Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:46   #44
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj tė dy djemtė shkuan tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i thanė: “Shikoji shpata tona.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju, tė dy e keni vrarė atė.” Ishin Muadhi dhe Meudhi, bijtė e Afrait. Meudhi ra dėshmor nė tė njėjtėn luftė, kurse Muadhi jetoi deri nė kohėn e Khalifit Othman (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha Muadhit pasurinė e Ebu Xhehlit. Pasi mbaroi beteja, njerėzit dolėn pėr tė kėrkuar Ebu Xhehlin. Abdullah ibn Mes’udi e gjeti atė me shpirt ndėr dhėmbė. I vuri kėmbėn nė qafė dhe e kapi pėr mjekre, qė t’ia priste kokėn. - A tė poshtėroi Allahu ty, o armiku i Allahut?,- i tha. Ebu Xhehli: - Me ēfarė mė poshtėroi Allahu mua? A keni vrarė njeri mė tė madh se unė? Sikur tė mos mė kishte vrarė njė bari delesh! Kush po e fiton luftėn sot? Abdullah ibn Mes'udi: - Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Ebu Xhehli: - I je ngjitur njė tė pėrpjete tė vėshtirė, o bari i vogėl delesh. Atėherė, Abdullahu ia preu kokėn dhe vajti tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Allahu Ekber. (Allahu ėshtė mė i Madhi). Falenderimi i takon Allahut qė e vėrtetėsoi premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Vet dhe i theu armiqtė.” Pastaj shtoi: “Ky (Ebu Xhehli) ishte faraoni i kėsaj bashkėsie.” Dita e Dallimit tė sė mirės nga e keqja (Furkanit) Eshtė dita, kur u zhvillua lufta e Bedėrit, mė 17 tė muajit tė Ramazanit. Beteja bėhej midis femohuesve dhe besimtarėve. Aty, njeriu luftonte kundėr xhaxhait tė vet, dajės sė vet, djalit tė vet, vėllait tė vet. Nė atė betejė Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vrau dajėn e vet, As ibn Hashimin dhe Ebu Bekri u ndesh me djalin e vet, Abdurr Rrahmanin. Myslimanėt zunė rob Abasin, xhaxhanė e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, u ndėrpre lidhja farefisnore midis njerėzve dhe Allahu e lartėsoi fjalėn e besimit mbi fjalėn e mohimit dhe e dalloi tė vėrtetėn nga e shtrembra. Prandaj, ajo ditė u quajt “Dita e Dallimit”. Tė vrarėt Nė atė Betejė u vranė 14 burra nga myslimanėt: gjashtė nga muhaxhirėt dhe tetė nga ensarėt. Ata u varrosėn nė fushėn e Bedėrit dhe varret e tyre njihen edhe sot. Nga idhujtarėt u vranė 70 veta dhe 70 tė tjerė u zunė rob. Shumica e tyre ishin nga paria e kurejshėve. Nga ata, 24 kufoma u tėrhoqėn dhe u hodhėn nė njė pus tė pistė nė Bedėr. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Bedėr tri ditė dhe kur u pėrgatit qė tė kthehej qė andej, vajti te pusi, qėndroi nė cep tė tij dhe i thirri tė vrarėt idhujtarė me emrat e tyre dhe tė baballarėve tė tyre: “O filan, bir i filanit! O filan, bir i filanit! A do t’ju pėlqente (tani) qė t’i ishit bindur Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij? Ne vėrtet, e gjetėm ndihmėn qė na kishte premtuar Zoti ynė. Po ju, a e gjetėt ndihmėn, qė ju kishte premtuar zoti juaj?” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “O i Dėrguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt?” “Ju nuk dėgjoni mė mirė se ata,- iu pėrgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por vetėm se ata nuk pėrgjigjen.” Lajmi i Betejės nė Mekė dhe nė Medine Lajmi i thyerjes sė idhujtarėve arriti nė Mekė. Ata i theu dhe i poshtėroi Allahu. Me qėllim qė tė mos u bėhej qejfi mylimanėve, idhujtarėt e ndaluan vajtimin pėr tė vrarėt e tyre. Esued ibn Mutalibit i ishin vrarė tre djem nė Bedėr, prandaj ai donte tė vajtonte me zė pėr ta. Natėn dėgjoi zėrin e njė gruaje qė po vajtonte dhe mendoi se ishte dhėnė leja pėr tė vajtuar tė vrarėt. Prandaj, dėrgoi djalin e vet pėr tė hetuar. I biri shkoi atje dhe mori vesh qė gruaja po vajtonte pėr devenė e vet, qė i kishte humbur. Atėherė ai nuk e pėrmbajti veten dhe thuri…: Po qan pėr njė deve tė humbur?! Gjumin pagjumėsia ka mundur. Jo, ajo nuk po qan pėr devenė, Qan pėr Bedėrin; tė pafat qemė. Nė Medine, njerėzit morėn vesh pėr betejėn nga dy lajmėtarė tė dėrguar nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): Abdullah ibn Reuahai dhe Zejd ibn Harithe. I pari njoftoi pjesėn e sipėrme tė Medines, i dyti pjesėn e poshtme tė saj. Jehudinjtė kishin pėrhapur fjalė tė gėnjeshtėrta nė Medine. Por, kur shkoi atje lajmi i fitores, u gėzuan tėrė myslimanėt dhe u tund Medinia nga brohoria e njerėzve: La i lahe il-lallah (Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut), Allahu Ekber (Allahu ėshtė mė i Madhi). Krerėt e myslimanėve, dolėn pėrpara nė rrugėt e Bedėrit dhe uruan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr fitoren. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Medine me ndihmėn e Allahut, me plaēkė lufte dhe robėr. Kur arriti afėr Safrasė, Allahu i zbriti ajetin, qė tregon urdhrin e ndarjes sė plaēkės sė luftės. Prandaj, ai mori njė tė pestėn e plaēkės sė luftės. Pjesėn tjetėr e ndau nė mėnyrė tė barabėrtė midis luftėtarėve. Mė pas urdhėroi qė tė vritej Nadir ibn Harithi. Ali ibn Ebu Talibi ia preu kokėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė Araki Dhubaja, urdhėroi qė tė vritej Ukbe ibn Ebu Muiti, tė cilin e vrau Asim ibn Thabit el Ensariu (thuhet edhe se e ka vrarė Ali ibn Ebu Talibi). Krerėt e myslimanėve qė kishin dalė pėr tė uruar, e takuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Rauhar. Pastaj e shoqėruan atė deri nė Medine. Shumė njerėz u bėnė myslimanė. Madje edhe Abdullah ibn Ubeji (kryetari i dyfytyrakėve) dhe shokėt e tij u shfaqėn sikur u bėnė myslimanė. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė