Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 10:35   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Analfabetizmi nė Kosovė

Analfabetizmi nė rritje


Dashurie K. nga Ferizaj (21) ėshtė analfabete. Shkolla pėr vajzat ashkalike ka pak rėndėsi, kurse gjetja e burrit nė shumicėn e rasteve, ėshtė brenga kryesore e tyre. Kėshtu ka vepruar edhe Dashuria, e martuar nė moshėn 16-vjeēare. Sikurse ajo, analfabetė janė edhe 6 pėr qind e popullatės nė Kosovė.





Nga Nexhmije Ahmeti mė 19 shtator 2011 nė ora 19:32
Fatbardhi sivjet ka filluar klasėn e parė. Ky vogėlush duhet tė mbajė mend krejt ēka i thotė mėsuesi, nė tė kundėrtėn, nė shtėpi nuk ka kush t’ia mėsojė asnjė germė.

Prindėrit e tij, e sidomos nėna, nuk e dinė asnjė shkronjė tė alfabetit. Dashurie K. ashkalike nga njė fshat i Ferizajt, ishte vetėm 16 vjeē kur braktisi familjen pėr t’u martuar me Esatin, burrin me tė cilin tashmė i ka katėr fėmijė.

Dashuria, si shumica e vajzave tė komunitetit tė saj, nuk e di asnjė shkronjė tė alfabetit, kurse numrat qė tregojnė vlerėn e parave, pėr tė janė vetėm disa vija tė pakuptimta.

Megjithėkėtė, kjo ashkalike edhe pse kurrė nuk ka shkuar nė shkollė, nuk mėrzitet aq shumė. Pėr tė mjafton qė ka gjetur burrin dhe ka edhe fėmijė.

Nė kėtė komunitet, martesat e vajzave tė reja janė diēka normale dhe tė shpeshta, ndonėse ato nga shumė prindėr nuk lejohen tė dalin as nė qytet.

Por nėse pyetet Dashuria, ajo jetėn e ka rregulluar ashtu siē ėshtė mė sė miri, ngase e ka burrin qė shumica e moshatareve tė tjera do ta dėshironin.

Pėr Dashurien, ky ka qenė synimi kryesor nė jetėn e saj- tė martohet me njeriun qė e dashuron. Kjo e re tash e ndjen vetėn keq kur pyetet pėr shkollim dhe mungesėn e dijes sa pėr shkrim dhe lexim.

“Paj, ma mirė me lexu, po edhe si jam martu, nuk ėshtė keq”, thotė ajo. Dashuria ėshtė pajtuar me faktin se ėshtė njė vajzė analfabete, ngase thotė se tė gjitha vajzat e tjera, duke pėrfshirė edhe shoqet e saj, e kanė ndėrprerė shkollimin.“Jo veē unė, po asnjė ēikė nuk ka shku nė shkollė”, tregon ajo, qė vetėm njė herė nė jetėn e saj e ka parė klasėn me sy. Ndryshe, shumica e vajzave tė kėtij komuniteti, shkojnė vetėm deri nė klasėn e katėrt tė shkollės fillore, apo nuk shkollohen fare. Ato nga prindėrit e tyre rriten ashtu si munden, ngase janė tė destinuara pėr martesė sapo tė arrijnė njė moshė pak mė tė madhe, edhe pse nė fakt janė ende tė mitura.

Pėr Dashurien dhe prindėrit e saj, mė e rėndėsishme ėshtė qė vajza nga mosha 16 vjeē ta gjejė, siē thonė ata “nafakėn e vet”. Shumė prej vajzave tė komunitetit rom dhe ashkali, e fillojnė shkollimin, por e ndėrpresin shumė herėt.

Pėr kėtė ndikojnė shumė faktorė, prej tė cilėve mė i theksuar ėshtė ai tradicional, sipas tė cilit, femrave nuk iu duhet shkollimi, por vetėm martesa.
Analfabetizmi ėshtė ende ēėshtje shqetėsuese pėr shoqėrinė. Zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit thonė se ky institucion ėshtė duke bėrė pėrpjekje maksimale pėr ērrėnjosjen e kėtij fenomeni, i cili ėshtė rritur ndjeshėm te komuniteti rom, ashkali, egjiptian, dhe personat me aftėsi tė kufizuara. Numri i atyre qė nuk dinė shkrim-lexim dhe numri i atyre qė kanė pasur fatin tė jenė pėr njė kohė nė bankat shkollore dhe mė vonė ta ndėrpresin mėsimin pėr shkaqe tė ndryshme, ėshtė ende shqetėsues.

Sipas statistikave tė MASHT-it shkalla e analfabetizmit nė vend ėshtė diku rreth 5.9 pėr qind, mirėpo sipas tyre, kjo shifėr ėshtė ndjeshėm mė e rritur te komuniteti rom, ashkali, egjiptian dhe personat me aftėsi tė kufizuara.
Afėrdita Jaha, zyrtare pėr arsim joformal nė MASHT, ka thėnė se ky institucion ėshtė duke bėrė pėrpjekje maksimale pėr ērrėnjosjen e kėtij fenomeni pėrmes programeve tė ndryshme pėr shkrim-lexim.

“Ministria e Arsimit pėr tė rritur shkallėn e arsimimit nė Kosovė ka bėrė shumė. Nga viti 2001, nė bashkėpunim me UNICEF-in kemi hartuar programet pėr shkrim-lexim bazik, ku kemi hartuar kurrikulin dhe kemi botuar katėr libra ‘Dritė jete’, libra kėto, tė cilat u kanė shėrbyer kryesisht grave nėpėr viset rurale pėr tė mėsuar shkrim-lexim dhe aftėsi dhe shkathtėsi tjera pėr jetė”, tha Jaha.

Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me Shėrbimin Gjerman pėr Zhvillim (GTZ), tashmė kanė nėnshkruar njė vendim nė bazė tė cilit thuhet, se tė gjithė ata nxėnės qė kanė braktisur shkollimin qė nga viti 1999 kanė tė drejtė tė kthehen nė shkollim dhe ta kryejnė shkollimin e obliguar.

Jaha ka pėrmendur edhe shkaqet kryesore, tė cilat vijnė deri te braktisja e shkollimit, ku sipas saj, janė shkaqet ekonomike, migrimi i shpeshtė fshat-qytet, migrimet e ndryshme jashtė vendit dhe niveli i ulėt i arsimit nė familje. Ndėrkohė ka theksuar se numri mė i madh i analfabetėve gjendet nė viset rurale dhe diku rreth 3/4 e kėtyre analfabetėve i pėrkasin gjinisė femėrore.

Ērrėnjosja e analfabetizmit nė Kosovė duhet tė bėhet sa mė parė, si njėri ndėr standardet qė duhet pėrmbushur nė nivelin e arsimit, pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian.

Analfabetizmi rom dhe ashkali

Ngjashėm me vajzat e komunitetit ashkali, janė edhe vajzat rome, tė cilat nga prindėrit e tyre janė tė pėrjashtuara nga e drejta pėr shkollim. Njė hulumtim i bėrė nė Kosovė nga organizata joqeveritare ndėrkombėtare “Luledielli Ballkan” jep shifra alarmante pėr analfabetizmin e kėtij komuniteti. Nga 177 vajza tė anketuara, ka dalė se 105 prej tyre nuk kanė shkuar kurrė nė shkollė kurse prej tyre vetėm 22 kanė arritur nivelin fillestar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė