Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:02   #40
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HASAN PASHA
(Princ i Egjiptit)
Ėshtė vėllai i Teufik Pashės i cili ėshtė ende (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) hidiv i Egjiptit dhe ėshtė djali i tretė i ish-hidivit, Ismail Pashės. Pasi i mbaroi studimet nė Egjipt dhe nė Evropė dhe pasi i studioi shkencat ushtarake dhe gjuhėt evropiane, u kthye nė Egjipt dhe hyri tė punojė nė ushtri. Nė luftėn kundėr Abisinisė tregoi trimėri, aftėsi dhe shkathtėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Mori pjesė edhe nė luftėn e fundit kundėr Rusisė si dhe, me ushtrinė egjiptiane, u gjend nė anėt e Varnės, ku tregoi sukses tė madh. Kur u larguan prindėrit e tij nga Egjipti, edhe ky sė bashku me ta shkoi nė Evropė. Pas njė kohe erdhi nė Stamboll. Pėr shkak tė karakterit tė tij tė butė dhe moralit tė shkėlqyeshėm, e kur t'u shtohet kėtyre edhe zgjuarsia dhe njohuritė, tėrhoqi vėmendjen dhe kujdesin e Sulltanit. U bė shumė i dashur te ai, madje e nderoi me gradėn Javer-i Ekrem (gjeneral-agjutant). Meqė arriti njė gradė aq tė lartė, pranoi shumė dekorata si nga shteti Osman ashtu edhe nga shtetet e huaja. Mirėpo, ende pa i mbushur tė 35-tat, nė vitin 1306/1888 vdiq nė Stamboll. Trupin ia dėrguan nė Egjipt. E varrosėn pranė gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė vet
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė