Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:28   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Viti i mallėngjimit
Ebu Talibit sa vinte e i shtohej sėmundja. Ai vdiq. Pak para se tė vdiste, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri tek ai. Aty gjeti edhe Ebu Xhehlin e Abdullah ibn Umejen. Ai iu drejtua Ebu Talibit: “O xhaxha! Thuaj La i lahe il-lallah (nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut), qė ta marr kėtė fjalė si ndėrmjetėsuese pėrpara Allahut.” Ebu Xhehli dhe Abdullahu thanė: “O, Ebu Talib! A do tė heqėsh dorė nga feja e Abdul Mutalibit?” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeja vazhduan kėshtu derisa dėgjuan fjalėn e fundit tė Ebu Talibit. Ai tha: “Nė fenė e Abdul Mutalibit.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Unė do t’i kėrkoj falje Allahut pėr ty derisa tė mė ndalohet.” Pastaj, zbriti ajeti: “Nuk u takon as Pejgamberit e as besimtarėve qė tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nė qoftė se ata janė tė afėrm tė tyre, pasi ta kenė tė qartė se me tė vėrtetė, ata (idhujtarėt) janė banorė tė Xhehenemit.” (9:113) Dhe: “Ti nuk mund tė udhėzosh atė qė do ti.” (28:56) Ebu Talibi vdiq nė muajin Rexhep (thuhet edhe nė Ramazan). Ishte viti i dhjetė i profetėsisė. Gjashtė muaj pasi myslimanėt kishin shpėtuar nga bllokada. Vėrtet, Ebu Talibi sa jetoi, qe krah dhe mbrojtės i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilin u mbrojt thirrja islame nga sulmet e njerėzve tė parisė dhe tė mendjelehtėve, por ai mbeti nė fenė e gjyshėrve dhe nuk e arriti tėrė mirėsinė, qė tė bėhej mysliman. Abasi i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “A nuk pėrfitoi dot xhaxhai yt prej teje?” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ai do tė jetė nė njė cekėtirė prej zjarri e sikur tė mos isha unė ai do tė ishte nė shkallėn e fundit tė Zjarrit.” Hatixhja drejt mėshirės sė Allahut Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ende nuk i ishte mbyllur plaga pėr vdekjen e Ebu Talibit, kur papritur vdes edhe nėna e besimtarėve, Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nė Ramazan, nė vitin e dhjetė tė Profetėsisė. Hatixhja vdiq dy muaj (thuhet edhe: tri ditė) pasi vdiq Ebu Talibi. Ajo ka qenė ndihmėse e ēiltėr e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Islamin. Ajo e pėrkrahu shumė tė Dėrguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr pėrhajen e Zbulesės. Hatixhja flijoi veten e saj dhe pasurinė e saj. Ajo i ndau bashkė me tė Dėrguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mundimet dhe hidhėrimet. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ajo mė besoi mua atėherė, kur njerėzit mė mohuan dhe tregoi ēiltėrinė time, kur njerėzit mė pėrgėnjeshtruan. Ajo mė bėri ortak nė pasurinė e vet, kur njerėzit ma ndaluan dhe Allahu mė dhuroi fėmijėn e saj e nuk mė dha fėmijė nga tė tjerat veē saj.” Hatixhja ishte njeri i virtytshėm. Eshtė treguar se njė herė engjėlli Xhebrail i erdhi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut! Po vjen tek ti Hatixhja. Ajo ka me vete njė enė me yndyrė, me gjellė a me pije. Kur tė vijė, jepi “Selam!” nga Zoti i saj, pėrgėzoje se do tė ketė njė shtėpi nė Xhenet prej kallami, ku nuk do tė ketė as uri, as lodhje.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrmendte shpesh Hatixhen dhe i lutej Allahut qė ta mėshironte. Sa herė qė e pėrmendte atė, kishte mall e dhembshuri. Kur therte ndonjė dele, u dėrgonte njė pjesė tė afėrmve tė saj. Hatixheja kishte shumė virtyte. Hidhėrimet shtohen Pas vdekjes sė Ebu Talibit, xhaxhait dhe Hatixhes, bashkėshortes tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu sulėn edhe mė keq idhujtarėt dhe e mbuluan atė me mundime. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) prekej shumė nga gjithēka qė i ndodhte, edhe po tė ishte ajo mė e lehtė dhe mė e vogėl nga ajo qė kishte kaluar. Njė nga mendjelehtėt e fisit Kurejsh i hodhi dhé nė kokė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njėra nga vajzat e tij ia lau kokėn e qau, por ai i tha: “Mos qaj moj bijė, mos qaj! Allahu do ta mbrojė babanė tėnd!” Nė njė bisedė tjetėr, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kurejshėt nuk arritėn tė mė bėjnė asgjė tė keqe, derisa qe gjallė Ebu Talibi.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) martohet me Seuden dhe Aishen Nė muajin Sheual, pas muajit qė vdiq Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u martua me Seuden, bijėn e Zemias. Mė parė Seudja ishte martuar me djalin e xhaxhait tė saj, qė quhej Sakran ibn Amru (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Sakrani dhe Seudja kanė qenė nga myslimanėt e parė, tė cilėt mėrguan pėr nė Habeshe. Kur u kthyen pėrsėri nė Mekė, Sakran ibn Amru vdiq. Pasi kaloi koha19 e pritjes, ajo u martua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pas njė viti u martua edhe Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Martesa e Profetit ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Aishen u bė nė muajin Sheual, por njė vit pas martesės me Seuden Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri aktin e martesės me Aishen nė Mekė, kur ajo ishte gjashtė vjeē dhe e bėri pėr grua nė Medine nė muajin Sheual, nė vitin e parė tė emigrimit, kur ajo ishte nėntė vjeē. Ajo ishte mė e dashura nga tė gjitha gratė e tjera pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe mė e zgjuara nga gratė e Ymetit (Bashkėsisė Islame). Aishja kishte shumė cilėsi tė mira dhe virtyte tė larta. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė