Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-12, 22:09   #261
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Dispozita e disa ēėshtjeve mjeksore lidhur me agjėrimin

Dispozita e disa ēėshtjeve mjeksore lidhur me agjėrimin

1. Pėrdorimi i insulinės gjatė agjėrimit
Pyetje: Vuaj nga sėmundja e sheqerit, sidomos gjatė muajit tė ramazanit, andaj a mė lejohet qė ta pėrdor injeksionin e insulinės gjatė muajit tė ramazanit? Mė japni njė pėrgjigje, Allahu u shpėrbleftė, sepse nė rast se nuk e pėrdor kėtė injeksion mė rėndohet gjendja dhe duhet tė shtrihem nė spital. Pė...
r ēdo vit mė ndodhė qė tė agjėroj afėrsisht dhjetė ditė, kurse tė tjerat i bėjė kaza pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje.

Pėrgjigje: Nuk ka asnjė pengesė qė ta pėrdorėsh kėtė injeksion gjatė ditės sė agjėrimit, dhe nuk obligohesh qė atė ditė ta bėsh kaza. Por nėse ke mundėsi qė kėtė injeksion ta pėrdorėsh pas agjėrimit, kjo ėshtė mė mirė nėse nuk tė sjell vėshtirėsi.
Komisioni i pėrhershėm pėr studime dhe fetva, nė pėrbėrje tė:
Abdulaziz ibėn Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah ibėn Gudejan, Badullah ibėn Kuud.

2. A prishet agjėrimi me pėrdorimin e penicilinės?
Pyetje: Pėr shkak tė sėmundjes kam shkuar nė spital. Mė pas, mjeku mi pėrshkruajti disa barna, ndėr to ma pėrshkruajti edhe injeksionin penicilinė qė ta pėrdorė nė mėngjes dhe mbrėmje. Unė i thash se kam frikė se me kėtė injeksion prishet agjėrimi, por ai ma ktheu se me kėtė injeksion nuk prishet agjėrimi. Unė vazhdova ta pėrdorė dy ditė radhazi, por u befasova nga disa kolegė tė cilėt mė njoftuan se me tė gjitha injeskionet prishet agjėrimi. Tani kam rėnė nė konfuzion, ju lutem tė ma sqaroni se a prishet agjėrimi me kėto injeksione dhe se a e kam obligim qė ditėt e kaluara t’i bėjė kaza? Sepse kėtė injeksion e kam pėrdorur duke mos e ditur se prishet agjėrimi dhe nė bazė tė udhėzimit tė mjekut. Shpresoj qė pėrgjigjen tė ma ktheni sa mė shpejt.

Pėrgjigje: Nėse nė realitet qėndron ashtu siq pėrmendėt ju, atėherė nuk ka asnjėlloj pengese qė ta pėrdorni kėtė injeksion, dhe nuk obligoheni qė ditėt e kaluara t’i bėni kaza. Por nėse mundeni, ėshtė mė mirė qė nė tė ardhmen injeksionin ta pėrdorni natėn, sepse kjo ėshtė mė e sigurtė pėr agjėrimin.
Komisioni i pėrhershėm pėr studime dhe fetva nė pėrbėrje tė:
Abdulaziz ibėn Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah ibėn Gudejan, Abdullah ibėn Kuud.
3. Dhėnia e gjakut pėr analizė
Pyetje: Si ėshtė dispozita nėse gjatė agjėrimit dikujt i meret gjaku pėr analizė?
Pėrgjigje: Marrja e kėsaj sasie tė gjakut pėr analizė nuk e prishė agjėrimin, sepse kjo ėshtė e nevojshme, dhe gjithashtu kjo nuk hyn nė llojin e gjėrave mė tė cilat sheriatikisht prishet agjėrimi.
Abdulaziz ibėn Baz.

4. Dispozita e anestezionit pėr dhėmbė, patrimit, mbushjes apo nxjerrjes sė tij
Pyetje: Nėse njeriu ka dhimbje nė dhėmb, dhe mė pas shkon tek stomatologu dhe bėn pastrimin, mbushjen apo nxjerrjen e tij, atėherė a ndikon kjo nė agjėrimin e tij, nėse stomatologu pėrdor anestezionin?
Pėrgjigje: Ajo qė u pėmend nė pyetje nuk ndikon nė agjėrim, dhe as nuk merret nė konsideratė. Por duhet tė ketė kujdesė qė tė mos pėrpij gjakun apo ilaqet gjatė mjekimit tė dhėmbit. Gjithashtu edhe anestezioni pėr dhėmb nuk ndikon nė agjėrim, sepse ai nuk hyn nė llojin e ushqimeve dhe pijeve.
Abdulaziz ibėn Baz.

5. A prishet agjėrimi nėse pėrpihet uji gjatė gėrryerjes sė dhėmbit?
Pyetje: Nėse gjatė mjekimit tė dhėmbit pėrpihet uji i makinės pa qėllim, a prishet agjėrimi? Duke e ditur se mjekimi mund tė shtyhet natėn apo pas muajit tė ramazanit?
Pėrgjigje: Nuk ka gjė tė keqe nėse pėr qėllim tė mjekimit vėhet ujė nė gojėn e agjėruesit, me kusht qė mos ta pėrpijė qėllimisht. Nėse shkon nė fyt njė sasi pa qėllimin e tij, ska gjė. Por ėshtė mė mirė qė mjekimi tė shtyhet natėn apo pas ramazanit sepse kjo ėshtė mė e sigurtė pėr agjėrim.

6. Dispozita rreth pėrdorimit tė barnave pėr pengimin e menstruacioneve gjatė ramazanit
Pyetje: Disa gra pėrdorin hapa gjatė ramazanit, nė mėnyrė qė mos tu vinė menstruacionet, alejohet ky veprim?
Pėrgjigje: Konsideroj se nuk ka gjė tė keqe nė kėtė veprim, nėse kjo nuk u sjell dėm. Pėr kėtė gjė nuk di tė ketė ndonjė ndalesė, sepse ėshtė njė dobi e madhe pėr gratė qė ato tė agjėrojnė sė bashku me tė tjerėt dhe tė mos kenė nevojė qė disa ditė tė ramazanit t’i bėjnė kaza.
Marrė nga fetvatė e shejh Abdulaziz ibėn Baz.

7. Dispozita e dializės gjatė agjėrimit

Pyetje: Si ėshtė dispozita rreth ndėrrimit tė gjakut gjatė agjėrimit pėr personin qė ėshtė i sėmurė nga veshkėt, a duhet ta bėjė kaza agjėrimin?
Pėrgjigje: ky duhet ta bėjė kaza agjėrimin e asaj dite, pėr arsye se ėshtė furnizuar me gjak tė pastėr. Ndėrsa, nėse gjatė dializės organizmi i tij furnizohet edhe me ndonjė materie shtesė pėrpos gjakut, atėherė konsiderohet se agjėrimi i tij ėshtė prishur me dy gjėra.

Marrė nga fetvatė e shejh Badulaziz ibėn Baz
Pėrktheu: Jeton Bozhlani
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė