Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 13:57   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nacionalisti Ndue Perlleshi ( 1908-1949 )

Nju Jork (Sh.B.A.), / Nga Tomė MRIJAJ

Pėrkushtimi i njė studiuesi atdhetar nė pėrjetėsimin e figurave tė nacionalizmit shqiptar

Trimi i Dukagjinit Ndue Perlleshi njė jetė tė tėrė pėr Shqipėrin Etnike. Ketė argument, mė sė miri e plotėson vepra jetėshkrimore: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit”, botuar nė Prishtinė 2002 nga shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani.

Pėr njė shkrimtar e studiues me pėrvojė, sikurse ėshtė Jetish Kadishani, tė pėrkushtuar pėr zbardhjen nė dritėn e sė vėrtetės historike, tė jetės dhe veprimtarisė patriotike tė nacionalistėve tė Kosovės (nė kohėn e sundimit tė pushtuesve tė huaj shekullorė serbė e komunistė), ka qenė shumė e vėshtirė dhe shpesh njė punė me sakrifica titanike, pėr tė ruajtur me mbijetesė dorėshkrimet e pasura historike.

Mė sė fundi, pas njė hulumtimi shumė tė gjatė, ecejakjet e pambarim shtėpi mė shtėpi, nga katundi nė katund, erdhi kėnaqėsia shpirtėrore, intelektuale dhe historike, qė i dha fati i madh, rasti e privilegji, pėr tė nxjerrė nga pluhuri i harresės shumėvjeēare figurėn e madhe tė nacionalistit tė shquar, trimit tė bjeshkėve tė Kosovės, heroin sypatrembur Ndue Pėrlleshi.

Qė kur isha fėmijė, pranė flakėve tė zjarrit dhe mė vonė i ri, nė mendjen time, kanė qendruar tė ngulitura thellė disa ngjarje, emra nacionalistėsh, qė nė odėn e burrave tė Lugut tė Drinit diskutoheshin nga im atė Nikollė Mrijaj dhe bashkėkohės tė tij. Me kalimin e viteve, edhe pse larg Atdheut nė New York (ShBA), kam shkruar disa kujtime, qė mė janė rishfaqur sa herė qė pėrmendej emri i trimit Ndue Pėrlleshi nė gazetėn shqiptaro - amerikane “Illyria”, “Gazeta55”, “Shqipėria-etnike”, “Shkodra” etj. Megjithėse larg vendlindjes, qė ėshtė burim i pasur informacioni, mė tepėr njohuri munda tė marr gjatė leximit tė fejtoneve me vijim tė studiuesit tė palodhur Jetish Kadishani, nė disa gazeta e revista si: “Victoria”, “Dielli”, “Fjala e lirė”, “Trojet tona”, nė Kosovė e jashtė saj, qė miqtė e mi nė vendlindje mi dergonin pėr tė mėsuar shumė detaje tė jetės dhe luftės sė madhe, qė ka zhvilluar nė malet e Rrafshit tė Dukagjinit udhėheqėsi i ēestės nacionaliste Ndue Pėrlleshi.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante