Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-07, 11:36   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin.



Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė.

Peripeci tė tjera ishin planifikuar pėr trupin e pajetė tė diplomatit tė jashtėzakonshė m tė Shqipėrisė, Ismail Qemali. Pas vdekjes sė tij, ēuditėrisht nė mbarė kancelaritė diplomatike tė botės pati njė sensibilizim tė veēantė. Pėr vetė jehonėn e madhe qė pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin qė ai kishte vdekur nė vendin e tyre, donte t’i bėnte “nderimet” qė meritonte njė diplomat i atij rangu. Ata vendosėn qė trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kėrkesė dhe ai interesim i palės italiane bėri qė trupi pa jetė i Ismail Qemalit tė qėndronte plot dy javė nė Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytė.

Me gjithė pėrpjekjet e palės italiane dhe shumė peripeci tė tjera qė dolėn pas vdekjes sė Ismail Qemalit, djemtė e tij nuk reshtėn sė u pėrpjekuri qė babanė e tyre ta sillnin nė Vlorė, e cila e priste me padurim pėr ta varrosur nė lartėsinė madhėshtore tė Kaninės. Vdekja e tij nė atė kohė kishte tronditur mbarė kombin dhe grupe tė shumta shqiptarėsh, tė ardhur nga tė gjitha trevat, po pėrqendroheshin nė Vlorė pėr t’i bėrė nderimet e merituara diplomatit tė famshėm. Sė fundmi gjithēka u bė realitet. Ishte pikėrisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djemtė e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Jashtme italiane mbėrriti nė portin e vogėl tė Vlorės. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe sė fundmi me anijen e posaēme italiane. Sipas bashkėkohėsve tė atyre momenteve, siē ishin vetė djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut tė tij, Safet bej Vlorės bėhet e ditur se hyrja e arkivolit nė Vlorė ka qenė tepėr emocionuese. Tė qarat e njerėzve dhe shkrepjet e armėve shkaktuan njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme. Gjithė rrugėt, kodrat dhe ēdo gjė nxinte nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme nė atė varrim, i cili, ashtu siē ishte menduar nė atė kohė u bė pikėrisht nė lartėsitė dominante tė Kaninės.
Konkretisht pėr ato momente, nė shėnimet e Safet bej Vlorės, tė gjendura nė dosjen e posaēme tė Ismail Qemalit nė Arkivin Qendror tė Shtetit shkruhet:

“Nėse e matim madhėshtinė e njė personazhi politik me dashurinė e popullit tė thjeshtė, duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorės. Gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij, asnjė fshatar dhe asnjė qytetar nuk mbeti nė shtėpi. Tė gjitha faqet e maleve dhe tė brigjeve gjatė rrugės sė kortezhit funeral ishin plot me njerėz. Qe njė apotezė madhėshtore e mbarė popullit, pa pėrjashtim, ndaj njė tribuni qė i shėrbeu vendit tė tij deri nė frymėn e fundit”.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė