Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-11, 21:58   #44
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Takimet e mia me Migjenin

Skėnder Luarasi

Takimet e mia me Migjenin
(1) Ky artikull ėshtė shkruar me rastin e 50-vjetorit tė lindjes sė Migjenit nė gazetėn Drita,24 shtator 1961 Shėn. i red.P.L..

Kur kujtoj Migjenin, mė hipėn mallėngjimi e kam njė peng nė zemėr. Shumė tė tjerė e njohėn Migjenin vetėm pėrmes veprės, kurse mua njė rast i mbarė ma solli ta njoh edhe personalisht, kur mė transferuan nė gjimnazin e Shkodrės, nė vjeshtė 1934...
Me Migjenin u njoha nė kėto rrethana: Qe e diela ime e parė nė Shkodėr. Kur dola nė mėngjes nga zyra e konviktit qė tė piqesha me njė nga miqtė e mi shkodranė qė nuk ishin ‘’tė fesė sonė‘’,vura re kujdestarin e konvektit tek po i ndante nxėnėsit dysh. E pyeta se ē’po bėnte, dhe mė tha se ata nė radhė do t’i shpinte nė kishė.
‘’Po tė tjerėt?’’e pyeta
‘’Janė muhamedanė‘’, m’u pėrgjegj.
Ndėrkohė miku im erdhi dhe dolėm tė shėtisnim; kur iu afruam kafe ''Parkut'', ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh e mė foli:’’Do tė tė njoh me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė…ortodoks’’.
U prezantuam.Ndonėse tė posanjohur, vetė takimi u bė nė mėnyrė tė tillė qė na dha temėn e bisedės.Unė, i indinjuar nga njė atmosferė e kėtillė fanatike, i tregova mikut tė ri ē'ė kishte ngjarė nė oborr tė konviktit dhe i thashė se e para punė qė duhet tė bėjnė arsimtarėt nė Shodėr ish ta shkulnin nga rrėnjėt kulēedrėn e fanatizmit. Migjeni buzagaz mė tha se unė sapo kisha filluar dhe se do tė mė jepej rasti tė njihesha mė mirė me kėtė pėrbindėsh.
Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr; po mė gėzoi, se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte pėrmbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė qė pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė!
Kėtė ditė e dėgjova pėr tė parėn herė emrin e vėrtetė tė Migjenit, por edhe pseudonimi i tij po kėtė ditė nisi tė mė bėhej mė familjar. Qoftė pėr antipatine qė kisha pėr ‘’Illyrinė‘’si organ pro-fashist dhe nuk e lexoja veēse pėr kuriozitet, qoftė edhe pėr mosbesimin tim se nė atė kohė mund tė dilte ndonjė pendė me vlerė, as ato pak shkrime tė Migjenit nuk i kisha lexuar me ndonjė interes tė veēantė. Ky interes m’u zgjua kur u njoha me vetė autorin e tyre dhe lexova: ’’Tė lindet njeriu’’ dhe sidomos ‘’Kėngėt e rinisė‘’. Thashė: ’’Prej njė njeriu me moral tė madh ,siē ėshtė Migjeni,edhe poezia e tij vetė duhet tė jetė e madhe’’.
Herėn e dytė u poqa me Migjenin nė shtėpinė e dajeshės sė tij, Ujnės. Ndėrsa kolegu im, me tė cilin vajta pėr vizitė, seē kish tė rregullonte me tė birin e saj, Migjeni dhe unė ramė nė bisedė pėr shkollėn. Edhe kjo qe njė temė e rėndėsishme, se kish ardhur koha kur duheshin peshuar frutat e para tė shkollės laike. Shumėkush u gėnjye me tragji-komedinė e shtetėzimit tė shkollave nga shpresa se nė trollin e shkollės kombėtare do tė arrihej bashkimi i popullit shqiptar.Por frutat dolėn tė hidhura!
Kėtė dėshtim e kishte ndjerė thellė Migjeni. Ai njihte mirė gjėndjen e fillores, prandaj u interesua tė dijė pėrshtypjet e mia mbi brendinė e programit tė shkollės sė mesme; mbi karakterin e edukatės qė merrnin nxėnėsit. Unė s’isha aspak entuziast me punėn e shkollės, andaj s’gjeta veēse fjalė tė kėqia pėr tė. I thashė se mendjen ua dėrgojmė nxėnėsve nė klasiēizėm pėr tė mėsuar gjėra qė s’u duhen dhe lėmė pa mėsuar gjėra qė u duhen nė jetė...
Po nga kjo bisedė me Migjenin pata njė pėrshtypje akoma mė tė madhe kur vura re se atė e interesonte shkolla, para sė gjithash, nga pikėpamja se me ē’ideale shoqėrore mbruheshin nxėnėsit shqiptarė.Tani nuk mė kujtohen pikė pėr pikė fjalėt e tij, po di se Migjeni m’u imponua me idetė e tij fisnike, me idealin e pėrparuar, me pikėpamjet e larta politike, me dashurinė e tij tė madhe pėr njerinė.
Kėtė konstatim e kanė shprehur edhe tė tjerė. Njė vajzė qė e pati njohur mirė Migjenin qė nga shkolla e studimeve tė mesme, (Bojka Nikolla, shėnim i red. P.L) e shfaqi admirimin e saj pėr poetin, nė njė letėr ngushėllimi ,qė i dėrgoi motrės sė tij Ollgės, mė 4.9.1938,duke bėrė kėtė sintezė tė njeriut moral-madh e tė njeriut poet, nė Migjenin:
‘’E dashur Ollgė;e di se je fatkeqe pėr kėtė humbje tė madhe, po tė lutem tė mendosh pėr ata qė, pas tij, i don mė shumė; dhe tė jenė ata ngushėllimi dhe qėllimi i jetės sate. Sepse’’Dashuria e madhe pėr njerėzit’’ka qėnė qėllimi i Mirkos sonė tė dashur; ti e din kėtė dhe do ta dijė gjithė bota; dhe ai do tė jetojė gjithmonė nė kujtimet tona me veprėn e tij’’.
Nė kėtė takim tė dytė folėm edhe pėr poezinė. Prapė kėtu kuptova se ē’qėllim serioz mbante Migjeni ndaj artit; kuptova se ato qė shkruante ai nuk ishin si bejtet qė thurin njerėzit kur s’kanė ē’bėjnė dhe duan tė dėfrehen, po ishin mjaltė e mbledhur pėr tė ushqyer njė popull.Sado pak, kėtė e pohon edhe rrėfimi i Ujnės ,e cila mė tregoi:
- Milloshi mbante letėr e lapės pranė shtratit,nė dhomėn ku flinte.Shpesh herė ajo kish vėnė re se i nipi ngrihej natėn nė shtrat,dhe ashtu nė terrėt, shkruante mendimet qė i vinin nė mend.
Njė herė tjetėr Migjeni mė erdhi pėr njė vizitė nė konvikt .Ai mė mbyti me pyetje: ”Ē’janė kėta konviktorė? Nga vijnė? Fshatarė janė apo qytetarė? A vijnė prindėrit t’i shohin? A kanė banjė nė konvikt? Po rroba, kėpucė, sapun,furēė dhėmbėsh? A sillen mirė me njėri-tjetrin, a gėnjejnė, a vjedhin. A thonė tė vėrtetėn? A i ndajnė edhe tani pas fesė ,t’i shpijen nė kishė? A lexojnė e ē’lexojnė? A i kėndojnė kėngėt e vendit tė tyre me qejf, a qeshin, a janė tė gėzuar?
Migjenin e preokuponte shumė si pėrgatiteshin nxėnėsit nė shkollė. Sa prekej kur i flisja pėr mungesat, sa shqetėsohej pėr fatin e nxėnėsve tė varfėr, tė dalė nga gjiri i popullit! Dhe ēfarė zemėrimi e kapte kur i tregoja sa tė zbrazur ishin tekstet, sa punė tė keqe bėnin disa pedagogė prapanikė! Dhe ai
i aprovonte kėto dhe vuante.Nuk ishte e rastit qė disa nga kėta konviktorė, qė kishin zėnė dorė me Migjenin, i kishin dėgjuar kėshillat e tij: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Nazmi Rrushiti, Bardhok Biba, e sa e sa tė tjerė, bėnė edhe jetėn fli pėr njė atdhe tė lumtur shqiptar…
Serioziteti dhe dėshira pėr punė qenė cilėsitė themelore tė poetit tonė me talent tė madh. Ai rallė shkonte nė kafenera; dhe kur shkonte vinte nė ‘’Vatra’’, pronari i sė cilės qe njė katolik, por klientat, nė shumicė ishin punėtorė muhamedanė e ortodoksė. Nga qė mbyllej nė shtėpi dhe punonte, ndėr intelektualėt,e sidomos ndėr profesorėt, qe pėrhapur ideja sikur Migjeni ish i vetmuar dhe madje pesimist. Po s’ka mendim mė tė gabuar se kėtė! Njerėzit qė pėrpiqen tė gjejnė udhė tė reja drejt idealeve tė larta nuk mund tė jenė kurrė pesimistė.
Migjeni nuk ish i vetmuar, as optimist i marrė, as pesimist i mbytur nė zi. Ai qe njeri i pėrmbajtur, zot i vehtes, i arsyes. Mendonte para se tė fliste dhe fliste pak e me vėnd.
Pėr ato pak qė shkroi, Migjeni punoi shumė.Punoi qė ta shkrinte personalitetin e tij burrėror nė fjalėn e tij tė fuqishme. Nė njė kohė kur sundonte tirania e gjaktė, ’’Vargjet e lira’’ pushtuan dhe gėzuan zemrėn e tė gjithė rinisė shqiptare.
‘’Vargjet e lira’’ ma pushtuan dhe ma gėzuan zemrėn edhe mua,qė isha dhjetė vjet mė ‘’ i vjetėr’’ se Migjeni. Nė Shkodėr, nė shoqėri tė Migjenit, u rrita edhe unė me idealet e tij. Prandaj, kur nė dhjetor 1935 mė lajmėruan transferimin pėr nė Tiranė, mė erdhi keq qė po linja Shkodrėn, qė e kam dashur fort, por edhe se do tė ndahesha nga Migjeni.
Mė parė se t’i linim shėndenė njėri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė fushėn e Shtojt. Tani qė Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu pėr herė tė parė ia shfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova t’i mblidhte poezitė nga revistat e ndryshme dhe t’i botonte. Dhe Migjeni ma pranoi idenė.(2)
(2)Shihni: letra e Migjenit dt. 12.1.1936 dėrguar Skėnder Luarasit.
Unė diēka bėra qė ta plotėsoja zotimin qė i dhashė.(3)
(3) Shihni me poshte "Historiku i botimit tė ‘’Vargje tė lira’’ dhe vepres se Migjenit,
Ndoshta mund tė kisha bėrė mė shumė;por rrethanat nganjėherė na pengojnė edhe nė dėshirat tona mė tė zjarrta.Sidoqoftė, nė atė kohė ‘’Vargjet e lira’’ shkuan nė shtyp dhe fatbardhėsisht disa ekzemplarė i shpėtuan censurės e ranė nė duar tė rinjsh,qė i daktilografuan nė qindra kopje.
Kjo pėrpjekje nga ana ime pėr tė botuar ‘’Vargjet e lira’’mė 1936 mė jep sot njė farė ngushėllimi dhe mė qetėson,sado pak vetėdijen.Dhe gėzohem kur mendoj se kam qėnė miku i poetit shqiptar qė na nderon kombin nė sy tė gjithė botės
------------------

(2) Dhe Migjeni ma pranoi idenė... Ky pohim i Skender Luarasit shpjegohet nga letra

e Migjenit drejtuar Skėnder Luarasit, Shkodėr, mė 12.1.1936 8Shen. i red. P.L.)

Zotni Luarasi,

Ma parė dėshėroj qė tė Ju gjejė kjo letėr tė kėnaqun nė ēdo pikėpamje-mbasi e qė e dij mirfilli se ēdo me thanė i pakėnaqun nė tė gjitha pikėpamjet.E dyta-Unė jam gati t'i lėshoj nė shtyp kangėt e mija. Tue qenė se Ju, kur ishit kėtu, mė premtuet se do ta merrni pėrsipėr me folė me ndoj botonjės, si pėr shembull me Gutembergun, unė tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanė se jam gati. Dhe Ju pata thanė se tė holla nuk kam (kėtė Ju pėrsėrita qė ta dinitė regulloheni nė bashkėfjalim me botonjėsin). Vjersha janė 35 copė. Mbas mendimit tim, po qe se asht formati i librit 20x13.-si dėshėroj unė-vjershat mund tė shtypen nė 90 faqe. Kjo barrė, qė po Jua ngarkoj, asht e vetėdėshrueme nga ana e Juej, e unė do tė Ju jem mirėnjohtės dhe nė rasė mossuksesi nė kėtė punė. Por, Ju lutem, tė mė lajmėroni pėrfundimin e bashkėfjalimit qė tė dij tė rregullohem.
Dėgjova se keni qėnė n' Austri, pėr ēashtje… ma mirė mos ta thom, se ndoshta mund tė gabohem. A kish ndryshue Vjena, o njerzėt? Por besoj se ma tepėr keni ndryshue Ju se Vjena.

Ju lutem pėr gjegje.

Tė fala dhe nderime

M.Nikolla

Adresa: Millosh Nikolla

Shkolla "28 Nėnduer"

Sh.

P.S: Po qe se takoheni me z.Llupin, shefin, Ju lutem t'i thoni se tash ma nuk mė duhet transferimi pėr Pukė.

M.

(3) "Nč kujtimet e tij Skčnder Luarasi ka shkruare se si nuk mundi t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisej pėr nė Spanjė.
‘’Kam qėnė kundėrshtar me grupin e ‘Ilyrisė‘’, por flisja me Ismet Toton. Kėtij i thashė njė ditė:’’Pėrse nuk i shtypni nė libėr vargjet e Migjenit?…
‘’Mirė thua’’, mu pėrgjegj.
Pastaj bisedova edhe me Migjenin. Po vetė u transferova nga Shkodra dhe shkova edhe nja dy muaj nė Vjenė pėr punėn e disertacionit tim. Kur u ktheva, Migjeni ma kujtoj porosinė (letra e datės 12.1. 1936 ) dhe mė dha dorėshkrimet tė cilat ia dorėzova shtypshkronjės’’Gutemberg’’ me njė kapar tė vogėl.
Ndėrkaq punėt u bėnė per mua, keq e mos mė keq, erdhi kabineti i Koēo Kotės, dhe ‘’Vargjet e Lira’’ u ndaluan tė qarkullonin. Vetė qė e kisha marrė pėrsipėr botimin e ‘’Vargjeve tė Lira’’, u largova pėr nė Spanjė … Korrekturat dėrgoheshin me postė nė Shkodėr, nė shkollėn ‘’28 Nėntori’’.
(Pohojme faktin qč Skčnder Luarasi njihej mirč me Gjergj Kokoshin, drejtor ne Ministrine e Arsimit dhe ia besoi atij ndjekjen e procedurave tč botimit tč "Vargjeve tč lira". Ky fakt nuk čshtč pčrmendur nč diskutime e shkrime pasi Gjegj Kokoshi qe i dčnuar politik nga diktatura..Shen. i red. P.L)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė