Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-08, 17:30   #53
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkua tė Amerikės

Fried: Kosovės i duhen 2 miliardė USD, SHBA-tė ofrojnė 350 milionė

Nga VOA
Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet Europiane dhe tė Euroazisė, Daniel Fried, ka thėnė tė martėn se Kosovės i duhen rreth 2 miliardė dollarė ndihma nga jashtė deri nė fund tė vitit.

Nė njė seancė dėshmish me zyrtarė dhe ekspertė amerikanė pėr situatėn e re tė krijuar nė Ballkan, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė organizuar nga Komisioni i Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Fried tha se Kosova ka nisur njė fillim tė mbarė qė nga shpallja e pavarėsisė nga Serbia, ndėrsa ka shtuar se asaj i duhet edhe mė tutje ndihmė e madhe pėr t’u bėrė njė shtet i aftė.

Ai ka potencuar se shuma prej 2 miliardė dollarėsh ėshtė njė “vlerėsim i vrazhdė”. Ai tha se pėr ta bėrė Kosovėn tė qėndrueshme ekonomikisht, SHBA-tė do tė marrin pjesė nė konferencėn kryesore tė donatorėve pėr Kosovėn, qė do tė mbahet nė qershor, duke shpjeguar se Kongresi amerikan tashmė ka pėrllogaritur njė ndihmė pėr Kosovėn prej 350 milionė dollarėsh.

Pjesa tjetėr e parave, rreth gjysma e tyre, sipas Friedit, do tė duhej tė sigurohej nga Europa, ndėrsa pjesa e mbetur nga institucionet siē janė Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Duke pėrsėritur kritikat e ashpra tė SHBA-ve ndaj Serbisė pėr nxitjen e dhunės ndaj Kosovės, Fried tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnė se Serbia do ta ndryshojnė kursin nė mėnyrė vendimtare drejt integrimeve me Europėn Perėndimore.

Edhe kryesuesi i Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, senatori Joe Biden, po ashtu i tėrhoqi vėrejtjen Serbisė pėr qėndrimin qė po mban. “Qeveria e Serbisė duhet ta ndalė shfrytėzimin e pavarėsisė sė Kosovės qė tė mos i shkaktojė mė tepėr dėme kėtij vendi”, - tha senatori Biden, duke shtuar se, “Serbia duhet tė fillojė tė ndryshojė politikėn e saj tė dėshtuar nė 15 vitet e fundit dhe ta shohė tė ardhmen si pjesė e Evropės.”
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė