Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-06, 19:50   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Projekti i Parkut tė Paqes tė Manēesterit nė Podujevė ėshtė inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij

Zonja Fana i dėshiroi mirėseardhje delegacionit nga Anglia tė cilėt i falėnderoi pėr skulpturėn dhe respektin e dashurinė pėr z. Rugova. Ndėrsa nė emėr tė delegacionit, zonja Pam Daus i shprehu ngushėllime familjes pėr humbjen e mė tė dashurit tė tyre dhe tha se ka pasur privilegjin qė ta takojė njė humanist, politikan, intelektual e njeri tė madh siē ishte Ibrahim Rugova.



“Edhe puna jonė nė projektin e Parkut tė Paqes tė Manēesterit ėshtė inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij, siē ėshtė ish kryetari i komunės sė Podujevės dhe tash Ministri i arsimit z. Agim Veliu”, tha Daus duke pohuar se ideja pėr ndėrtimin e parkut erdhi nga fėmijėt e familjes Bogujevci qė janė duke u mjekuar nė Manēester.

Ajo tha se vizioni i Presidentit Rugova pėr paqen, lirinė, demokracinė do tė kurorėzohet me pavarėsinė e Kosovės pėr ēka punoi deri nė fund tė jetės z. Rugova. “Do dėshiroja qė nė promovimin e Parkut tė Paqes tė Manēesterit nė Podujevė, tė vini edhe ju dhe qė bashkėrisht ta festojmė edhe pavarėsinė e Kosovės, simbol i sė cilės ėshtė Ibrahim Rugova” tha Daus.


Presidenti Rugova ėshtė “Lajmėtari”qė si profeti solli mesazhin pėr popullin e Kosovės

Ndėrsa skulptori i cili bėri krahėt e engjullit dedikuar Presidentit Rugova, Mike Anitt tha se e ka bėra skulpturėn nė Angli dhe e e ka sjellė nė Kosovė t’ia dhuroj familjes sė z. Ibrahim Rugova dhe popullit tė Kosovės, nė emėr tė MaK dhe popullit anglez.

Majk tha se skulptura e bėrė nga metali paraqet krahėt e engjullit dhe emri “Lajmėtari” lidhet me engjujt. “Mendoj se kjo ishte e pėrshtatshme pėr z. Rugova i cili i solli mesazhin popullit tė Kosovės si profeti”, tha Majk Enit duke treguar kėshtu dashurinė e respektin pėr Kosovėn qė ai dhe anėtarėt tjerė tė organizatės “Ndihma e Manēesterit pėr Kosovėn” kishin dhe kanė gjatė vizitave nė Kosovė.

Enit tha se inspirimin pėr ta bėrė skulpturėn kushtuar dr. Ibrahim Rugovės e ka marrė nga e dashura e tij qė e ka takuar nė Kosovė. “Kur bisedova me tė me telefon ajo ishte duke qarė dhe mė tha: Njė njeri i madh sapo ndėrroi jetė. Dhe unė kam mėsuar shumė pastaj pėr z. Rugova dhe sipas rrėfimit tė dashurės time, dėshirova t’i kushtoj kėta krah engjulli”, deklaroi skulptori anglez Majk Enit duke pohuar se lotėt e mė tė dashurės sė tij janė edhe lotėt e tij, pikėllimi i saj ėshtė edhe pikėllimi i tij dhe prandaj ka dashur ta bashkėndjej dhembjen e pikėllimin pėr njeriun e madh z. Ibrahim Rugova. Ai shpreson se familja e Presidentit dhe qytetarėt e Kosovės do ta mirėpresin veprėn artsitike qė ia ka kushtuar njeriut qė bėri aq shumė pėr vendin e tij.

Pėr fėmijėt e familjes Bogujevci foli ish drejtori i shkollės Lui Harris i cili pėrmendi skulpturėn e Saranda Bogujevcit e cila qėndron nė shkollė nė Manēester. Ndėrsa pėr takimin me Presidentin Rugova nė Podujevė mė 2004 kujtime evokoi me lot nė sy z. Paul Guest i cili tha se gurin qė ia ka dhuruar Presidenti e ka kujtimin mė tė ēmuar nga “profeti” Ibrahim Rugova. Nga emocionet dhe pritja e ngrohtė nė familjen e Presidentit Rugova, Selatin Bogujevci nuk mundi tė flasė dot pėrveē se i falėnderoi familjen e z. Rugova dhe Ministrin Veliu pėr mundėsinė qė ta takojė familjen e Presidentit historik tė Kosovės.

Nė fund tė takimit, zonja Fana Rugova u dhuroi nga njė dhuratė me emblemėn e Presidentit miqėve nga Anglia dhe theksoi se Presidenti Rugova ka ēmuar shumė popullin anglez dhe ndihmėn qė institucionet dhe populli i Mbretėrisė sė Bashkuar ka dhėnė pėr Kosovėn. “Ju falėnderoj edhe pėr kujdesin qė keni treguar pėr familjen Bogujevci dh efėmijėt qė mbijetuan tragjedinė dhe shpresoj tė bėheni njė Edit Durham e re pėr Kosovėn” i tha zonja Rugova zonjės Pam Daus.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė