Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-04, 15:32   #15
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje Kaltrushi

Megjithese keta parashkruesit paskan ndihmuar mjaft, ashtuqe nuk me paskan lene shume hapesire, do ta tregoj edhe une nje "perralle".

Sic iu ndodh shumices nga ne, shoqeria lidhet qysh ne kohen e femijerise. Keshtu fillon qe ne vitet parashkollore. Pastaj ne shkollen fillore deri ne klasen e IV (dikujt i ndodh deri ne vitin e VIII). Prej ketu fillojne ndarjet. Me ata qe kemi kaluar se bashku me shume se tete vite, lidhet kryesisht miqesi e forte. Kjo miqesi ka gjasa te thellohet edhe me shume, po qe se me te njejtin shkojme se bashku edhe ne shkolle te mesme. Me pak fat, edhe ne studime. Keshtu thellohet e trashet edhe me shume shoqeria me ta. Sa me e thelle te behet nje shoqeri, aq me veshtire te bie edhe ndarja nga ta, sic jam duke supozuar se eshte rast me ty, e nderuara Kaltrushi. Megjithese ndarjet e tilla jane tejet te dhimbshme per njerin apo per te dyte, keto jane te pashmangshme. Pashmangshmeria e tyre ne ditet e sodit eshte edhe me e lloj-llojshme. Ndarjet e tilla ndodhin kryesisht kur fillojme te dashurojme, kur fillojme te korrim (mos)suksese e tjetri tregon xhelozine ndaj tjetrit... Apo tjetri/a martohet e madje edhe jeton diku jashte. Ka dhe shume aspekte tjera. Kryesore, ndarjet e tilla jane te pashmangshme por, sic thash, zhgenjimet e deshperimet me te medha rrjedhin nga shoqerite e trashura, thella... te ngushta. Sa me vone, aq me te veshtira jane.

Me kalimin e kohes, megjithese ne fillim te veshtira, keto ndarje duhet t'i kuptojme si sprove jete, mesim nga e kaluara e shume e shume te tjera, te cilat njeriun e cojne ne moshen e pjekurise. Keshtu piqet njeriu.

Prandaj, s'di sa te ngushellova me kete rast, e nderuara Kaltrushi, prap me mbetet te shpresoj se te kam ndihmuar nje cikez.


Cdo te mire!


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė