Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-09, 16:44   #8
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush ishte Napoleon Bonaparti

Adolf Thieres, ish-president i Francės: Vėllai i madh i Bonapartit nė 1806 pohon se familja e tij ishte arbėreshe. Kishte miqėsi me Ali Pashė Tepelenėn
Pėr ne, shqiptarėt, nuk ka rėndėsi sa qėndron nė kėmbė teza e qenies me origjinė arbėreshe tė familjes Bonaparti. Pėr ne, ka rėndėsi konsiderata qė kanė tė huajt pėr tė shfaqur heronjtė e tyre me origjinė shqiptare. E kemi pėr detyrė qė kėtė ”konsideratė tė mirė” ta mbajmė.

Kjo pėr ne meriton pėrgėzim. Nė studime e punime tė ndryshme me vlerė historike ose nė relacione e kronika ngjarjesh, historianė tė huaj dhe personalitete politike e shoqėrore, kanė dhėnė gjatė shekujve mendime tė shumta pėr popullin tonė, pėr shpirtin liridashės dhe atdhetar tė tij. Nė kėta autorė rreshtohet edhe personaliteti i shquar i kohės, historiani i dėgjuar francez Adolf Thieres, qė ka shkruar dhe historinė e revolucionit francez dhe qė mė vonė u bė President i Francės.

Prejardhja arbėreshe
Nė kujtimet e tij, qė pasqyrohen nė librin e Ahmet Myfitit bej Libohovės, ”Tependli Ali Pasha” botuar nė Kajro, mė 1903, Adolf Thieres shkruan: ”Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarė tė Napolit qė shkuan pėr t’i uruar mirėseardhjen u tha: ”Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe”.

Ahmet Myfit Libohova, nė veprėn e tij lidhur me kėto shpjegime tė Adolf Thiersit shton: ”Sipas hetimeve tė bėra del se ėshtė e vėrtetė qė mbiemri Kallomeri qė do tė thotė nė greqisht ”anė e mirė”, qė u ndėrrua nė italisht ”buona parte” ėshtė mbiemri i Napoleon Bonapartit. Kjo familje shqiptare me shumė atdhetarė tė tjerė u vendosėn nė Korsikė, formuan njė fshat dhe gjithashtu ėshtė fakt se paraardhėsi i Napoleon Bonapartit ėshtė prej kėtij fshati arbėresh”. Kėto shpjegime i jep nė librin e tij Libohova. Mbi origjinėn e familjes Bonaparti na hedh dritė tė mjaftueshme dhe profesor Robert d’Angely me origjinė nga Korsika nė veprėn e tij ”Enigmat e origjinės sė racave dhe tė gjuhėve tė pellazgėve, arianėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve”. Libėr prej shtatė vėllimesh dhe mbi 30 vjet punė. Nė faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar, ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu. Ky profesor i dėgjuar korsikan shton se mbiemrin i vjetėr i Bonapartit ka qenė ”Kalė-miri” dhe jo Kalimeros, ana e mirė si e bėnė grekėt. Sipas enciklopedisė sė madhe greke ”Piros” vėllimi i tretė, Athinė 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarėve nė drejtim tė peloponezit (Moresė) ėshtė zgjeruar nga shekulli XIV.

Enciklopedia greke
Sipas kėsaj enciklopedie, nė Peloponez u krijuan krahina banimi tė reja si: Mani, Bardhunja, Lala; Filati, Hekali, Lopėsi. Edhe sot dihet qė njė lagje e Himarės ėshtė shpėrngulur nė krahinėn e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarėt qėndruan nė Peloponez (nė more) midis 100 vjet rreth vendasve grekė dhe nuk duhet tė na duket ēudi nė qoftė se mbiemri i Napoleonit (Kalė-mirė) ėshtė grekėzuar shtrembėrisht nga grekėt nė kallomeros (ana e mirė). Bėni dhe krahasimin qė i bėjnė grekėt kalit tė Lekės sė Madh qė e quajtėn Kokėmadh. Me zbritjen e vazhdueshme tė ushtrive tė panumėrta osmane nė Peloponez, njė pjesė e shqiptarėve u largua nėpėrmjet detit drejt Italisė sė Jugut. Ata u shpėrndanė dhe nė ishujt e saj arritėn deri nė Korsikė, ku u pėrzjenė me banorėt e lashtė italianė. Atje ndėrtuan dhe vendbanimet e tyre. Nuk duhet tė duket ēudi nė qoftė se stėrgjyshi i Napoleon Bonapartit (sipas shpjegimeve qė i jep ish-presidenti francez, Adolf Thiers) tė jetė me origjinė nga ky fshat arbėresh i Korsikės. Dihet historikisht se edhe avokati i dėgjuar korsikan, mbrojtės i Gjergj Dimitrovit, nė gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenė nga ky katund arbėresh. Kjo faktohet nga vetė goja e tij kur iu pėrgjigj jurisė franceze: ”Unė do tė shkoj nė Laipcig dhe do tė mbroj Gjergj Dimitrovin. Nė qoftė se do tė mė vrasin, haka do tė mė merret si arbėresh qė jam me origjinė”. Studiuesi, zoti Auron Tare, shpjegon: nė vijim ta artikullit ”ish-presidenti i Francės, Adolf Thiers: ”Napoleon Buonaparti ėshtė arbėresh” tė shkruara nga zoti Mexhit Kokalari do tė doja tė shtoja disa fakte mjaft interesante, tė cilat i japin nuanca prejardhjes sė njė prej kolosėve tė historisė botėrore, gjeneralit Buonaparte. Prejardhjes e familjes Buonaparte nga krahina e Peloponezit tė Greqisė dhe mė saktė nga zona malore e Manit, e banuar kryesisht nga familje arbėreshe tė shpėrngulura nga zonat shqiptare me ardhjen e turqve ėshtė pėrmendur nga disa personalitete tė letrave tė kulturės franceze. Por, dėshmia mė interesante vjen nga njė aristokrate franceze me origjinė maniote, dukesha D’Abrantes, lindur nė Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga njė familje me origjinė maniote, e cila pėr shkak tė gjakmarrjeve tė shumta me klanet e fuqishme tė Manit, vendosi tė shpėrngulej dhe tė vendosej nė Korsikė, ashtu si shumė familje tė tjera nga Mani, 150 vjet para periudhės sė Napoleonit. Dukesha D’Abrantes e njihte mjaft mirė gjeneralin Buonaparte. Ajo bėnte pjesė nė rrethin e ngushtė tė tij, jo pse ishte martuar me njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleonit, Junotin, por edhe sepse e ėma e saj kishte qenė njė kohė tė gjatė e dashura e Buonapartit dhe e kishte ndihmuar atė nė kohė tė vėshtira tė sundimit tė tij nė Paris. Dukesha D’Abrantes, e cila mė vonė u bė njė mbėshtetėse e flaktė e rojalistėve, ishte ndoshta burimi mė i informuar pėr jetėn e gjeneralit nė atė kohė, nė kujtimet e saj tė pėrmbledhura nė 28 volume, me titull ”Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi”, ajo formuloi teorinė e pranuar nga historianėt e kohės tė prejardhjes korsikano-maniote tė familjes Buonaparte. Ishte ajo, e cila deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte njė italianizim i fjalės greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Gjithashtu, ajo pėrmend njė fakt tjetėr mjaft interesant. Gjatė fushatės sė Italisė, gjenerali papritmas vizitohet nga dy tė dėrguar nga beu i Manit. Ky i fundit, duke i kujtuar Napoleonit prejardhjen e tij, i lutej pėr ndihmė, duke i ofruar gjeneralit mbėshtetje tė plotė tė trevės sė Peloponezit, nė rast tė njė sulmi francez nė Greqi kundėr turqve. Napoleoni, i cili nė atė kohė seriozisht po mendonte pėr njė sulm kundėr Perandorisė Otomane nė Evropė, ndihma e sundimtarit tė sė vetmes zonė tė lirė nė Greqi, ishte mjaft joshėse. Njė lidhje ideale midis Francės dhe Manit. Kėshtu, i shtyrė dhe nga sentimentalizmi pėr origjinėn e familjes sė tij, nė 12 termidor tė vitit V, ai dha urdhėr nga kuarteri i tij nė Milano, qė Dimo Stephanopuli dhe vėllai i tij, Nikola, tė udhėtonin pėr nė Mani. Tė dy vėllezėrit Stephanopuli u pritėn me mjaft bujė nga Zanet Beu, Beu i Manit, dhe udhėheqėsit e tjerė maniotė. Ata qėndruan pėr disa muaj nė kėtė krahinė kryengritėse, duke marrė pjesė edhe nė njė betėjė detare kundėr flotės sė Kapidan Pashės. Vėllezėrit Stephanopulis, gjatė kthimit tė tyre nė Francė, i sollėn gjeneralit besimin e Beut tė Manit pėr besnikėri dhe njė statujė antike, dhuratė nga Zanet Beu, por, gjatė mungesės sė tyre, Napoleoni e kishte ndryshuar politikėn rreth ēėshtjes turke. Kėshtu u mbyll kapitulli interesant i gjeneralit me Manin. Kėto dy fakte interesante, qė flasin pėr lidhjet e Napoleonit me Manin, janė pėrforcuese. Dukesha D“Abrantes ėshtė burim i sugurtė, po tė marrim parasysh qė tezat e saj ishin pranuar nga historianėt e kohės. Gjithashtu, fakt tjetėr ėshtė qė, derisa ishte gjallė gjenerali, nuk e pėrgėnjeshtroi tezėn e dukeshės pėr origjinėn e tij, mund tė ketė qenė nga zona malore e Manit.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė