Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-06, 05:10   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova i bėri shqiptarėt, mik tė medhenjė dhe tė pėrjetėshėm me Amerikėn

Nga Dervish JAHJAGA & Beqir SINA

Klinton : "Gėzohem qė Dr. Rugova, ka pasur njė vizitė tė rėndėsishme nė SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarėt mė tė lartė tė Adimistratės ishin tė frytėshme pėr tė dy palėt", Ne jemi tė vendosur nė pėrpjekjet pėr rikthimin e tė drejtave njerėzore dhe politike tė popullit nė Kosovė, ku Dr Rugova ka njė rol tė rėndėsishėm dhe tė admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunės dhe durimi i tij pėrball represionit sėrb, dėshmon njė kurajo dhe largėpamėsi"

ARHTURE AVENUE - BRONX (NY) Me Amerikėn lidhjet e tija dhe vizioni qė kishte Dr Rugova si dhe me kėto vizita e takime qė zhvilloi ai nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės, gjithėnjė e mė tepėr po kuptohej mė mirė ēėshtja shqiptare e Kosovės, si dhe lufta paqėsore pėr liri e pavarėsi. Rugova arriti tė shpalosė nė Washington D.C. planin prej dhjetė pikash, plan i cili solli edhe lirinė e ėndėrruar tė shqiptarėve mė 9 qershor 1999-tė. Vitė kur Sėrbia, u shporrė njė herė e pėrgjithmon nga Kosova. Rugova me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u la shqiptarėve njė mik tė madhė dhe tė pėrjetėshėm.

Mė shkurt 1990 pėr herė tė parė presidenti Rugova kryesoi njė delgacion tė gjėrė intelektualėsh nė vizitėn e parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr. Ibrahim Rugova me njė grup intelektualėsh, gazetarė dhe aktivistė tė njohur tė tė drejtave tė njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, indjeri avokat Bajram Kelmendi tė ftuar nga kongresmeni republikan i njujorkut Josph DioGuardi zhvilluan njė seancė dėgjimore tė kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe Porter.

Mė 8 - 9 - janar 1993 , realizohet vizita e dytė e kryetarit tė Lėvizjes Demokratike tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr Rugova nė krye tė njė delegacioni i shoqėruar nga z Shaqir Shaqiri pati njė sėrė takimesh me Administratėn e Presidentit Gorge H. Bush(babai i kėtij sot) dhe nė institucione tė tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar pėr ēėshtjet politike nė Departamentin Amerikan tė Shtetit. Nė kėtė takim u bisedua pėr ndihmėn 5- milion dollar qė kongresi amerikanė i dhuroi Kosovės. Vizita nė Washington D.C. erdhi pasi mė parė Rugova qe takuar nė Bruksel me zotin Eagleburger. Rugova nė kėto takime kėmbėnguli pėr njė intervenim ndėrkombėtar nė Kosovė, si rruga e vetme pėr tė ndaluar konfliktin qė po provokohej sistematikisht nga rregjimi sėrb ndaj shqiptarėve.

Mė 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi njė vizitė tjetėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Institutin Amerikan pėr Paqe dhe njė takim me zyrtarin e lartė amerikanė Carnegie , Rugova kėrkoi vendosjene trupave tė OKB-ės nė bashkėpunim me NATO-n nė Kosovė, vėnien e Kosovės nėn protektorat ndėrkombėtar deri nė pavarėsinė dhe neutralitetin e plotė tė sajė.

Nė maj 1994 - nė Nju Jork, nė katedralen kryesore San Patrick nė Manhattan, i ndjeri kardinal John O'Cnor priti nė njė takim tė veqantė Dr Rugovėn dhe dha njė meshė tė veqantė me lutje pėr Kosovėn nė sallė ishin rreth 3.000 besmitarė. "Gėzohem qė Dr. Rugova ka pasur njė vizitė tė rėndėsishme nė SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarėt mė tė lartė tė Adimistratės ishin tė frytėshme pėr tė dy palėt", i shkruan presidenti Klinton kongresitit Engel dhe kogresites Molinari ". Ne jemi tė vendosur nė pėrpjekjet pėr rikthimin e tė drejtave njerėzore dhe politike tė popullit nė Kosovė, ku Dr Rugova ka njė rol tė rėndėsishėm dhe tė admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunės dhe durimi i tij pėrball represionit sėrb, dėshmon njė kurajo dhe largėpamėsi", shkruan Presidenti Bill Klinton.

Mė maj 1996- gjatė njė vizite nė SHBA-s Dr Rugova u takua mė Sekretarin amerikan tė Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikanė Kris Hill ku u njohė me nismėn amerikanė pėr hapjen e misonit tė parė amerikanė nė Kosovė. Mė 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritine misionit amerikanė nė Prishtinė.


Rugova u takua me ndihmėsekretarin amerikan Strob Talbot

Dr. Ibrahim Rugova u takua nė Uashington me Strob Talbotit, ndihmėsekretarin shtetėror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyrės sė sekretarit tė shtetit.Takimi u zhvillua nė njė atmosferė tė ngrohtė e miqėsore. Zyrtari i lartė amerikan theksoi pėrkrahjen e fuqishme amerikane pėr lirinė dhe paqen nė Kosovė dhe shprehu pėrkrahjen e madhe amerikane pėr rrugėn paqėsore tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės e pėr politikėn e udhėhequr nga dr. Ibrahim Rugova.Dr Rugova e pėrshkroi gjendjen nė Kosovė si shumė tė rėndė e tė rrezikshme pėr shkak tė aksioneve tė vazhdueshme tė forcave serbe dhe masakrimeve tė popullėsisė nė shtėpitė e veta.

Rugova kėrkoi nga SHBA-tė pėrkrahje edhe mė tė madhe pėr luftėn paqėsore tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe pėr zgjidhjen politike tė ēėshtjes sė Kosovės. Ai i bėri thirrje administratės amerikane qė tė ndėrmarrė masa preventive pėr evitimin e njė masakre mbi popullin e pambrojtur tė Kosovės. Dr. Rugova bėri thirrje qė udhėheqja e SHBA-ve tė marrė rolin prijės nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

Ndihmėssekretari shtetėror amerikan Strob Talbot e vlerėsoi tė rėndėsishėm fillimin e procesit tė bisedimeve mes Prishtinės e Beogradit. Ai premtoi angazhimin e vazhdueshėm tė SHBA-ve nė kėtė proces. Nė bisedė ishin tė pranishėm edhe Robert Gelbardi, i dėrguari i posaēėm pėr Ballkanin i Presidentit Klinton dhe i Sekretares sė shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve nė Shkup Kristofer Hill, i cili ėshtė angazhuar nė procesin negociator nė Kosovė.


Kryetari Rugova dhe anėtarėt e delegacionit tė Kosovės folėn nė Fondacionin Karnegi

Dr Rugova dhe anėtarėt e delegacionit tė Kosovės folėn sot nė Fondacionin Karnegi. Paraqitja u organizua nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizės, ndėrsa dr. Ibrahim Rugova foli pėr gjendjen e rrezikshme nė Kosovė dhe pėr nevojėn e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės me mjete politike.

Mė 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington D.C, nė orėn 9:50, sipas kohės lokale, i shtrohet karpeti i kuq dhe ai zhvillon nje takim 40 minutash me presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Bill Klinton. Mė pasė ai takohet me Robert Galbardin, i dėrguar special pėr Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares sė shtetit Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit tė Republikės sė Kosovės nė SHBA po pėrcillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

Mė vitin nėntor tė viti 2000- nė kremtimin e pesė vjetorit tė Marrveshjes sė Dejtonit Presidenti Rugova erdhi nė Shetetet e Bashkuara tė Amerikės, si presidenti i parė i Kosovės sė lirė. Ai zhvilloi nė kėtė vizitė takime nė Nju Jork, Detroit, Ēikago dhe Washington D.C.


Presidenti Rugova mė 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisė me mirėnjohjen "Mik i SHBA-ve"

Nė njė ceremoni tė zhvilluar mė 26 prill 2004, nė shtetin Pensilvania, Presidentit Rugova iu dorėzua mirėnjohja "Mik i SHBA-ve" dhe "njeriu qė punon pėr ta pėrmbyllur kornizėn ligjore pėr pavarėsinė e Kosovės".Zv.guvernatorja e Pensilvanisė znj. Katrin Bejker Noll, nė njė darkė tė organizuar pėr nder tė Presidentit Rugova, tha se miqėsia e Ibrahim Rugovės ndaj SHBA-ve ka qenė jo vetėm nė tė mirė tė Kosovės, por edhe tė SHBA-ve. "Fryma juaj e ngrohtė e bashkėpunimit ėshtė njė ideal drejt tė cilit aspirojnė tė gjithė njerėzit", tha zonja Noll. Ajo nė emėr tė gjithė qytetarėve tė Pensilvanisė i shprehu falėnderim Presidentit tė Kosovės pėr miqėsinė ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

"Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh lavdatė pėr arritjet tuaja tė jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj pėr miqėsinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara. Vazhdofshi me suksese tė mėdha dhe paqe nė gjithė pėrpjekjet tuaja nė tė ardhmen", tha mes tjerash nė fjalėn e saj, zonja Ketrin Bejkėr Noll (Catherine Baker Knoll).
Ndėrkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar pėr kėtė miėrnjohje tha se "roli i Amerikės ishte i pazėvendėsueshėm edhe nė jetėsimin e aspiratės shekullore tė shqiptarėve". "Njohja sa mė e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tėrė botėn",- tha Presidenti Rugova.


Mė 19 shtator 2003 nė Prishtinė, rreth 8.00 tė mėngjesit, mbėrriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qėndrojė pėr njė vizitė njėditėshe nė kryeqytetin e Kosovės, ku u nderua me ēmimin doktor nderi i Universitetit tė Prishtinės. Ish-presidentin Klinton nė aeroportin e Prishtinės e priti dhe i dėshiroi mirėseardhje Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefja e Zyrės amerikanė nė Prishtinė, Mersi Ris etj. Nė aeroportin e Prishtinės Klintonin e pėrshėndetėn edhe disa qindra qytetarė. Ish-presidentit Bill Klinton nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar nė amfiteatrin e madh tė Fakultetit tė Filologjkisė iiu dorzua titulli "Doctor honoris causa".


Njė takim i veēantė i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova nė mjediset e Universitetit tė Prishtinės, takim qė zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer tė mbyllura u biseduar rreth ēėshtjes sė Kosovės. Me mijėra qytetarė tė kryeqytetit dhe nga viset e tjera tė Kosovės, kishin ardhur pėr tė pėrshėndetur ish-presidentin amerikna Bill Klinton dhe pėr ta falenderuar atė pėr tė gjitha qė ka bėrė pėr lirinė e Kosovės si President i SHBA-ve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė