente origjinale tė rrėnjeve illirishte. Ndoshta, kjo formė e ruajtjes sė origjinalitetit rrėnjėsor linguistik nė tė folur, u ruajt nė vetvete, ngase nuk u bė kurrfarė aplikimi i gjuhės sė njėsuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, pėr tu shprehur zyrtarisht si gjuhė amtare e arbanitėve. Nuk pati njė zyrtarizim tė Arbanishtes, ngase ėshtė bija e Pellgasishtes, sė lashtė, prej sė cilės rrodhi vet kjo greqishtja e lashtė, duke mbuluar rrėnjet arbanishte me ato greqishte tė reja me sufiksalet – os. Nuk pat
njė formė dirigjimi nga askush pėr ta zyrtarizuar si gjuhė arbanite as krahas gjuhės greke dhe mbeti si dhunėti e natyrės nė tė folurit e ēamėve (arvanitėve-arbanitėve), ku rrėnjet e fjalėve shqipe nė tė folur popullor tė ēamėve, sikur xhveshin rrėnjet greqishte dhe na lidhin me gjuhėn e lashtė pellgazgjike. Gjuha e folur ēame, duhet tė shkruhet nė origjinalin e saj tė natyrės linguistike, sepse aty janė rrėnjet e gjuhės Amė Pellgasishte shqipe, si gjuhė e natyrės shqipe tė lashtė, ku kemi shumė burime studimesh nė tė folmen arbanishte (arvanishte), pėr thema tė mėdha nė gjurmimet illiristike PIE.
Vlen tė paraqesim shembuj tė tė folurit arbanitas (arvanitas), nė shprehjet e dokeve e zakoneve tė lashta, tė shqiptimit tė emėrtimeve tė sotme onomastike - qoftė antroponome, toponome, hidronome, epinome, apo edhe nė lirikėn dhe epikėn popullore, sikurse mund tė vėrehet gėrshetimi elementar gegė-toskė, nė kėto vargje tė njė kėnge popullore arvanite: “Di fjalė ēova Djevit / Tė fala tė tė thetė, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanė retė”. Numrori – di (dy fjalė), folja – thetė (thotė), shprehja – ‘nuk ta tha’ dhe folja e vargut tė fundit – lanė (nuk e lanė), janė veēoritė e illirishtes sė lashtė, ku zėvėndėsimi i zanores – y, me – i (y=i) sot ėshtė theksim i tė folmes dibranishte, e cila ėshtė njė e folme shumė e hershme illirishte, por qė nė gjuhė gėrshetohet elementi gegė i foljes lanė (e lanė) si theksim i zanores hundore – a^ (se nuk e lanė retė), do tė thotė se ende nuk e lanė retė, sikurse edhe nė trajtėn – nuk e lan (lanė). Kjo folje shqipe – la, si ēėshtje e hapur fono-morfologjike shqipe ( la – lamja, e la – lanja, me la, e me lanė – pėr tė larė, e pėr tė lėnė), edhepse janė bėrė studime lidhur me to, ende nuk ėshtė arrijtė njė shpjegim i plotė.

Tė folmen arvanite, unė e quaj – Arbanishtja e Lashtė PIE, gjuha e Dardhanusit, birit tė Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), ėshtė gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit tė tė folurit dhe tė tė shkruarit tė gjuhės sė njeriut - Kuniformit, ėshtė filli i Pellgasishtes – e mbetur sot edhe nė rrėnjet e fjalėve tė tė folurit tė Ēamėve, nė atė gjuhė tė sotme natyrore, pa ndonjė rregullore tė re, qė duket njė gjuhė e lirė, e trashiguar nėpėr filizat arbanite, sikur njė gjuhė e paprekur, si njė gjuhė e lirė e natyrės shqipe, gjuhė e Natyrės Thotishte, si Geni gjenealogjik i gjuhės - Geni i Guhės Gege, qė ėshtė themeli i ēdo gjuhe indo-europiane (pėr atė edhe grekėt nuk i quajnė ēamėt – arvėritas-arbėritas, por – arvanitas). Arbanishtja ėshtė filli i gjuhėve PIE.
Arbanishtja ėshtė burimi kuniform i Linguistikės Gjenerale, e cila me plot tė drejtė fuqimisht quhet – Arbanistika (qė sot arbėreshėt e Greqisė e kanė si shkencė linguistike – Arvanistika), sepse nga Arbanishtja burojnė tė gjitha emėrtimet: arabike, aramike, indo-europiane e mė gjėrė. Nė Arbanishte, si gjuhė illiro- pellgasishte, sot gjinden jovetėm fillet e greqishtes sė vjetėr, por edhe fillet e indishtes sė lashtė, sanskritishtes, fillet nga soni i skroles – soni i skrimit – qė ėshtė zoni i shkrimit tė shkroles sė gjuhės sė njeriut – shkrimi i shkronjes sė zėrit, apo i zėrit tė shkronjes abecedike (alfabetike).

Emėrtimet – arbanitas (arvanitas) dhe arbėresh, si dy forma gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndėrsa e dyta si njohje pėr arbėreshėt e Greqisė dhe arbėreshėt e Italisė, jovetėm qė, reflektojnė njė burim tė pėrbashkėt tė shqipes, por edhe na e ofrojnė mė afėr syve tė mendjes shqiptare vet illirishten pellgazgjike – ku, kėto dy emėrtime, lidhen direkt me kuniformin (arban-arbėr), qė vet forma e kunit, vie nė shprehje edhe pėr atė njeriun qė ban-bėn arėn (arbani-arbėri) – kuni si forma e parė e lavrimit tė arės me ku^ (parmendė), poashtu edhe si formė kuni (lapsi), pėr shkrimin e shkrolės shqipe pellgasishte – Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.


ETHYMOLOGJIA E FJALĖVE – GEGĖ E TOSKĖ

Sipas mendimit tim, etninomet – gegė dhe toskė, tė cilėt pėrbėjnė etninomin e sotėm gjeneral – shqiptar, ende janė pa njė ethymologji tė sigurtė dhe sikur duken si koncepte tė veēuara gegėnishte e toskėrishte tė shqipes, mendoj se kemi arritur nė njė ethymologji tė sigurtė me kėtė theori:
Arbanishtja ėshtė Gegėnishtja e cila formohet nga etninomi – gegė, qė ka kuptimin – gjegjė, ai qė gjegjet (Gega geget), gjegjet, pėrgjegjet, ku edhe u formua toponomi – Gegėnia e Dradhanisė illire.
Kurse – Arbėrishtja ėshtė Toskėrishtja, e cila fjalė vie nga fjala – toskė, me prejardhje nga Etruskishtja, qė ethymologjia e fjalės – etrosk-etrusk, vie nga shprehja – e trojės (E Trojės, Troja illire – Hillioni – Illioni i Dardhanisė PIE), ku nga shprehja – e trojes, me kuptimin – ajo popullėsi e Trojės Hillire, ėshtė thirrė – e Trojės – etrojes – etroske – etruske, nga rrėnja fono-morfologjike - etrosk - etrusk (etruskan – Etruria, sot krahinė nė Italinė e lashtė). Mbase, nga fjala e formuar – etrosk-etruskė, rrodhi fjala e shkurtė emėrtuese – tosk – toskė – Toska – Toskėria e sotme shqiptare dhe (Toskana, toponom i sotėm nė Itali), nga etninomi - toskė, toskan), si dhe toponomi i lashtė – Etruria, nga gjuha etruske (etroske – e trojes), nė lidhje gjenealogjiko-linguistike me Amėn illirishte paraballkanike, qė sot ėshtė rrėnja e saj – Toskėrishtja, dialekti i Shqipes. Sepse Trojanėt, pas Luftės sė Trojės u shpėrngulen sėpari nė Ballkan nga Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegėtimin nė Apenine, ajo popullėsia e Trojes – etroskėt (etruskėt), ku edhe formuan gjuhėn dhe kulturėn etruske tė lashtė, e cila nė realitet ėshtė njė Arbėrishte e lashtė.
Fjala – toskė, sipas kėsaj theorie, vjen duke u formuar nė etapa kohore linguistike nėpėr kėto faza tė tė folurit: e Trojes –> e trosk –> etrosk (etrusk) –> trosk –> tosk –> toskė –> toska –> Toskėria -> Toskėrishtja.

Pra, emri – toskė, lidhet me Trojėn PIE, me zgjėrim onomastik dhe onomasiologjik nė ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga jugu italian i sotėm, me pėrhapje tė gjėrė Apenine, si rrjedhė e popullėzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emėrtime etninomesh – etrosk (etrusk) – arbėresh – latin – romak – ital (Italia e sotme), tėvona vijnė zgjėrimet demografike – gal, galėt (Galia - Franca e sotme) – sak (sakėt, saksonėt - Saksonia) - dhe – skot (skotėt – Skotllanda e sotme), – si formė e arritjes dykrahėshe historike, pėrmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe apenine, duke u takuar historikisht me rrėnjet gjermanike (saksone, istveone dhe allemane) – nga pėrhapjet dardhane gege pėrmes Ballkanit, nė zemėr europiane me gjermanikėt, e deri nė pjesėn veriore europiane tė sotme.


ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ĒAMĖRIA


Etninomi – ēam - i cli formoi pra toponomin - Ēamėria , linguistikisht lidhet me hidronomin – Thyamis – qė ėshtė emėrtimi i lumit – Kallama, qė sipas shpjegimit tė shqipes, duhet tė jetė me prejardhje nga fjala – kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte, me shpjegim tė emėrtimit tė kallinjve tė kallamit, bimė barishte ujėsore. E tash, kah e ka ethymologjinė e vet emri i hidronomit – Thyamis, i greqishtes sė lashtė, mbetet pėr tu gjurmuar nė kėtė theori, si hipothezė linguistike, tė cilėn do ta shtrojmė nė kėtė studim.
Emri – Thyamis, si emėr lumi, mendojmė se pėrbėhet nga dy pjesė linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, ėshtė sufiksi, prapashtesa e kompozitės), tė cilat janė krejtėsisht dy fjalė shqipe – njė folje shqipe dhe njė emėr shqip.
Pjesa e parė e emėrtimit – thy – ėshtė folja shqipe – thy – thye – thyer (prej foljes me thye – pėr tė thyer), nė kuptimin e vetes sė tretė tė vetorit tė shqipes – (u) thy (ai, ajo), nė numrin njajės – kurse nė shumėsin e shqipes – (u) thyen (ata, ato), veta e tretė e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u) thyen (kėta, kėto), nė formėn e kohės sė foljes nė aoristit (e kryera e thjeshtė), ku sipas zgjedhimit tė foljes nė gramatikėn shqipe duket kėshtu:

Folja – thyer – aoristi – thy

Koha e kryer e thjeshtė

Numri njajės............................................ ...Numri shumės

(u)theva(unė) ............................................ (u) thyem (na)
(u)theve(ti) ................................................(u )thyet(ju)
(u)thy(ai,ajo).................................... ........ (u) thyen (ata, ato)


Pra, pjesa e parė e kompozitės – thyamis – thy, ėshtė folja shqipe, kurse, pjesa e dytė – am, (thy + am = thyam), ėshtė emri shqip illirisht – amė, ama (a^mė, a^ma), ėma, nė kuptimin amtar, e cila si formė fjalėformuese, bie nė pėrfundim logjik tė shprehjes shqipe – thy amė, thy ama (ėma), Ama e thyer, (u) thy ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit tė lumit), ku na rrjedhė emėrtimi – thy+am(ė) = thyam(ė) – thy ama – Thyama, nga kuptimi i thyerjes sė Amės pellgazgjike illire, si kompozitė e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.

Mendojmė se, kjo ethymologji shqipe e emrit tė hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formėn tjetėr poashtu tė shqipes, ku nga shprehja – thy amė, thy ama, rrodhi synonomi tjetėr me kuptimin e njejtė – ēa amė, ēa ama, ku nė vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitės – Thy + am + is = Thyamis, pėrgjigjet poashtu folja tjetėr shqipe – ēa (me ēa, ēamė, ēamje, tė ēamit, tė shkyemit – thyerja e amės, ēarja e amės-ėmės), tė thyemit e amės, thyemja e amės, apo ēamja e amės (nė kuptimin e njejtė: ēamja e amės sė lumit) – sipas shprehjes shqipe – ēa am(ė), (u) ēa ama. Pra, edhe ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), ėshtė synonomi – Ēa+amė, (ēa ama, ama e ēame, ėma e ēarė, e ndarė, nga njė tėrėsi amtare – Ēa (a)mė = Ēamė, ku me rėnien e njerit tingull, zanores – a, si shėmangie fonetike shqipe, pėr tė shprehur njė emėrtim mė tė shkurtė, tė natyrshėm, sipas natyrės sė gjuhės shqipe, rrodhi emėrtimi – ēamė (ēa+amė). Kurse, pėrmes pėrcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri, nė trajtėn e pashquar tė emrit, respektivisht tė toponomit – Ēamėri (ēa+amė+ri), kurse nė trajtėn e shquar tė emrit-toponom mori fundesėn a sufiksin – a, Ēamėri+a = Ēamėria, (ēa+mė+ri+a). Prej shprehjes – thy amė, nė synonomin tjetėr tė shprehjes sė njejtė – ēa amė, vetėm me njė ndryshim fonetik nga ai sufiksal i lashtė illirishte (is), nė kėtė – ri-a, na rrjedhė i njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Ēamėria.

Nga kuptimi i shprehjes – ēa ama (nda ama – ndarė ėma-ēarė ėma), si kuptim filozofik, i ndamjes sė Amės pellgazgjike illire, mbeti si plotfuqishmėri linguistike edhe vet etninomi – ēam (ēami, ēamėt) – Ēami i Ēamėrisė, Ēamėt e Ēamėrisė, Ēamėria – si pjesė e ndarė, e ēame nga trungu i hershėm pellgazgjik me Thanėn illire (Thana –Ethana, Ethėna – Athenne – Athinė-a), poashtu edhe si pjesė e ēame (e ndarė), edhe mė vonė nga trungu illir – Shqipėria.

Ēamėt, janė autoktonė nė trojet e tyre paragreke, si pasardhės tė pėrzierjes dardhane-etruske, ku na dokumentojnė shumė argumente tė gjuhės sė lashtė me elemente tė pėrziera gege-toske, tė dokeve e zakoneve, lirikės e epikės popullore dhe tė cilėt sot janė nė tehirė tė asimilimit e zhdukjes sė pamėshirshme nga gjenealogjia amtare pellgazgjike, prej grekėve edhe sot si arbėresh tė Greqisė, duke e ruajtur me shpirt ndėrdhėmbė gjakun, gjuhėn dhe kulturėn arbėrore! Ndėrsa, disa studjues i marrin Ēamėt si ardhės, pas grekėve, qė kjo theori ėshtė krejtėsisht e pabazė shkencore, sepse aty, nė ato troje shqiptare-illire, dembabadem ėshtė e ruajtur rrėnja pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robėrie, authori, Tasos Vurnasi, duke na dhėnė njė pėrshkrim psiko-fizik dhe toponomastik, shprehet pėr kėtė vend (atėbotė) tė paēamė, tė pandarė nga trolli arbėror, kėshtu: “ėshtė njė vend sa njė Grusht Dhe, i mbushur me shkėmbinj, hone e burime tė ftoftė...Njerėzit, qė banojnė nė kėto vende, ngjajnė shumė me tokėn e tyre, janė tė ashpėr, tė veshur hollė dhe hijerėndė”- ngase ajo hije e rėndė jo e tokės abėrore, sa e pushtuesve shekullorė, i bie Ēamėrisė dhe tė gjitha trojeve shqiptare ballkanike tė ēame (tė ndara) dhunshėm, si hije e rėndė e pushtuesve, e mishėruar me hijen e rėndė tė tokės arbėrore dhe e skalitur nė figurėn psiko-fizike tė ēamit (arbėreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), tė tė gjitha kohėve e deri sotekėsaj dite...



ETNINOMI - ĒAM

Etninomi – ēam, nomi etnik, emri etnik i ēamėve, sot gjindet i ēamė dhunshėm, i ndarė dhunshėm nga trungu arbėror i lashtė, ndėrmjet dy periudhave historike dhe (para)historike, si synonom i drejtėsisė pa shpatė nė dorė (si aneksim Greqisė), duke marrė nėpėr kohė emėrtime tė ndryshme – arvanitas, ēam, arbanit, arbėresh, duket sikur nė pėrflakje duke e ruajtur etnogjenezėn amtare, por, qė tė gjitha janė fjalė shqipe tė pastra ethymologjikisht.
Arbanitėt (arvanitasit), qė duke e menduar vet fjalėn, si emėrtim kanė synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala – arban, rrodhi nė fjalėn – arvan, qė arvanitėt nuk munden ta ndryshojnė zyrtarisht mbase ia ndryshuan grekėt, pėrmes tingullit – v (b=v), duke mbajtur emrin e hershėm – arbanit, me njė ndryshim fonetik. – Kurse, etninomi – serv (servis), qė poashtu grekėt iu dhanė – serbėve, u ndryshua nė tė kundėrten e kuptimit – serv (serb), duke e ngritur fonetikisht nga kuptimi – sherb (shėrbėtor), serv (servis), nė serb (serv=serb), kurse tek emri arban – arbanit, rrodhi e kundėrta fonetike, duke e ulur karakterin substancial tė emrit ne formėn fonetike – arvan – arvanit, nė vend qė tė mbetet nė origjinal tė emrit - arban – arbanit. Fjala – arvanitas, si fjalė nė greqishte, nuk mund tė ketė kurrfarė kuptimi nė kėtė formė, as nuk ka ndonjė ethymologjie tjetėr (si fjalė e pakuptimtė e greqizuar), por, vetėm si fjalė shqipe – arbanit – arbanitas (arban-arbėr), qė nėnkuptohet, banori i Arbėrisė!

Tash, etninomi – ēam, i cili pėrkufizohet me njė krahinė arbėreshe ė Greqi - Ēamėria, a do tė ishte mė natyrshėm tė thirret, etninomi – arban, (qė grekėt i thonė – arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavėt i thonė - arbanas), ngase etninomi – arban (Arbania), pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt nė jovetėm nė Greqi, por, ashtu sikurse etninomi – shqiptar (alban), qė pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt ballkanik. Tre etninome – arban – arbėresh – shqiptar, pėrfshijnė tė gjithė shqiptarėt e botės, apo thjeshtė – Botėn Shqiptare!
Arbanishtja ėshtė Thotishtja – Illirishtja – Atllantishtja – Pellgasishtja, tė cilat sot mund tė pėrkufizohen a pėrcaktohen me njė emėr gjeneral – Shqipja.

Etninomi – ēam, ėshtė vetėm njė emėrtim i banorit tė Ēamėrisė, qė nuk pėrkufizon numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve nėn pushtimin grek, ngase arbanėt, arbėrit shtrihen sot nė mbi gysmėn e Greqisė, e deri nė Athinė, tė shpėrndarė e tė asimiluar nėpėr gati tė gjitha ujdhesat egjeane, ku vet emėrtimet e atyre ujdhesave, si toponome, janė krejtėsisht me ethymologji tė sigurtė shqipe. Arbanėt, arbėrit, shtrihen deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, si pasardhės illiro-pellgazgjik, ku edhe nė vet kulturėn historiografike greke, janė ata arbanėt-arbėrit e lashtė e tė vonshėm, qė themeluan jovetėm historiografinė greke, por edhe vuan vet themelet e shtetit modern grek, ashtu, sikurse edhe e thotė edhe studjuesi arbėresh Aristidh Kola (Kolia), nė veprat e veta, tė cilat sikur po ngurrojnė tė pėrhapen nė gjuhėn shqipe tė sotme (ngase janė shkruar nė greqishte), e ndoshta edhe pėr arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe vdiq, pėr veprimtarinė e tij famoze nė lidhje me paraqitjen reale onomasiologjike dhe onomastike arbėrore tė “botės greke”, ashtu edhe sikur studjuesit mė tė hershėm edhe tė huaj, qė edhe vet perėnditė greke i nxierrin me ethymologji tė sigurtė shqipe, Kola ynė nė veprat, e sidomos nė atė ‘Gjuha e Perėndive’, na jep njė studim shumėdimenzional tė shpjegimit antroponomik dhe toponomastik shqip, apo siē e thotė ai, nė Arbėrishte. Authori, Kola, ėshtė i zhgėnjyer me rastin e rėnies nė dekadencė kombėtare ekzistenciale tė arbėreshėve tė Greqisė, nėn asimilimin e dhunshėm nga grekėt, i cili edhe vet thotė: “ne i kemi ēorruar vet sytė tanė me duart tona, duke e humbur identitetin tonė kombėtar shqiptar- arbėror...”, situatė kjo e cila edhe sot e kėsaj dite, e dėmton imazhin e shqiptarit duke iu nėnshtruar interesave politike greke, gjoja pėr fitimin e ekzistencės, jovetėm nga arbėreshėt atje, por edhe nga shqiptarėt pas rėnies sė komunizmit.



SHPIRTI I ARBĖRIT

Etninomi – ēam, ėshtė mė i pėrvuajturi, mė i dhėmbshmi rreth copave tė ēame, apo tė ndara arbėrore te etniteteve e tokave tė pushtuara shqiptare ballkanike. Hijerarkitė politike, tė cilat na ēojnė deri nė pesimizėm tė madh, rreth ringjalljes sė gjuhės e kulturės arbėreshe nė Greqi (sikurse, dallon ringjallja nė tė gjitha aspektet e jetės kulturore tek Arbėreshėt e Italisė, me njė ruajtje etnogjenetike arbėrore) – tek arbėreshėt e Greqisė, sikur po zmadhohet edhe mė tutje ky pesimizėm yni, nga niveli i ultė, i ngritjes politiko-ekonomike tė shtetit shqiptar.

Etninomi ēam, ėshtė i flijuar, por kurrė i shkrirė tėrėsisht, sepse gjuha e kultura arbėrore, do tė mbijetojė nė trojet e veta autoktone dhe tė gjitha ato personalitete kulturore e historike tė lindura nga Shpirti i Arbėrit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e deri tek shqiptari i lavdishėm, Merkur Bua (1517), Petro Bua Sklepa (Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion Zaharia (1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku siē thonė edhe historianėt, si Marino Sanuto, njofton se: “Zoti dėrgoi kėtė masė shqiptare, nėpėr kėto territore tė Thesalisė, vend nė tė cilin kohė mė parė, po nga kjo rracė,ishin aty – rracė arvanitėsh, siē thirren”. Mirėpo, shqiptarėt arvanitas, gjithmonė i pėrdorėn grekėt pėr nevojat e tyre, mė shumė se sa pėr vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinėt, turqit dhe grekėt gjithmonė duke parė rrezik, i pėrdorėn arvanitėt, gjoja po luftojnė pėr tokėn e tyre, derisa i shfrytėzuan nė tė mirėn greke dhe kurrė mė nuk i pėrmenden si shqiptarė, figurat arbanite (arvanitase).

Ēamėria pėrbėhet kryesisht nga katėr krahina kryesore: Joanina, Thesprotia, Arta dhe Preveza, tė cilat shpjegohen linguistikisht, si emėrtime krejtėsisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala emėrtuese e pronorit tė shqipes – jon(ė), Jona, si synonom me emėrtimin e detit Jon dhe theksohet me njė ndryshim fonetik – Janina (Jonina); Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emėr – thes-i, ku pėrcaktohet vendi i tregėtisė, bartjes sė mallrave (protothes), ku lidhet fonetikisht me foljen e lashtė tė thotishtes shqipe tė parė, me diftongun – the (thes), qė pėrkufizon tė thėnurit, se ēka ke ne thes, the, tė thėnurit pėr komunikim; Arta, vjen nga diftongu – ar, i arbėrishtes, me kuptimin – ar, qė gėrshetohet artistikisht shkurt – Arta; Preveza, ėshtė kuptimi pregjenetik i toponomit, ku pėrcaktohet lashtėsia e arbėrit, ku edhe sot ėshtė pikėmbėshtetja e fillit tė atdheut etnik shqiptar.

Megjithė, ndėrrimet e toponomeve arbėrore illire: Spatani (Trikofaro), Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika (Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbėrore ėshtė zbehur e greqizuar nė pėrmasa tė mėdha kohore, pas zhvendosjes me dhunė tė arbėreshve nga trojet e tyre, popullėzimi me grekė, masakrat masive deri mė 1936, nė Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicė, Margellec, Pargė, Prevezė etj., ku me dhjetra mija arbėrorė janė vrarė, masakruar nga pushtetarėt grek dhe i kanė internuar me spastrim etnik, nėpėr ishujt egjean – me qėllim, qė grekėt qeveritarė, t’i bindin fuqitė, se atje nė ato toka nuk ka pasė kurrė shqiptarė, por grekė dhe sidomos me shkembimin e popullėsisė arvanite (arbanite) me Turqinė, ku afėr njė milion ēamė (mbi 870.000), i internuan nė trojet turke, si shkėmbim me grekėt – pėrsėri nė trojet e Ēamėrisė ndihet e gjallė fryma arbėrore, me gjuhė e kulturė tė ruajtur, por ende pa njė liri tė fjalės, gjuhės e shkollimit amtar edhe as fillor, se lėre mė universitar. Shqipja as qė guxohet tė flitet haptazi, lirisht sot nė Greqi!

Toponomet arbėrore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia, Kėrkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi etj., edhe mė 1373, ishin toka e popullėsi shqiptare arbėreshe edhe sipas dokumenteve tė arkivave europiane. Tėvona, njohim toponomet nė zonėn e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla, Kurtesi, Kriekuqi, Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet e Korinthit: Mazaraqi, Mezi, Gerbeshi, - nė Arkadia: Bedeni, Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli, Spata, - nė Petra: Kavashi, Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi etj. Shqiptarėt arbanitas, arbėreshė (arvanitas) gjithmonė tė vendosur nė kėto treva illire. Nga Beotia, dokumentojnė toponomet e katundeve: Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30 soshė) – ku siē njoftojnė edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - mė 1383, kemi njė numėr tė madh antroponomesh shqiptare, kur mė 1377, gjinden dokumente tė evidentuara me mbiemra shqiptarė, si: Kola, Noti, Pano, Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaēi, Gogo, Dede, Laska, Laskari, Leka, Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
Konsulli freng Pukevilli, nė Athinė (1687), thekson: “nė Athinė banojnė 4.000 arvanitė. 3.000 grekė dhe nja 3.000 turq e tė tjerė”, ku shqiptarėt e lagjės Plakė tė Athinės, thirreshin Plakej, ndėrsa vet emri shqip – Athinė, ėshtė nga emri i pėrshtatur Ethanės illire – e thinė, e thime, e plakur – athinė, them pėr kuriozitetin historik, ngase edhe ishte vendi i tė thinjurve (filozofėve, shkrimtarėve) dhe ky epitet – e thinė (a thinė), ka kuptimin e lashtėsisė dhe tė mėnēurisė – e thinne (e thinme) e plakur me mėnēurinė, si pėrvojė e diturisė sė lashtėsisė. Pėrveē, emėrtimit Lagja Plakė, nė Athinė kemi edhe tjera lagje tė tilla me emėrtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito etj. Nė Athinė, Atikė, Mesogjio e nė rrethina periferike hetohet gjuha shqipe nė emėrtimet: e katundeve, vendkalimeve, emėrtime urash, emra arash, livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri nė zonat jugore e juglindore, sikurse janė katundet: Spata, Lopsi, Koroti, Kaliva, Qeratea, Markopullo, Kuēi, Thaēi, Sikamina, Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj. Kah veriu: Liosha, Skurta, Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj. Nė rrugėn lindje-perėndim (Thive-Elefsine) janė katundet: Mazi, Kriekuqi, Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Nė ishullin Hidra, sot banorėt e lashtė shqiptarė arbėreshė, i ruajnė mbiemrat e tyre tė lashtėsisė, ku nga fillimet e shekullit 16. ėshtė banuar , ku kemi edhe sot poata mbiemra shqiptarėsh tė sotėm si: Manesi, Pepiza, Dale-s, Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi, kumis, Guma, Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra tė banorve shqiptarė tė ishujve tjerė kėshtu: nė Zaqintho, Zguro, Matosi, Makri, Dushmani, Marmori, Doksara etj. Nė Qefaloni: Kladha, Menaja, Lukisa, nė Korfuz: Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha, Golemi, Gerbeshi etj. Kėto dokumente i gjejmė edhe janė disa nga arkivat Venedikase, ku ndėr tė tjera edhe shkruhet se evidentohet prezenca edhe e kolonėve shqiptarė, nga Kreta, e deri mė thellė nė Mesdhe, nė ishullin e Qipros, ruhet njė vendim i Senatit (30 Prill, 1541), “...tė vendosen katėr njėsitė ushtarake tė kalorėsisė shqiptare, me komandantėt, prijėsat: Pavllo Bua, Repush Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandėr Gabriera...dhe tė urdhėrohen funksionarėt tonė nė Qipro, Kretė, Zaqintho, Qefaloni dhe ishuj tė tjerė...”, ashtu sikurse edhe vet njė kėngė popullore arbėreshe, pėr zotėrimin e tokave nga vet shqiptarėt thotė:

Tė ēanje diert e hekurta
Ndė kastelle E Anapullit (Nafplios)
E tė vė flamurin tim
.................................................. ....
te kastelli Anapullit
Te Anapullit e Methonit
E tė Koronit fushėmirė!

(Folklori shqiptar)


Ky ėshtė malli i arbanitėve (arvanitėve, arbėreshėve tė Greqisė) nėpėr shekuj, pėr ta kurorėzuar mbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar.

Vet edhe fjala – Atikė, atika, vie nga fjala shqipe – at, ati, babai, si vendi i Atit – Atika, vendi i etėrve, baballarėve. Shqiptarėt i gjejmė nė lashtėsi, gati nėpėr tė gjithė ishujt egjean, apo sipas theorisė sime, ata janė ishujt egean – ishujt e Geges sė Lashtė tė Dardhanisė illire – e ge gega ( e gje gjegja) e gjenė Gega, si nė ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha etj., ku sado qė janė greqizuar emėrtimet, pėrsėri rėnjet ethymologjike janė shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuēi, Thaēi, Mallakasta, Inofita, Kapandriti, Spata, Palini, Thiva, Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja, Qifisja-ja, Minidhi, Kamatruja, Dafni etj., jovetėm qė kanė qenė tė banuara me shqiptarė gjithmonė, por ka dominuar elementi arbėresh, nė trojet e veta autoktone, deri nė formimin e shtetit modern grek, kur edhe vet shqiptarėt sot njihen si arkitektėt e atij shteti edhe nuk njihen as si shqiptarė nga grekėt.

Ēamėria, sot ėshtė vetėm njė krahinė shqiptare, qė vuan mizorisht nėn kthetrat greke, qė edhe mė fort vuan pėr pdrejtėsinė e fuqive pas luftės sė dytė botėrore, qė iu shkėput dhunshėm atdheut shqiptar.
Mirėpo, njė aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencės linguistike Arvanitika, nga forcat intelektuale arbėreshe, anipse nė gjuhėn greke, premtojnė nė pėrmbushjen e pėrkushtimit tė mirėfilltė shkencor, me veprimtarinė botuese, lidhjet kulturore shqiptare, me studimet ethymologjike etj., ku tė gjitha kėto tė dhėna dokumentojnė se nė qendėr tė kulturės greke, ballėpėrballė fallsifikimit tė paskrupulltė tė historisė sė lashtė illiro-pellgazgjike, po shihet se po pėrtrihet sot e po ngritet i gjallė Shpirti i Arbėrit!

Shpirti i Arbėrit Rron!...
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė