Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:02   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Lufta nė drejtim tė Prizrenit u zhvillua nga 18 (30) shtatori deri mė 22 shtator, gjegjėsisht katėr tetor 1913. Nė ato luftime morėn pjesė rreth 2 000 kryengritės. Tė dy palėt patėn humbje tė konsiderueshme: me qindra tė vrarė e tė plagosur. Ushtria pushtuese serbe u detyrua tė tėrhiqej deri afėr Prizrenit. Nė krye tė kryengritėsve u dalluan, veē tė tjerėve, edhe Ramadan Zaskoci e Qazim Lika. Kryengritėsit shqiptarė shpresuan se do tė ndihmohen mė shumė nga vėllezėrit e tyre nė prapavijė. Sipas shtypit, lėvizje pati edhe nė drejtim tė Tuzit, tė Hotit, tė Grudės dhe tė Gucisė. Kryengritja e vitit 1913, pėr shkak tė pėrmasave tė njė fronti tė gjerė qė kishte, nga shtypi i kohės u quajt edhe Lufta e Tretė Ballkanike.

Pėr rrethanat dhe shkaqet e kryengritjes "Radniēke novine" e datės 29.09.1913 shkruante: "Shkaku kryesor i tė gjitha vėshtirėsive prej tė cilave vuajmė sot dhe prej tė cilave do tė vuajmė shumė nė tė ardhmen qendron nė faktin se kemi hyrė nė tokė tė huaj".

Me rastin e ēlirimit tė Dibrės me rrethinė, ėshtė shkruar njė raport i gjatė prej 44 faqesh nga pėrfaqėsuesi serb, Qirkoviē, ku veē tė tjerash shkruan se me rastin e hyrjes sė kryengritėsve nė Dibėr, organizimi dhe disiplina e tyre ishin pėr lakmi, dhe se kryengritėsit kishin pėrkrahjen e madhe nga populli i Dibrės me rrethinė. Si udhėheqės mė tė njohur tė kėsaj ane pėrmenden: Elez Isufi nga Luznia e Dibrės sė Poshtme, vėllezėrit Kaloshi dhe Dema, Sefedin Pustina, etj. Ndaj tė plagosurve dhe tė zėnėve robėr, kryengritėsit shqiptarė janė sjellė nė mėnyrė humane, konkludonte Qirkoviēi. Nga dokumentacioni i shumtė kuptohet se, kryengritėsit shqiptarė zhvilluan njė luftė, pėr ēlirimin e territoreve tė okupuara, pėr liri e pavarėsi, pse jo edhe pėr ēlirimin e gjysmės tjetėr tė pushtuar nga Serbia e Mali i Zi.

Hyrja dhe ēlirimi i disa qyteteve shqiptare nė Shqipėrinė Lindore nga ana e kryengritėsve, e tronditi qeverinė serbe. U morėn masa tė shpejta nė dėrgimin e ushtrisė prej 20 deri 40 mijė vetash pėr shuarjen e kryengritjes, meqė Serbia shprehu frikė nga zgjerimi i saj nė tė gjitha territoret shqiptare tė pushtuara gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Pėr shkak tė kryengritjes, qeveria serbe i thirri pėrsėri oficerėt qė kishte lėshuar nė pushim dhe ushtarėt e kategorisė sė dytė. Ajo kishte dhėnė urdhėr qė meshkujt nėn moshėn 45-vjeēare tė mos largoheshin jashtė kufijve tė Serbisė.

Kryengritėsit e udhėhequr nga Bajram Curri dhe Isa Boletini zhvilluan luftime tė ashpra me ushtrinė serbe. Pas rreth dy jave luftimesh nė drejtim tė Gjakovės, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqen drejt Malėsisė me humbje tė konsiderueshme, me ē'rast pėsuan sidomos fshatrat dhe popullsia e pafajshme.

Pėr qėllimet gjenocidale tė Serbisė ndaj popullit shqiptar merret vesh nga dokumenti i njė komiti serb, qė i drejtohet vetė kryetarit tė Parlamentit, Andre Nikoliēit, mė 30 nėntor 1913, nė tė cilin veē tė tjerash shkruan: "Kam ardhur nga Shqipėria, ku kam qendruar 7 javė me ēetėn prej 26 vetave. Sa i pėrket mundit nuk kemi kursyer asgjė, por i kemi kryer urdhėrat nė mėnyrė shembullore. Njėkohėsisht po ju informojmė se kudo ku ka kaluar ushtria jonė ėshtė djegur ēdo gjė". Kėshtu, vetėm nė Lumė thuhej se janė pushkatuar e masakruar 700 gra dhe fėmijė. Luma kishte gjithsej rreth dymijė tė vrarė gjatė muajve shtator-tetor. Vrasje dhe masakrime ka pasur edhe nė fshatra e qytete tė tjera shqiptare, si nė: Kėrēovė, Strugė, Gostivar, Ohėr etj. Ndėrsa, pėr Dibrėn me rrethinė dhe Lumėn gjatė shtypjes brutale tė kryengritjes, janė lėnė shėnimet pėr dėmet dhe shkatėrrimet e ēdo fshati nė gazetėn "Liri e Shqipėrisė" dhe "Kalendari Kombiar" nė Sofje mė 1914. Kėshtu, p.sh. qyteti i Dibrės, diku me 18-20 mijė banorė, nė fund tė vitit 1913 kishte mbetur vetėm me 2 000 banorė, por edhe ky numėr i vogėl qė kishte mbetur po vdiste nga uria. Ngjarje tė tmerrshme ndodhėn edhe nė Kėrēovė e rrethinė, nė Krushevė, nė Peshkopi e shumė vende tė tjera. Nga dokumentacioni kuptohet se ato ngjarje ishin vėrtetė tė dhimbshme e tragjike. Andaj, shtypja brutale e kryengritjes e shpejtoi krizėn e tendosur ballkanike e evropiane. Berhtoldi, ministėr i Jashtėm austro-hungarez, mė 1 mė 17 tetor 1913 i dėrgoi qeverisė serbe njė notė verbale nė formė ultimatumi, me anėn e sė cilės kėrkohej qė ushtria serbe brenda tetė ditėsh tė lėshonte territorin e Shqipėrisė. Qeveria e Vjenės mori pėlqimin e Gjermanisė dhe tė Italisė pėr njė hap tė tillė. Parashikoheshin komplikime tė reja midis blloqeve kundėrshtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė