Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-05, 07:31   #29
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Postuar: 21.06.2005 21:47 Titulli i mesazhit: SHPJEGIMI I FJALĖVE SHQIPE

--------------------------------------------------------------------------------

KEMI NJE NUMER TE MADH TE FJALEVE PIKERISHT SHQIPE QE DOJNE SHPJEGIM PER DISA QE PRETENDOJNE TE JENE FJALE TE HUAJA!

Eshte e vertete, se shume fjale edhe ne Fjaloret e fjaleve te huaja, apo ne leksikografine boterore, qe dojne shpjegim ethymologjik, te bindemi na shqiptaret edhe ta bindim boten, se kjo fjale eshte shqipe dhe jo e huaj, kur shpjegohet shqip shkencerisht. Poashtu kemi shume fjale shqipe, pikerisht nga dialektet tona, si drita ylberi ne gjuhen shqipe, anipse pas shirave e rrebesheve te roberive! Qellimi eshte qe fjalet tona shqipe, mos ti bastardhojme vetiu askund, anipse na duken shume sosh te renda per tu gjykuar, e folur - ato e kane peshen e tyre te madhe ethymologjike, kur shpjegohen shqip dhe historiku leksikografik shqiptar, mendoj se duhet te plotesohet e permiresohet ne te shumeten e rasteve adekuate, ku mos te pretendohet te behen fjale te huaja - vet fjalet tona shqipe! Ta marrim pershembull: Fjalorin e gjuheve te Huaja, botim i Rilindjes, Prishtine, apo secilin fjalor tjeter te botuar shqip, nen pretekstin e fjaleve te huaja - na mund te gjejme shume fjale, qe jane thene e shkruar gabimisht se jane fjale: turke, sllave, arabe, italiane, frenge, latine, greke etj. Tash, kush eshte fajtori qe beri nje pune te tille, duke u perpjekur qe ta plotesoj leksikografine shqiptare? Faji, ndoshta nuk eshte i perpiluesve te fjaloreve ne fjale, sa eshte i gjuhetareve, leksikografeve, filologeve, ethymologeve, shkurt: historianeve te gjuhes shqipe, qe ato shume fjale qe mendohen sot se jane te huaja - te kthehen ne gjiun e gjuhes prej nga u linden, i formuan, u tjetersuan neper gjuhet i.e. e ma gjere!

Shembull: ne forum ishim duke biseduar ne nje teme, qe dikujt edhe mund t'i duket jo e qelluar, por ja qe edhe ne ato tema, mund te dalin forma bindese te nje reduktimi te te panjohures ne fushen e gjuhes shqipe dhe rrodhen si rastesisht mu tash dy fjale krejt shqipe, qe ndoshta dikush i mendon si fjale sllave a te huaja. Kemi nevoje kudo e gjithkah, te ndezim drite ne erresiren shekullore te roberise shqiptare ne shekuj - qe rinia jone te emancipohet se pai ne fushe te diturise e shkences - e po u emancipua rinia jone ne kete drejtim - atehere nuk na mbetet shume te flasim per emancipimin e femres a (mashkullit, qe mashkullit nese i duhet nje emancipim, atehere i duhet ne fusha shkencore, si emancipim diturie e shkence, e jo brenda nje shoqerie te vet). Keshtu pra po fillojme me shpjegimin e dy fjaleve shqipe - rob e rod, qe jane krejtesisht fjale shqipe
aq te lashta, sa kur u folen keto dy fjale nuk kishte kembe as goje sllavi ne Ballkanin illirik.


FJALET SHQIPE - ROB E ROD

***Te dy fjalet - rob e rod, asnjera nuk jane barbarizma: shqiptari i din ma se mirit, ma mire se askush tjeter, i ka ndier shpirterisht, i ka vuajtur me shpirt dhe ua din peshen ma se miri, si per te Mire, si per te Lige.

Per fjalen rob, ka disa kuptime: rob zoti, dmth. te gjithe njerezit e kesaj bote jane - rob zoti, jo qe na ka roberuar zoti, por si shprehje figurative - o robi i zotit, si nenshtrim i madherishem para Krijuesit, poashtu tek shprehja e Sylejman Vokshit ''nuk na ka denuar zoti, po robi'', si prezantim i thenies se lashte, robi kuptohet njeriu - kurse, si pergjegjese e fjales - i/e roberuar, roberia, pak popuj ka ne bote, qe ua ndine peshen e fjales, ma shume se sa shqiptari. Thone, ruaju mos te denon zoti, se robi
ndryshon, posa shihet shkendia e drites se lirise, derisa te behet zjarr lirie!

Po, te jeshe rob i robit, atehere e merr vesh, cfare eshte roberia dhe cfare eshte domethenia e lirise! Shpesh ne popull flitet:rob shpije, robnimi (grate), robet e shpise, shpija e robeve te zotit, oda e robeve (oda e grave), e per mua eshte teper shprehje e rende, qe don spjegim te realte!
Po nuk po hyjme tash ketu... din edhe ti halla...

Fjala - rod: rod soj - rodi, soji i njeriut, kuptohet geni i trashegimit, gjenetika e njeriut - vetem ne kuptimin pozitiv, sepse ka rod, e rodpasrodi
eshte familje me tradite shqiptare (psh), por ka edhe rod, e rodpasrodi, qe e ka ne gjak: dinakerine, hajnine, imoralitetin, arrogancen, mendjemadhesine, tradhetine, pabesine, rrenen, mallkimin, spijunimin - thone - e ka me piri - si e kunderta e asaj pozitives - e ka ne gjak, e ka me piri, trashigim: drejtesine, besnikerine, atdhedashurine, humanizmin, bujarine, mikpritjen, mbreterine, sinqeritetin, burrerine, trimerine, heroizmin etj...

Tash, bese hyjme ne historikun gjuhesor, linguistik, ne nje analize te shkurte e te thjeshte, por edhe te thelle ne kuptimin linguistik te Linguistikes Gjenetike, po pse jo edhe te Linguistikes Komparative (gjuhesise krahasuese), fjala - rob, prej tre tingujve e njemije e nje thenieve e kunderthenieve, krijoi disa fjaleformime tjera indo-europiane, apo si kompozita qe sotekesaj dite, na duken sikur te huaja, qe nuk i ka fole shqiptari shqip, e ne realitet jane fjale a kompozita krejtesisht shqipe.

Fjala - rob, eshte fjale shqipe illirishte, aq e lashte sa vet historia illirike, bile mund te thosha se, eshte fjale nga burimi i gjuhes se pare te njeriut, nga Pellgasishtja e sterlashte, nga rrenja e Linguistikes Gjenerale. Ne kuptimin linguistik, si fonetik e morfologjik, apo ne kuptimin e morfologjise historike, fjala - rob, nga kuptimi abstrakt si zenie me duar, me gishta diēka qe duam ta kemi per vete, si kuptim edhe figurativ, pozita e shuplakave te duarve ne moment rrembimi te dickafes, apo thjeshte te zenies se nje zogut me duar - perben si kuptim i gjithkujt tjeter ne bote, ne cilendo gjuhe tjeter - por ne shqip ka nje kuptim shume ma te thelle.

Diftongu - ro, eshte shume i lashte, qe krijoi disa fjale tjera permes fillesave:t-ro..., d-ro..., p-ro..., shk-ro..., sk-ro..., k-ro..., e sipas disa fjaleve te parme: qend-ro..., tep-ro..., trup-ro..., vetem ne disa shembuj
sikurse jane: troj, troje, troja, trolli, troku, troēka, tropulli, tropujt, trotinet-i, trofe, trofeu, trofeja, troma etj. na dalin fjale te tera e deri tek kompozita te lashte e te reja si neologjizma te gjuhes.

Ky difton - ro, krijoi fjalet shqipe - rob e rod, ku vetem fjala - rob, krijopi antroponime si - robin, rob, krijoi fjalen roberi etj., ndersa fjala tjeter - rod, krijoi pikerisht nje fjale aq te madhe e te perdorusr ne gjithe boten si fjale boterore nga fjala shqipe ne shprehjen - te rodit = t'rodit = trodita, qe ne gjihet indoeuropiane e kemi fjalen - tradite, tradita, tradition, tradicion etj. vetem me nje ndryshim fonetik o=a, nga trodita, ne - tradite, tradita. Kjo fjale perkon shume thelle, me historikun gjuhesor shqip, sepse shpjegohet, si trashigimi kulturore e historike, trashigimi gjenetike, trashigimi etike e estetike e popullit ne teresi, po edhe ne grupe familjare e njerez ne veēanti.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė