Rusia nuk pranon Miss Kosova, tėrhiqet edhe Shqipėria
Tiranė, 09.10.2013
Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do tė marrin pjesė nė konkursin Miss Universe 2013, qė zhvillohet kėtė vit nė Moskė.
Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė njė vendim i autoriteteve ruse pėr tė mos lejuar pėrfaqėsuesen e Kosovės tė konkurrojė nė finalen e mė tė bukurave tė Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovėn.
Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili ėshtė edhe fotograf zyrtar i kėtij evenimenti, pas kėsaj ka deklaruar tėrheqjen e menjėhershme edhe tė Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, njofton Panorama.
Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as nė ueb faqen zyrtare tė Miss Universe.
Duhet thėnė se pėrfaqėsuesja e Kosovės, Mirjeta Shala ėshtė njė ndėr mė tė preferuarat nė disa prej forumeve online.
Njė vit mė parė, edicioni i 61-tė i Miss Universe u mbajt mė 19 dhjetor, nė Planet Hollywood Resort and Casino nė Las Vegas dhe Shqipėrinė e ka pėrfaqėsuar Adrola Dushi, ndėrsa Kosovėn Diana Avdiu, e cila arriti tė shkonte deri nė 16 mė tė mirat.