Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-08-13, 18:06   #125
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

Rekomandime pėr lejimin e bartjes sė simboleve fetare





Qeveria nė Prishtinė ėshtė zotuar se do ta zgjidhė deri nė vjeshtė ēėshtjen e lejimit tė bartjes sė simboleve fetare nė shkolla. Kėtė pėrgjigje thotė tė ketė marrė Amir Ahmeti, qė kryeson Komisionin kėshillėdhėnės pėr ēėshtjet e lirive fetare, pasi i ka dorėzuar kryeministrit Hashim Thaēi raportin preliminar me rekomandime pėr kėtė ēėshtje.

Nė dokument, nė tė cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirė, shihet se tre nga katėr anėtarėt e kėtij komisioni qeveritar, Amir Ahmeti (deputet i pavarur nė Kuvend), Sabri Bajgora (kryeimam i Kosovės), e Habit Hajredini (drejtor i Zyrės pėr Qeverisje tė Mirė tė Drejtat e Njeriut dhe Mundėsi tė Barabarta nė kuadėr tė Zyrės sė kryeministrit), kanė nėnshkruar raportin preliminar. Kurse, zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Petrit Selimi, nuk ka vėnė firmėn e tij nė kėtė raport.

“Po shpresojmė se kryeministri do ta vlerėsojė pozitivisht kėtė raport dhe kėto rekomandime dhe tė fillojė me zbatimin e rekomandimit kryesor tė kėtij raporti qė ėshtė anulimi i pikės 13 tė nenit 4 tė udhėzimit administrativ 06/10 tė MASHT-it”, thotė Ahmeti pėr Radion Evropa e Lirė.

Ahmeti, qė ėshtė edhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, thotė se nuk ėshtė habitur pėrse zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Petrit Selimi, nuk e ka nėnshkruar kėtė dokument, por se habitet pėrse po e mohon ekzistimin e tij.

“Ai ėshtė i interesuar qė kėtė punė ta shtyjė nė pafundėsi dhe mos ta rregulloj kėtė ēėshtje kurrė", shprehet Ahmeti.

Por, version tjetėr ka Petrit Selimi, i cili konsideron se as gjysma e punės qė ka ky komision, nuk ėshtė e mbaruar. Nė njė bisedė me Radion Evropa e Lirė, Selimi nuk e pėrmend ekzistimin apo jo tė kėtij dokumenti, por thotė se “janė bėrė disa analiza tė situatės me liritė fetare nė shtetet e BE-sė” dhe se me kaq nuk mbaron puna.

“Pak po keqkuptohet puna e komisionit! Komisioni nuk ėshtė pėr shami, por pėr liritė fetare, dhe aty pėrthekohen njė mori ēėshtjesh, prej ligjit pėr fe, deri te mėsim-besimi, dialogu ndėrfetar, deri tek agjenda e tolerancės. Njė nga pikat e shumta ėshtė ēėshtja e veshjeve fetare nėpėr ambientet sekulare, si shkollat”, thotė Selimi.

Sipas tij, debati pėr kėtė temė ndoshta ka konotacion mė shumė politik sesa fetar.

“Ndoshta pėr shkak tė zgjedhjeve politike qė zhvillohen nė nėntor, ka akterė tė cilėt nguten me kėtė temė. Po them se ndoshta ka akterė, tė cilėt pėr arsye politike eksploatojnė temėn shumė emocionale tė shamisė nė shkolla. Por, nėse duam punė kualitative, duhet ta parandalojmė dhe tė mos e pėrziejmė politikėn nė ēėshtjen e lirive fetare dhe tė interpretimit fetar”, vlerėson Selimi.

Amir Ahmeti pajtohet se politika i ka fajet, por problemin e sheh ndryshe.

“Kjo problematikė vėrtet ėshtė politike, sepse politika e ka ndaluar tė drejtėn e manifestimit publik tė besimit, pra respektivisht tė vajzave me shamia pėr t’u shkolluar nė shkollė. Ua ka mohuar dhe i ka privuar nga kjo e drejtė! Andaj politika duhet ta rregullojė”, konsideron Ahmeti.

Sipas Ahmetit, pavarėsisht se ēfarė qėndrimi kundėrshtues ka zėvendėsministri Selimi, nė vjeshtė udhėzimi do tė anulohet.

Mirėpo, edhe Petrit Selimi ka shpjegim pėr kėtė gjė.

“Ky shtet, tek e fundit, nė Kushtetutė e ka rrėnjėn, ku thuhet se feja dhe politika janė tė ndara!”, thekson Selimi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė