Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:26   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Idhujtarėt diskutojnė
Pasi idhujtarėt dėshtuan edhe nė planin e mashtrimeve e tė dhuratave, menduan qė tė bisedonin pėr ēėshtjen e fesė. Ata i thanė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Ne do tė tė paraqesim ty njė ēėshtje tė vetme, qė ėshtė nė interesin tėnd.” “Cfarė ėshtė ajo?”,- pyeti ai. Ata i thanė: “Tė adhurosh zotat tanė njė vit dhe ne tė adhurojmė zotin tėnd njė vit. Kėshtu qė, nė qoftė se ne kemi tė drejtė, merr edhe ti pjesė nga e drejta. Kurse, po qe se je ti nė rrugėn e drejtė, marrim edhe ne pjesė nga ajo.” Atėherė, si pėrgjigje ndaj atyre Allahu i Madhėruar zbriti suren “El Kafirunė”: “Thuaj: “O ju jobesimtarė! Unė nuk adhuroj atė qė adhuroni ju! As ju nuk adhuroni Atė, qė adhuroj unė. Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj, qė ju adhuroni! Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij, qė unė adhuroj! Ju keni fenė tuaj dhe unė kam fenė time!” (109:1-6) Pastaj Allahu zbriti ajetin: “Thuaj: “O ju tė paditur, a mos mė thėrrisni tė adhuroj tjetėr pėrveē Allahut?” (39:64) Dhe: “Thuaj: “Mua mė ėshtė ndaluar tė adhuroj ata, qė ju i lusni nė vend tė Allahut…” (6:56) Idhujtarėt lakmonin qė ta shuanin konfliktin, sepse shpresonin nė atė qė u tha Ukbe ibn Rebia. Prandaj bėnė shumė lėshime dhe anuan nė atė qė paraqiste i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por me kusht, qė tė ndryshonin dhe tė zėvendėsonin diēka nga ajo qė i ishte zbritur. Ata thanė: “Sillna njė Kuran tjetėr, ose ndryshoje kėtė!” (10:15) Atėherė, Allahu e urdhėroi Profetin: “Thuaj: “Mua nuk mė takon qė ta ndryshoj vetė (Kuranin), unė pėrcjell vetėm atė qė mė zbret; nėse e kundėrshtoj Zotin tim, i frikėsohem dėnimit tė njė Dite tė Madhe.” (10:15) Allahu ia bėri tė qartė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje, duke pėrmendur disa nga mendimet e rrezikshme qė i kalonin nėpėr mend atij: “Nė tė vėrtetė, ata (idhujtarėt) gati arritėn tė tė sprovojnė ty me atė qė Ne tė shpallėm, qė tė trillosh tjetėr nga ēfarė tė zbritėm e atėherė, ata do tė tė zinin ty mik. Dhe sikur Ne tė mos tė tė kishim forcuar ty, ti gati anove pak nga ata. E atėherė, Ne do tė bėnim tė shijosh dyfish mundimin e kėsaj jete dhe dyfish tė Jetės tjetėr e pastaj ti nuk do tė gjeje mbrojtės kundėr Nesh.” (17:73-75) Me kėto qėndrime tė ashpra idhujtarėt u bindėn se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do tė vazhdonte tė thėrriste pėr nė fenė islame dhe se ai nuk ishte tregtar qė tė pranonte bisedime apo lėshime nė punė ēmimi. Mirėpo, idhujtarėt donin tė bindeshin edhe me njė rrugė tjetėr. Ata dėrguan ca njerėz te ēifutėt, qė t’i pyesnin se ē’mendonin pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Cifutėt iu pėrgjigjėn: “Pyeteni pėr tri gjėra. Nėse ua thotė, ėshtė Profet i dėrguar; nėse jo, ėshtė shpifės. Pyeteni pėr njė grup djemsh tė kohės sė parė, si qe puna e tyre? Pėr kėta djem ka njė histori tė habitshme. Pyeteni atė edhe pėr njė burrė, qė shtegtoi aq shumė nėpėr tokė, saqė arriti nė Lindje dhe nė Perėndim tė Tokės, si ka qenė ngjarja e tij? Pastaj pyeteni atė pėr shpirtin, ē’ėshtė ai?” Paria e kurejshėve e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ato tri gjėra qė i porositėn ēifutėt. Atėherė ka zbritur Surja “El Kehf”, ku pėrshkruhet ngjarja e atyre djemve. Ata quhen “Djemtė e Shpellės”. Pyetėn edhe pėr historinė e burrit qė i erdhi tokės rrotull. Ai ishte Dhul Karnejn. Nė suren “El Isra” zbriti, gjithashtu pėrgjigja e pyetjes pėr shpirtin. Pėr kėtė Allahu tha: “Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve nuk u ėshtė dhėnė nga dija veēse pak.” (17:85) Kjo provė mjaftonte pėr t’i bindur kurejshėt se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte vėrtet i Dėrguari i Allahut, po tė donin tė gjenin tė vėrtetėn, por mizorėt nuk pranuan dhe mohuan. Pasi e shikuan tė vėrtetėn nė mėnyrė tė qartė, ata sikur shfaqėn njėfarė zhdėrvjelltėsie. U treguan si gjoja tė gatshėm qė tė dėgjonin ēfarė thoshte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe gjoja do tė pėrgjigjeshin dhe do tė pranonin. Por vunė si kusht qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė caktonte njė kuvend, ku tė mos vinin myslimanėt e dobėt, qė ishin skllevėrit e tė varfėrit, tė cilėt u bėnė myslimanė qė nė fillim. Ata e kėrkuan kėtė, sepse ata qė donin tė diskutonin, ishin paria e fiseve tė Mekės. Ata nuk pranonin qė tė rrinin nė njė kuvend me myslimanėt e varfėr, por qė ishin besimtarė tė devotshėm. Nė fillim, dukej sikur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Alahut qofshin mbi tė!) pati njėfarė dėshire qė tė vepronte ashtu, sepse shpresonte qė edhe ata do ta besonin. Por, Allahu e ndaloi dhe i tha: “Dhe mos i pėrzėr ata, qė adhurojnė Zotin e tyre nė mėngjes e nė mbrėmje, duke qenė tė ēiltėr ndaj Tij. Ti nuk pėrgjigjesh pėr veprimet e tyre e ata nuk pėrgjegjen pėr veprimet e tua e po i dėbove ata, do tė bėhesh nga tė padrejtėt.” (6:52) Idhujtarėt kėrkojnė sa mė shpejt dėnimin Ndodhte qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i paralajmėronte idhujtarėt se do t’u vinte ndėshkimi i Allahut, nė qoftė se ata do tė vazhdonin ta kundėrshtonin atė, ashtu si mė parė. Mirėpo, kur dėnimi u vonua, ata nisėn ta kėrkonin atė qė t’u vinte sa mė parė. Donin tė talleshin me tė pėr inat. Shtireshin se paralajmėrimi nuk kishte ndikuar tek ata dhe se dėnimi nuk kishte pėr tė ndodhur kurrė. Pėr kėtė Allahu zbriti disa ajete tė Kuranit: “Ata kėrkojnė prej teje qė t’ua ngutėsh dėnimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse njė ditė te Zoti yt, ėshtė sa njėmijė vjet nga ato qė llogarisni ju.” (22:47) Dhe: “Po si e kėrkojnė ata ngutjen e dėnimit? Vėrtet, Xhehenemi i ka rrethuar jobesimtarėt nga tė gjitha anėt.” (29:54) Dhe: “A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se Allahu nuk do ta bėjė tokėn t’i pėrpijė ata, ose se nuk do t’u vijė atyre dėnimi nga nuk e mendojnė. Ose t’i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr nė tregti) e ata nuk mund t’i shpėtojnė atij. Ose do t’i kapė ata duke qenė nė panik. Pra, vėrtet, Zoti juaj ėshtė i Butė, i Mėshirshėm (prandaj nuk ua ngut dėnimin).” (16:45-47) Pėr kėtė ēėshtje kanė zbritur edhe ajete tė tjerė. Polemika e idhujtarėve vetėm pėr tė shtyrė inatin me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): ata kėrkonin qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) t’u bėnte mrekulli e gjėra tė jashtėzakonshme.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė