Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-10, 16:15   #7
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Keqpėrdorimi i gjuhės shqipe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Idila

Shpeshherė hasim nė jetėn e pėrditshme tek disa njerėz intelektual apo media, flasin gjoja me GRAMatikė apo LETĖRare...
Pėr tė mos e zgjatur mė shumė, po e theksoj sa shpesh dėgjohet fjala "Standard" nga Politikanėt, mediat dhe poashtu dhe shitėsit nė treg.
Jam dakord ne vija te pergjitheshme teorike, por gjej veshtiresi njesimi ne praktike.

Si fjala gramatike ashtu edhe ajo letrare jane huazuar nga leksikografia shkencore gjuhesore joshqiptare. Si mund t'i shqiperojme? Ne te vertete ka menyra per fjalen e pare, por kur vjen ēasti i letrare situata veshtiresohet shume. Ketu fjala qe ndodhet ne rrenje, leter, eshte gjithashtu huazim dhe ne nuk kemi asnje sinonim ne gjuhen shqipe qe te barazvleresohet me leter. Pra jemi te detyruar te perdorim kete fjale. Ky detyrim ekziston ne shume raste te tjera, te cilat nese i sjell ketu nuk do te mjaftonin qindra faqe.

Cdo gjuhe permban huazime dhe cdo levizje gjuhesore e mbiquajtur "purizem" ka deshtuar ne tentativen per te prodhuar nje gjuhe te njesuar, gjoja te paster kombetare. Si fillim duhet te heqim dore nga utopia e "gjuhes se paster", qe nuk ekziston. Si vazhdim duhet te mos konsiderohet "tradheti" huazimi i nje fjale te huaj, me pretekstin se gjuha eshte e barabarte me identitetin kombetare: une qe njoh italishten nuk i perkas kombesise italiane.

Eshte e rendesishme gjithashtu te behet dallimi i shtresave sociale dhe i gjuhes se perdorur nga keto shtresa. Politikanet perfaqesojne nje shtresezim social dhe per rrjedhoje gjuha e folur do te jete e ndryshme nga ajo qe flasin masat. Kujdes! Ky ndryshim eshte vetem leksiografik dhe jo sintaksore. Nese do t'i perkiste sintakse-morfologjise do te kishim ndryshime te "rrezikshme" per gjuhen e njesuar. Perdorimi i fjales standard nuk perfshin sintaksen. Percaktimi gjuha standarde e tranasformuar ne standarde gjuha shfaq probleme. Cdo fjale e perdorur nga une, ndonese joshqipe ne origjine, pasuron gjuhen. Problemi vjen nga keqpedorimi i fjales standard dhe i shume fjaleve te tjera, kur zevendesojne fjale shqipe pa qene nevoja: mos te harrojme se fjala standard ne perkthimin e saj - model, njesi, tip, te cilit i referohemi ose sipas te cilit uniformizohemi (njesohemi) - nuk ka fjale shqipe ne gjendje ta zevendesoje.

Gjuha nuk eshte nje trup i palevizshem qe u krijua nga qielli nje dite me diell. Eshte rezultat i nje procesi evolutiv shekullore, cka do te thote se ajo i nenshtrohet ndryshimit, pra levizshmerise. Cdo gje qe leviz apo ndryshon, nuk mund te ndalohet. Gjuha eshte e ndryshueshme.

Ka edhe nje fakt thelbesore qe shpesh e harrojme. Gjuha e njesuar shqipe nuk eshte gjuha qe te gjithe shqiptaret flasin ne jeten e perditshme. Kjo ka shume arsye dhe ketu mund te vendosim edhe politikanet te cilat mundohen te gjejne terma te vecante per te komunikuar dhe shfaqur edhe statusin e tyre. Te gjithe mund te perdorim fjale dialektale shqipe, huazime dhe shpikje individuale, por keto nuk i perkasin Gjuhes se Njesuar deri ne momentin qe nje komision institucional ose komuniteti i tere vendos t'i konsideroje si te tille.

Perdorimi qe politika i ben gjuhes shqipe shpesh here eshte i panevojshem, por edhe "levizjet" per pastrim te kesaj gjuhe te njesuar nuk jane me pak te kritikueshme.
Imagjinoni t'i heqim shqipes se njesuar te gjitha fjalet me origjine latine, greke, turke, sllave.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė