Tema: analiza
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-06, 21:55   #7
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė mos merremi me veten tonė




27 janar 2006 /TN

Nepe PERAJ

Vdekja ėshtė “shah nė vete”- thotė populli. Kėtė akt e respekton ēdo qenie njerėzore, ēdo popull.

Ky akt ėshtė respektuar edhe nga popujt e lashtė: grekėt (rasti i Akilit kur pėrulet para figurės sė babait tė Hektorit dhe ia dorėzon kufomėn e tij pėr ta varrosur siē ishte nė traditėn greke).

Poashtu, edhe te ne shqiptarėt, kur ndodhte ky akt “ edhe hasmi”, (lejohej tė shumtėn e herave) tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit.

Ajo qė prekė nė shpirt pėr mosrespektim tė kėtij akti ishte njė reagim i njė shoqate tė dalė nga lufta dhe tė njė tė ashtuquajturi “prift”, qė nė kėto ditė tė vėshtira pėr popullin e Kosovės, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt, pas njė humbje kaq tė madhe, Presidentit tė parė shqiptar nė historinė e Kosovės, kėsaj figure mos t’i lejohet varrimi nė “Varrezat e dėshmorėve” se kinse ato qenkan vetėm pėr “dėshmorėt nė varret e dėshmorėve”.

Kujt i duhen kėto reagime tė pamatura nė kėto ēaste? A thua vallė pėr kėtė “shoqatė” luftarė janė vetėm ata qė luftojnė me pushkė? A thua nė mesin e tyre ka luftarė tė penės, ku duhet tė varrosen ata sipas tyre, mos vallė kontributi i tyre ėshtė mė i vogėl ?!

E dimė se gjatė Rilindjes kombėtare vitaliteti i kombit tonė ėshtė manifestuar me pushkė e pendė e poetėt tanė tė njohur: Naimi, Samiu, Vaso Pasha, Fishta etj nuk kanė qenė luftarė tė pushkės po tė penės dhe me mendjen e tyre tė ndritur ngritėn popullin nė luftė kundėr tė huajve me moton: “Ja vdekje, ja liri”.

Apo ēfarė na duhet qė nė kėto ditė vendimtare pėr ardhmėrinė e Kosovės, njė i ashtuquajtur “prift” tė trumbetojė nė njė gazetė sllave se z. Rugova “na paskėsh qenė i krishterė dhe vdiq i tillė”?!

Vallė nuk kemi njohuri sa duhet pėr figurėn e Vaso Pashės i cili thoshte: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”?!
Ēdo respekt pėr punėn vetėmohuese dhe sakrificat e luftarėve dhe tė rėnėve nė luftė kundėr soldateskės pushtuese sllave, por nuk ėshtė njerėzore qė nė kėto ditė kaq tė turbullta t’i humbni vlerat ushtarake dhe mburrjen pėr emrin e shoqatės suaj duke i bėrė qefin “kasapit tė Ballkanit”.

Apo ēfarė na duhet tė trumbetojmė para tė tjerėve ēfarė jemi, kur tė gjithė e dimė “se gjaku ynė ka tė njėjtėn ngjyrė dhe s’e ka ndėrruar ē’ prej tre mijė e mė shumė vjetėsh”- thotė njė krijues i yni. Ē’na duhet tė merremi me vetėn tonė,kur kemi punė mė tė menēura pėr tė bėrė.?

Apo vallė nė tėrė atė terren qė kishin “Varret e dėshmorėve”, nuk mund tė ketė vend edhe pėr njė njeri, qė shkriu mendjen dhe jetėn pėr Kosovė, e sot kur i duhet njė “copė tokė” pėr tė pushuar trupin, hamendeni a e meriton apo nuk e meriton atė copė tokė.

Lufta nė Kosovė, nuk duhej tė ishte luftė interesash individėsh, por luftė qė ne tė ēlirohemi dhe tė bashkohemi edhe mė shumė dhe me mburrje ta kėndojmė Himnin e Flamurit, por nga reagimet e tyre po ndodh e kundėrta.

Kosovės sė pasluftės i duhen tė dy krahėt; edhe ai i luftės (qė bėtė ju), edhe ai i paqes qė bėri z. Rugova, sepse shqiponja me krahė tė thyer nuk mund tė fluturojė. Andaj “pėrshpejtimi i mendimeve jo tė matura” nė kėto momente tė rėnda pėr ne, por edhe pėr botėn demokratike qė kėtė “Gand tė Ballkanit” e ēmuan dhe nderuan e kėtė e dėshmoi edhe ai lumė i pandalur i atyre qė prisnin nė acar pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit kėtij biri tė Kosovės. Nuk mirrej vesh se ēfarė janė “myslimanė apo tė krishterė”, por rrėke lotėsh u rridhnin faqeve dhe me pėrulje i shprehnin respektin.

Ėshtė e udhės, kur mendimet dalin tė “papjekura dhe tė pamatura”, tė kėrkohet falje publikisht se ia kemi borxh njėri-tjetrit dhe ėshtė njerėzore e tė mos “ēojmė ujė nė mullirin e huaj”.

Mos tė nėpėrkėmbet ky popull i lodhur dhe i cfilitur se mjaft ka vuajtur, qė bijtė e bijat e rėnė tė kėsaj toke, sė bashku me fanarin e fundit, Ibrahim Rugova, tė pushojnė tė qetė nė token e Kosovės se ajo ėshtė e jona dhe ka vend pėr tė gjithė. Lavdi ju qoftė!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė