Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-06, 15:22   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė rinjtė pėrkujtuan Presidentin Rugova - njeriun qė ndėrtoi shtetin e Kosovės

Prishtinė, 21 mars - Presidenti historik i Kosovės Ibrahim Rugova, ėshtė pėrkujtuar dy muaj pasi u nda nga jeta nė njė akademi pėrkujtimore tė organizuar nga Forumi i Rinisė sė LDK-sė, nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, ku merrnin pjesė udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit - Presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Kolė Berisha, anėtari i Kryesisė sė Kuvendit Sabri Hamiti, si dhe ministra e mysafirė tė tjerė.

Nė njė akademi tė thjeshtė, duke respektuar frymėn e modestisė sė Presidentit Rugova, ka folur vetėm kryetari i tė rinjve tė kėsaj partie Sejdė Tolaj, ndėrsa janė lexuar fragmente tė ideve qendrore tė filozofisė politike tė Presidentit Rugova si dhe copėza tė bashkuara nga shkrimet kushtuar atij.

Ndėrsa, sfondi i skenės nė teatėr ishte zbukuruar vetėm me njė foto tė madhe tė Presidentit Rugova, ku shquhej buzėqeshja e tij karakteristike, si dhe fjalėt e mbivėna: "Lutu pėr ne dhe Kosovėn, siē po lutemi Ne pėr Ju President i Kosovės"! Nė skajin e djathtė tė platosė, qėndronin flamuri kombėtar nė mes tė flamurit presidencial dhe flamurit tė LDK-sė.



Tolaj, pas muzikės sė Himnit Kombėtar dhe atij tė propozuar pėr himn tė Kosovės, dhe njė minutė heshtjeje tė mabjtur nė shenjė nderimi pėr Presidentin Rugova, tha se ai me 16 vjet tė politikės sė tij personifikoi pėrpjekjet e vazhdueshme shqiptare pėr krijimin dhe ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės.

"Prijėsi ynė me urtėsinė e tij fitoi simpatinė e botės sė qytetėruar dhe u bė simbol i humanizmit", tha Tolaj. Ai shtoi se kėta dy muaj pa praninė fizike tė Presidentit Rugova, ishte kohė e zotimit dhe pėrbetimit jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė sintitucioneve pėr pėrmbushjen e vizionit tė Presidentit pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur.

Ai ka kritikuar ata, qė sipas tij, po pėrpiqen tė marrin vendime brenda partisė nė emėr tė asaj se ēfarė ka dashur tė thotė apo tė bėjė Presidenti Rugova. "Kohėve tė fundit shumėkush e merr lirinė qė tė flasė pėr atė se ēka ka dashur tė thotė e ēka ka dashur tė bėjė Presidenti", tha Tolaj, i cili njė ditė pas vendimit unanim nė kryesinė e LDK-sė, anėtar i sė cilės ėshtė, pėr shkarkimin e kryekuvendarit Daci, ishte deklaruar me kryesinė e Forumit kundėr kėtij vendimi.

Ai dhe tė rinjtė e LDK-sė me dallim nga ata qė po veprojnė ashtu, tha se nuk dėshirojnė tė profetizojnė dhe tė japin pėrgjigje, nė atė se si do tė kishte reaguar nė kėto situata. Por, filozofia e Presidentit Rugova njihet si amortizuese e kundėrshtimeve.

"Presidenti ynė asnjėherė nuk ka kthyer goditje, por tė gjitha i ka amortizuar nė brendinė e shpirtit tė tij tė madh", tha Tolaj, duke kėrkuar qė politika e LDK-sė t'i referohet kėsaj urtėsie, kėtij qėndrimi. "Do t'i dalim zot kėtij vendi qė mendja, vizioni dhe puna e tij e solli kėtu. Do t'i dalim zot Kosovės tonė dhe tė Dr.Ibrahim Rugovės", tha Tolaj, i cili rikujtoi se i takon rinisė, tė cilėn Presidenti Rugova e quante "brezi i Republikės sė Kosovės".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė