Tema: analiza
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 15:32   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

D. Agolli: Shqiptarėt tė bashkuar pėr tė realizuar ėndrrėn e Rugovės pėr pavarėsi

Tiranė, 23 Janar - "Ai vdiq nė kėmbė, duke iu pėrgjigjur dhunės sė natyrės me dhunė", kėshtu shprehet shkrimtari i njohur Dritėro Agolli. Qysh pas marrjes sė lajmit tė hidhur familjen e tij e ka mbuluar njė tis trishtimi. Mbi tryezėn e drunjtė janė vendosur albumet e fotografive qė ka bėrė me presidentin Rugova nė Kosovė. E shoqja Sadija nuk resht sė pėrsėrituri imazhin e mbetur nė mendjen e saj pėr presidentin e Kosovės. "Shqiptarėt kudo janė hidhėruar", thotė ajo. "Telefoni i shtėpisė nuk pushon, miqtė tanė nga gjithė bota na marrin pėr tė na ngushėlluar pėr kėtė humbje tė madhe pėr shqiptarė", thotė ajo. E ndėrsa ende nuk ka mbaruar fjalėt, zilja e telefonit bie sėrish. "Ishte Giusseppe Di Siatis", njė botues dhe publicist gjerman, mė ngushėlloi pėr Rugovėn. "Shqiptarėt kanė humbur njė udhėheqės tė madh", i kishte thėnė ai.
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatėn politike nė Kosovė pas humbjes sė
Rugovės. Si e ka rtjohur ai shkrim-tarin, eseistin dhe politikanin e madh Ibrahim Rugova?
Koha Ditore: Ēfarė ishte Rugova pėr Kosovėn dhe si mund ta komentoni humbjen e tij?
Agolli: Ibrahim Rugova ka qenė njė udhėheqės i veēantė i popullit shqiptar nė Kosovė, njė udhėheqės qė ndryshonte nga shumė udhėheqės shqiptarė, por edhe nga shumė udhėheqės nė rajonin e Ballkanit. Udhėheqės tė tillė tė njė forme tė afėrt ka pasur nė botė, siē ishte Gandi, qė shumė e krahasojnė Rugovėn me Gandin, por siē ishte edhe Martin Luter, por edhe siē ishte Alende i Kilit. Kėta lloj udhėheqėsish i bindėn popujt me arsyet e tyre, qė si mund tė arrihet njė liri dhe njė fitore pa gjakderdhje dhe konflike tė mėdha. Edhe Ibrahim Rugova kėtė rrugė ndiqte, edhe duke pėr-gatitur kėtė fazė tė pavarėsisė sė Kosovės, dhe mė tej, pėr tė zgjedhur pėrfundimisht ēėshtjen shqiptare, pasi nuk mbaron ēėshtja shqiptare vetėm me pavarėsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova e pėrgatiti terrenin mbi tė cilin duhet
tė ngrihet pavarėsia, dhe mė vonė, me ato lėvizjet e njė grade tjetėr, jo me dialog dhe me anė paqėsore, siē ishte lufta e UĒK-sė, por kjo nuk do tė thotė qė nuk kishte lidhje lufta qė bėri UĒK-ja me terrenin e pėrgatitur nga Rugova. Ai e pėrgatiti kėtė luftė ku mė pas ndėrhynė edhe forcat e huaja, siē dihet, por kjo gjė erdhi nga shtytja e luftės sė UĒK-sė. Por lufta ėshtė e lidhur me terrenin qė krijoi Rugova. Merita e madhe e Ibrahim Rugovės ėshtė qė e bashkoi popullin nė njė popull tė vetėm qė tė luftonte pėr pavarės-inė. Edhe ata qė ishin pėr luftė nė fund u bashkuan me Ibrahim Rugovėn pasi ai ishte njė burrė i menēur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi njė koalicion edhe me ato forca qė kishin njė drejtim tjetėr pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės.

Shqiptarėt e kanė zakon tė bashkohen pėr qėllime tė mėdha kombėtare

Koha Ditore: Si i parashikoni zhvillimet e brendshme politike iė Kosovė pas kėsaj humbjeje. A mendoni se do tė ketė njė stil perndimor nė kėto zhvillime?
Agolli: Unė mendoj se forcat e brendshme politike nė Kosovės do tė bashkohen drejt njė qėllimi tė madh duke u orientuar drejt pavarėsisė sė Kosovės. Shqiptarėt e kanė pasur kėtė zakon qė pėr qėllime tė mėdha kombėtare janė bashkuar, nuk kanė qenė tė ndarė pėr qėllime tė mėdha kombėtare, e jo pėr qėllime tė vogla qeverisėse. Po ta shihni edhe veprimtarinė e parlamentit tonė nė Shqipėri, pėr gjėra tė brendshme si rrugėt, ligje etj., bėjnė polemikė acaruese, por kur vjen puna pėr ēėshtje tė mėdha kombėtare siē ėshtė ēėshtja e Kosovės, siē ėshtė ēėshtja e mbrojtjes sė vendit tė gjithė bashkohen. Unė kam qenė shumė vjet deputet dhe asnjėherė nuk e kam vėnė re qė pėr ēėshtje kombėtare tė ndahen njerėzit. Edhe nė Kosovė pėr kėtė ēėshtje tė madhe kombėtare siē ėshtė pavarėsia dhe liria e saj e plotė e jo tė kushtėzuar, jam i bindur se forcat politike atje do tė bashkohen. Por kam edhe kėtė mendim se Ibrahim Rugova duke qenė nė krye tė lėvizjes pėrparimtare pėr pavarėsinė e Kosovės, ka formuar kuadro tė tilla politike qė do tė ndjekin shembullin e tij. Pasi edhe ai nuk i bėri vetėm kėto veprimtari, por bashkė me shokėt e tij. Se njė udhėheqės nėse nuk edukon njerėz qė do ta zėvendėsojnė nuk ėshtė udhėheqės, ėshtė njė egoist. Rugova nuk ishte i tillė. Ato mendime qė kish ia dha si pasuri edhe tė tjerėve, dhe thotė njė Ēalė e menēur e popujve tė orientit qė "kulturėn po ta ndash pasurohesh, ndėrsa pasurinė po ta ndash varfėrohesh". Dhe Rugova e ndau kulturėn.

Koha Ditore: Humbja e presidentit Rugova ndodhi nė njė moment delikat pėr Kosovėn pasi kanė nisur bisedimet pėr statusin e saj tė ardhshėm. A mendoni se kjo humbje do tė jetė njė faktor mė tepėr pėrcaktues pėr statusin?
Agolli: Unė nuk mendoj se kjo humbje do tė ndikojė negativisht pėr bisedimet, pasi ato varen edhe nga popujt e Evropės, nuk janė thjesht nacionale, pasi Kosova ende nuk ėshtė njė shtet. Kosova ėshtė njė pjesė e rajonit qė udhėhiqet nga Evropa, atje janė pėrfaqėsuesit e Evropės, NATO, kėshtu humbja e presidentit nuk ėshtė se do tė krijojė konflikt pėr tė ardhmen, pasi kjo varet nga Evropa. Mendoj se nuk do tė ketė vėshtirėsi nė bisedime, pasi tash-mė ėshtė e qartė qėllimi i bisedimeve dhe pasardhėsi i Rugovės do tė dijė tė manovrojė nė kėto bisedime, tė rėndėsishme pėr rajonin. Po tė ishte Kosova njė shtet mė vete, dhe kreu i saj tė vdiste nė prag tė bisedimeve, apo ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme si ato kufitare, do ishte njė proces mė i vėshtirė, megjithatė sot, edhe njė shtet i organizuar dhe zyrtar siē ėshtė Shqipėria apo vendet e tjera tė Ballkanit, po tė humbte njė udhėheqės dhe tė kishte acarime mes popujve, pėrsėri do ishte njė tragjedi e madhe nė kohėt moderne, pasi tani ka mekanizma tė tjera botėrore qė i rregullojnė kėto gjėra dhe nuk ėshtė si 80 vjet mė parė, dhe nuk lejojnė gjakderdhje, ndaj unė besoj se bisedimet do tė arrijnė qėllimin dhe ėndrrėn e Kosovės.
Koha Ditore: Si e parashikoni pasardhėsin e presidentit Rugova?
Agolli: Sigurisht qė kur humb njė udhėheqės, bashkimi i popullit aspiratat e pėrbashkėta duhet tė mos cenohen, nė mėnyrė qė tė mos ketė turbullira brenda vendit, turbullira qė tė sjellin, tragjedi, me ndeshje tė ndryshme tė forcave politike, shoqėrore, kulturore, etj. Por nė kėtė anė unė mendoj se nė Kosovė tė mos ndodhin turbullira do tė mundohen njerėzit qė tė sjellin paqe, dhe tė zgjedhin udhėheqėsin e tyre nė kėtė paqe, pa synuar nė turbullira. Megjithėse vendet pėrreth Kosovės, siē ėshtė Serbia, Maqedonia, Bullgaria, janė tė kujdesshėm nga ana e sigurisė. Kėshtu qė edhe frikėn e Serbisė se mos Kosova pėrfshihet nė trazira unė nuk e marr seriozisht, pasi tashmė populli kosovar ėshtė i pjekur.

Darka "ilegale" me Azem Shkrelin dhe Ibrahim Rugovėn

Koha Ditore: Kosovės nuk i humbi vetėm njė politikan i madh por edhe njė studiues dhe kritik i njohur. Duke qenė se ju e njihni veprėn e tij, nė ē'pozicion. do tė jetė kjo nė letėrsinė shqipe?

Agolli: Ibrahim Rugova ka qene njė kritik dhe estet i njohur nė tė dyja anėt e Drinit, qė ėshtė Shqipėria. Ai ka qenė mjaft i njohur me veprat e tij nė lėmin e kritikės dhe estetikės. Ai ishte njė njeri tepėr i kujdesshėm nė analizat kritike tė letėrsisė shqiptare. Gjithnjė ka ditur tė mbajė njė ekuilibėr nė kritikė ashtu si edhe nė politikė. Ai ka folur shumė pėr poetė tė njohur si Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti por edhe pėr kritikė, ka folur pėr Ali Aliun, qė e kishte mik nė fillim, qė ėshtė njė ndėr kritikėt mė tė shquar, por ka qenė edhe nxėnės i Rexhep Qosjes, pavarėsisht nga kontradiktat qė ka pasur mė vonė, por unė flas pėr gjenezėn. Ndėrsa pėr letėrsinė shqiptare ka folur pėr Lasgushin, pėr Fishtėn pėr Mjedėn, pėr Ismail Kadarenė, Jakov Xoxėn, etj. Ishte njė njeri qė shihte arritjet e kėsaj letėrsie por mendonte edhe pėr tė ardhmen e kėsaj letėrsie se si do tė ishte ajo. Nė pėrgjithėsi ishte njė njeri i arsyeshėm me zemėr tė butė. Unė e kam takuar nė fund tė viteve 60 dhe fillim tė viteve 70, deri nė 79-80 dhe kam bėrė biseda me tė nė lėmin e letėrsisė dhe politikės. Kam qenė nė '92-shin nė Kosovė ku kam hyrė dhe ilegalisht, i ftuar nga Azem Shkreli nė njė darkė, ku ndodhej dhe Ibrahim Rugova. Ai e ēmonte shumė Azemin, pasi e kishte edhe mik. Unė isha bashkė me time shoqe. Nė atė drekė mė shumė folėm pėr letėrsinė sesa pėr politikėn, Madje gjatė tryezės mė tha me tė qeshur se "nuk ishte njė udhėheqės i rreptė". "Nuk jam si tė tjerėt", mė tha. Ai kishte njė adhurim pėr letėrsinė shqipe, e ēmonte atė, dhe e fuste nė vlerat e letėrsisė botėrore, ishte njė njeri qė donte tė pėrparonte Shqipėria jo vetėm nė kuptimin politik. por edhe nė atė kulturor e letrar. Ėshtė njė fat i madh qė ai vinte nga letėrsi; udhėheqės, e nuk vinte nga politika tė bėnte mė pas vjersha.

Pendesa pėr kritikat ndaj Rugovės

Kolia Ditore: Ju keni qenė shpesh edhe kritik ndaj mėnyrės qė praktikonte Rugova. A jeni penduar pėr kėtė gjė?
Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirė Rugovėn. Unė e kam kritikuar pėr anėn paqėsore tė drejtimit tė tij, kam bėrė edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njėfarė pendese qė nė atė kohė nuk e kam kuptuar aq shumė. Por tani unė kam kuptuar qė nuk kam pasur tė drejtė.


E solla shkrimin e plote edhe pse Dilaveri paska bartur ate qe i perket temes...
PO z. DRITERO AGOLLI, KOHA DITORE e SHUME E SHUME vetė NGELET TE KURORIZUAR ME MEKATE,MASHTRIME, ULJE dhe PENDIME...!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė